Përmbytjet e Shkodrës dhe zonave, përvec mijëra banesave, bizneseve dhe hektarëve toke  nxorrën jashtë përdorimit automjetet, motorrat dhe qarkullimi tashmë kryehet vetëm me varka falë heqjes së përkohëshme të moratoriumit të skafeve.

Shkodranët të mësuar prej vitesh me makina dhe kamionë mezi po ja marrin dorën timonit dhe rremave. Disa prej tyre shprehen si i ka marrë malli për xhirime gomash dhe ndonjë parkim në trotuar.

Por meqënëse për shumë kohë qarkullimi nëpër Shkodër do të vazhdojë të bëhet me varka, kryeministri Berisha në mbledhjen e fundit të  Këshillit te Ministrave.org urdhëroi që të ngrihet një njësi e vecantë policie e cila do të mbikëqyrë qarkullimin e varkave, komardareve dhe cdo lloj mjeti lundrues.

Njësia e re mori emrin Policia e Qarkullimit Ujor dhe patrullat u pagëzuan me emrin e koduar “Mjellmat”.


Në ceremoninë solemne të organizuar për këtë rast, kryeministri Berisha përshëndeti mjellmat e reja që do të kujdesen për trafikun ujor të Shkodrës.

“Ky është moment historik për forcat e armatosura. Pasi shkatërruam baronët e drogës në tokë, trafikun e kontrabandës në ajër, tashmë erdhi momenti për të realizuar misionin historik siamez edhe në ujë” u shpreh krenar komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura prof.dr.gjeneral-kolonel Sali Berisha.

Efektivët e policisë ujore demostruan pregatitjen e tyre fizike para komandantit i cili i porositi që të mos korruptoheshin por ta kryenin detyrën me nder.

Ministri Lul Basha u premtoi policëve se do ti shpërblente me 50% të vlerës së gjobave që do tu vendosen varkarëve kundravajtës. Në fund u këndua himni i “Mjellmave”.

“Mjellma... ju jeni shqiponjat e ujit” u deklaroi Berisha ujorëve në momentin që ata u nisën drejt Shkodrës.

2 Komente

Kjo tallje b@the eshte mjerisht e rende.....

Per mendimin time Shkodranet kane vdek me kohe qe i lejojne keta kriminela te tallen me gjakun dhe djersen e tyre...... Kush i pret ngushellimet per Shkodranet, di njeri te thote....?  Ndoshat Mati i Ri....?

talebanet e Salistanit jane fshehur neper vrima dhe po mallkojne zotin dhe Ramen per permbytjet....Eshte per te ardhur keq po Shkodra po vuan mekatet e njepasnjeshme te kesaj "bande primitive" qe drejton vendin

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).