Krahët e tu
Krahët e tu janë vendi ku do të doja të kridhja kokënditën e fundit; ajo nuk është larg, po ngordhin zogjtë e peshqit, yje do t`i shkundë qielli si fiq, do të griset,beronja do të lindë nga frika veten e vdekur, më kotdo të përpiqemi t`i fshihemi Zotit, ai na përgjon kudo.
Sytë e tu janë pasqyra e pasqyrës time, aty shikojpafundësinë, që na tremb e që na bën të kërkojmënjë tjetër të ngjashëm, që friket edhe ai nga vdekja,një tjetër që do të na presë matanë, me të ndajmëkrahët e buzët e fjalët, në të mëkatojmë e ai në ne...





16 Komente

Po ku kishe humbur?!

ti, ndryshe nga Pascoli e Carducci, me duket se me teper se jetes "ultraterrene" i thur lavd jetes tokesore smiley

Kohet e fundit Peshku eshte pushtuar nga vegjelia politike smiley. Per ne, apoli (kalipti)tiket nuk se ka vend.

a priori, zoterokeni ju nje meter per madhesine politike? ndajeni me ne, kini miresine smiley

 Jo, jo, etaloni i metrit eshte ne Savre, me sa dime. "As e vogel, as e madhe" smiley

 

une e njihja savren vetem si vend internimi, tani mesoj qe paska aty edhe thesare te tjera. te kete te beje etaloni, thoni, me riedukimin politik?

 Ndoshta i godasin me etalone te internuarit, ose te internuarit njeri-tjetrin. 

qe te dyja me duken hipoteza te arsyeshme.

po mbas një riedukimi politik a nuk do të qe çdokush nga ne një etalon për gjithfarëlloj puçisti që nuk do të jetë puçist? smiley

 

mos e luaj ujin se te vura nje link tjeter smiley. te internuarit nuk mund te sherbejne me, ata vetem ikin me te katra.

pra ti nuk paskërke besim te riedukimi poltik?? Epo dikush duhet të ndihmojë për ndërtimin e plotë të njeriut të ri sipas parimit të mbështetjes në forcat e veta dhe të ndikojë për edukimin e shtetasve me frymën e respektimit të ligjshmërisë përkatëse. Në mos mjaftoftë një qortim shoqëror do ta riedukojmë nëpërmjet punës, gjithnjë me besim të plotë te sistemi.

Sa për linkun, ekranin po e shoh me bisht të syrit, si Kristoi në pritje të shuplakës së rradhës smiley , ndaj flakuroje edhe një tjetër kur ta gjesh kohën smiley

 U dashka krijuar "nji kopsht krejt i lulzuem" n'toke virtuale, atehere.

Uroj te jeni mire. smiley

gezim qe tejkqyra eshte perseri ketu. vjersha eshte si nje gjerdan i mberthyer, si krahet e vargut te pare, eshte e tere.

ap, duhet edhe nje çike per apokalipsin.

Shkon shume me kafen smiley

Etalonin për të cilin po fjaloseni e kanë tkurrur atome sipërfaqësore e armiqësore, të një grushti fizikanësh që kishin kontakte të drejtpërdrejta me të smiley.  Sot 1 metër është rruga S që bën drita për 1/299,792,458 e sek.. Kështu "etaloni" deri për kataklizëm nuk bëhet as më i vogël, as edhe më i madh.

Poezia ishte një përqafim i ëmbël me temperaturë dhome, që i ngroh edhe poikilotermët smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).