Kriza Greke dhe Tre Mësime

Saimir Sinanaj
Asnjëherë një krizë e një vendi nuk ka qenë objekt kaq i gjallë diskutimesh botërore se sa kriza greke. Çdo krah politik, ekonomik, ideologjik gjeti rastin për të shprehur pikëpamjet e veta mbi kapitalizmin si rend, sistemin finanaciar, globalizmin, Bashkimin Evropian, euron dhe monedhat vendase, Wall Street, valën kineze të eksporteve, NATO-n, Rusinë, botën arabe, hebrenjtë, emigrantët etj. Një pjesë e mediave perëndimore e trajtuan shumë herë krizën greke si një krizë të Evropës Jugore. Disa thjesht u mjaftuan duke i gjetur rrënjët e kësaj krize në mentalitetin ballkanik.

Në fakt, duhet pranuar se asnjë nga këto diskutime nuk ishte jashtë teme. Për shembull sot pranohet përfundimisht pothuajse nga të gjithë se liberalizimi, inisiativa private dhe ligjet e tregut janë të domosdoshme, por jo të mjaftueshme për të siguruar zhvillimin ekonomik dhe paqen sociale. Në vija të trasha ekzistenca e krizave provon padyshim faktin se thelbi i kapitalizmit ka nevojë  herë pas here për korrigjime të kujdesshme, joradikale.
Një  hollësi e tillë plot kuptim do të ishte rishikimi i politikës të shpërndarjes së bonuseve qindra milionëshe të golden boys të financave (shih Goldman Sachs, Lehman Brothers dhe Royal Bank of Scotland). Ndërsa një korrigjim më thelbësor do të ishte krijimi i mekanizmave dhe kuadreve ligjore që dobësojnë monopolet dhe sigurojnë ambiente të shëndetshme të konkurrencës në kuadrin e tregut të lirë.

Kriza greke e gjeti në mënyrë të pajustifikueshme Evropën të papërgatitur. Hezitimi gjerman për të mbështetur një vënd të zonës së euros ishte fatal. Gjermania në fakt, duke dashur të ndëshkonte Greqinë që kaq kohë mashtronte Evropën me statistika të rreme, ndëshkoi gjithë Evropën (shumë analistë panë pas vonesës gjermane, dëshirën e saj për dobësim të euros, gjë që solli shtimin e eksporteve gjermane). Për më tepër, orgjia e spekulantëve në kurriz të bonove greke është pa pararendës.

Deficiti buxhetar aktual i Greqisë është rreth 13% e prodhimit kombëtar bruto. Borxhi  i   Greqisë është rreth 130% e prodhimit kombëtar bruto, ose në shifrën absolute rreth 330 miliardë euro. Së bashku me borxhin e brendshëm të qeverisë greke detyrimet ndaj kreditorëve shkojnë rreth 400 miliardë euro.

Në rast se kësaj shume i shtohen edhe deficitet e Arkave te Sigurimeve Shoqërore (IKA, TEBE etj) që është i rendit të 450 miliardë euro si edhe 280 miliardë euro që familjet dhe ndërmarrjet greke i kanë borxh bankave, shuma totale është vërtet astronomike: 1.200 000 000 000 euro. Që të mos lodheni i kam numëruar unë zerot: janë një biliard e dyqind miliardë euro!!!

Por Greqia shqetësohet vetëm për pjesën e parë të borxhit: rreth 400 miliardë euro. Të ardhurat buxhetore të Greqisë për vitin 2010 do të jenë sipas një skenari optimist rreth 60 miliardë euro. Nga këto rreth 40 miliardë euro shkojnë për pagesat e interesave të borxhit të  jashtëm: 20 miliardë mbeten për të mbuluar nevojat e sektorit publik (rroga, pensione, shpenzime operative, kompensime etj,etj). Në fakt, nevojat janë më të mëdhaja se sa kjo shifër. Kështu që shteti qoftë edhe për të blerë një karrige zyre duhet të marrë borxh. Kuptohet që ka vetëm nje rrugë: të pakësojë shpenzimet në mënyrë drastike. Që do të thotë kryesisht ulje të rrogave dhe të pensioneve, pakësim të numrit të të punësuarëve në sektorin publik. Për më tej kjo do të sjellë, përveç trazirave dhe shpërthimeve shoqërore, rritje të papunësisë, dobësim të forcës blerëse, venitje të tregut çka do të sjellë pashmangshëm rënien e të ardhurave shtetërore nga taksat direkte dhe indirekte, pra do të lindë vetvetiu nevojën për borxhe të reja. Duke marrë borxh nga bankat vëndase (të huajat ose nuk japin,ose japin me interesa astronomike) shteti u heq mundësinë këtyre të fundit të qarkullojnë para në treg nëpërmjet kredive. Krijohet kështu njëfarëlloj cikli i mbyllur, një vorbull thithëse që e tërheq anijen-ekonomike të vendit drejt mbytjes, drejt shkatërimit të plotë.

Për fat të mirë, Greqia nuk është e vetme në këtë Golgotha. Një koordinim i Mekanizmit Evropian të Mbështetjes dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar i kanë rritur ndjeshmërisht shanset e Greqisë  hëpërhë për të mos falimentuar dhe në një fazë të mëvonshmë të mbushur plot sakrifica dhe përpjekje për të dalë nga vorbulla e verbër e krizës.
Por ajo që na intereson ne  shqiptarëve janë mësimet që dalin nga kriza greke. Vërtet si arriti ky vend i vogël të krijoje një borxh kaq të madh? Si i bindi partnerët evropiane se ishte aleat i besueshëm ekonomik? Si i bindi bankat e huaja t’i jepnin aq shumë borxhe saqë sot falimentimi i Greqisë mund të sjellë falimentimin e sistemit bankar të BE dhe të vetë të monedhës së përbashkët? Për të ilustruar korrupsionin total në të cilën ishte përfshirë qeveria dhe shoqëria greke do të sjell shkurtazi dy shëmbuj:

OSE është ndërrmarrja shtetërore e hekurudhave në Greqi. Në vitin 1997 OSE bleu nga Siemens 9 lokomotiva elektrike per 37 milionë euro. Gjithë porosia e OSE ndaj firmës gjermane ishte për 26 lokomotiva elektrike kundrejt 100 milionë euro. Të 9 lokomotivat e para u ndryshken në stacionet hekurudhore të Greqisë për arsyen e thjeshtë se Greqia në atë kohë kishte vetëm 60 km rrjet hekurudhor elektrik. Sipas vetë planit të OSE rrjeti elektrik hekurudhor do të ishte gati jo më parë se sa viti 2006. Në fakt edhe sot e kësaj dite rrjeti elektrik nuk është gati akoma. Por përveç 100 milionëve për lokomotiva Greqia nënshkroi një kontratë 300 milonëshe për vagonat elekrikë që do të tërhiqeshin nga trenat elektrikë në një rrjet elektrik hekurudhor që NUK EKZISTONTE! Kulmi është se ndërkohë Greqia blinte ose merrte me qera lokomomtiva me naftë nga Bullgaria për të shërbyer programin e udhëtimeve!

Drejtësia gjermane zbuloi se për të fituar këtë kontratë me OSE kolosi gjerman Siemens dha rryshfete prej 9 milionësh euro. Vetë ministri i atëhershëm i komunikacioneve Tasos Mandelis pranoi së fundi se kishte marrë një ndihmë elektorale prej 200.000 eurosh nga firma gjermane. Por për fat të keq korrupsioni në Greqi nuk ishte vetëm problem i pushtetit. Le të shohim rastin e dytë:

Një nga politikat e brendshme të B.E. konsistonte në dhënien e kompensimeve për profesione dhe produkte të caktuara. Ideja ishte të mos zbrazeshin nga bujqit zonat e varfra rurale të B.E dhe njëkohësisht të mos zhdukeshin nga tregu evropian disa prodhime rajonale. Greqia është vendi më i varfër i B.E. (para valës “lindore” të antarësimeve) dhe ekonomia e saj mbështetet në tre kolona: turizmin, bujqësinë dhe blegtorinë. Duke qënë skaji më jugor i B.E kishte fatin që disa nga produktet e saj si p.sh. vaji i ullirit, agrumet, djathrat (kryesisht feta), perimet e Kretës, pambuku, duhani etj. të ishin të kërkuara në Evropë. Procedura e krijuar nga autoritetet greke linte hapësira të mëdhaja për deklarime të rreme sipërfaqesh të kultivuara, aty ku kompensimi bëhej në bazë të siperfaqes, për rendimente të pabesueshme kur kompensimi bëhej në bazë të peshës, për mijra kokë dele dhe për miliona rrënjë ullinj kur kompensimi bëhej në bazë të numrit të njësive prodhuese.

Kjo solli si rezultat raste si ai i disa bujqve grekë të Viotisë që për pambukun e “kultivuar”  në faqe mali(!!!) morën brenda një viti si kompensim shumën e 200.000 eurove. Në Kretë për të deklaruar sa më shumë kokë dele blegtorët i huanin tufat njëri –tjetrit ditën e deklarimit ose në rastin e një kontrolli të mundshëm.

Deklarata më domethënëse është ajo e një zyrtari evropian mbas një kontrolli të shifrave që kishin deklaruar bujqit e rajonit te Trikalës në fushën thesalike: “Me sa duket Thesalia është fushë me kate, sepse sipërfaqja e “kultivuar” është më e madhe se hapësira gjeografike!”. Anekdotë apo jo kjo thënie konturon në mënyrën më lakonike përmasat e gostisë që ishte shtruar me fondet evropiane. Për një periudhë të gjatë kohe kompesimet evropiane përbënin gati gjysmën e të ardhurave të një familje bujqësore në Greqi. Por në vend që këto para të bëhëshin traktorë u bënë BMW dhe JEEP-a.

Shkurt, në një studim të Bankës Botërore Greqia ndan vëndin e 27 (në 27 vende te B.E.) së bashku me Rumaninë e Bullgarinë në listën e zezë të korrupsionit, vendin e 56 në 179 vende të botës.Korrupsioni I kushton Greqisë rreth 20 miliardë euro në vit,ose 1/3 e të ardhurave të shtetit.

Prandaj, zëvendës kryetari i qeverisë greke, para pak kohësh u deklaroi sindikatave që protestonin për masat e reja fiskale dhe për uljet e rrogave: “Paratë e Evropës nuk i hëngrën vetëm politikanët: i hëngrëm të gjithë bashkë!”.

Ja pra, mësimi i parë: një shoqëri e korruptuar pashmangshmërisht bie gjithnjë në marrëveshje me një qeveri të korruptuar. Kjo simbiozë është armiku më i madh i përparimit shoqëror dhe kombëtar!

Grekët janë vendi me evazionin më të lartë fiskal në Evropë. Vlerësohet se evazioni fiskal në Greqi është të paktën 15 miliardë euro, që do të thotë se gati gjysma e interesave të borxhit të jashtëm mund të paguhen nga mbledhja efikase e taksave. Në Greqi ka pronarë restorantesh me vila, pishina, skafe që deklarojnë më pak se 12.000 euro në vit që është kufiri i mospagimit të taksave për rrogëtarë dhë pensionistë. Komik ishte rasti një pronari restorant-kafe ne Selanik, i cili kishte tre shtëpi, nga të cilat dy me pishina, katër makina, nje skaf turistik 6 metra, dhe deklaronte të ardhura në Zyrën e Taksave vetëm 10 000 euro në vit dhe nga ky fakt i lindte e drejta që të merrte si asistencë sociale si “nën nivelin zyrtar të varfërisë” (meqe gruaja dhe fëmijët nuk punonin)!

Një dentist-kirurg me klinikë në qendër të Athinës, në një  zonë që banohet  kryesisht nga high society, lëshoi gjatë vitit tatimor 2009 fatura shërbimesh mjekësorë vetëm 300 euro, një tjetër 640 euro, kurse një klinikë dermatologjike deklaroi xhiro gjatë gjithë vitit vetëm 1002,58 euro.

Dhe së fundi, në 20 maj të 2010 zoti Gjeorgakopulos, Sekretar i  Ministrisë së Ekonomisë deklaroi: 130 punonjës të Zyrave të Tatimeve në Athinë nuk plotësojnë fare deklaratat tatimore!!! Këtu hyn në punë ajo historia e stërthënë e ujkut dhe e gjerdanit prej mëlçie.

Fridrih Shnaider, profesor i Universitetit Johannes Kepler të Austrisë e llogariti volumin e “ekonomisë së zezë” të Greqisë për vitin 2009  rreth 25% të prodhimit kombëtar bruto. Kjo do të thotë se gati 65 miliardë euro që qarkulluan në ekonominë greke nuk u tatuan nga organet tatimore. Kampionë të paraekonomisë në Greqi janë bizneset turistike.

Mësimi i dytë: kush vjedh shtetin, vjedh veten!

Familjet greke dhe bizneset i kanë borxh bankave greke gati rreth 280 miliardë euro. Shuma është e madhe por problemi kryesor është struktura e borxhit: pjesa më e madhe e tij është borxh konsumi, d.m.th para të cilët nuk janë kthyer në pasuri. Modeli i një jete të lehtë dhe pa kokëçarje u bë në njëzet vjetët e fundit modeli mbizotërues në shoqërinë greke. Të gjithë mund t’i blenin të gjitha!

Shumë borxhe që u morën për të mbështetur bizneset e vogla, shumë nga fondet kombëtare dhe evropiane të zhvillimit në vend që të përdoreshin për modernizim e konkurrencë u bënë rrush (makina e pushime në hotele të shtrenjta) e kumbulla (skafe dhe shtëpi buzë detit).

Këtu del edhe mësimi i tretë që e dimë të gjithë, por që na pëlqen t’a harrojmë: shtriji këmbët aq sa ke jorganin!

Grekët e futën atdheun e tyre në një situatë të rrezikshme. Për sovranitetin dhe paqen sociale të vendit. Modeli  i tyre i zhvillimit duhet shmangur me çdo kusht, kurse mësimet që dalin nga kriza greke,në pritje të këtij dimri të frikshëm, duhen bërë pjesë e materialit tonë gjenetik, si ballkanas.

63 Komente

Bukur. Faktet qe artikull-shkruesi sjell, jane vertet interesante. Une nuk e di, me kete gjendje qe eshte krijuar atje, nje emigrant a ka te drejte qe parate e tija te kursyera atje, ti terheqi apo depozitoje ne nje banke jo greke. Di gje njeri per kete problem.

per krizen Greke jane publikuar shume artikuj ketu te PPU. gjithfare tipash (te ashtuquajtur ekonomiste apo analiste), na kane çare veshet per dhe rreth krizes Greke, me artikuj qe ne vend te na sqaronin, me shume krijonin konfuzion.

ky artikull ''Kriza Greke dhe tre mesime'', eshte i vetmi , (per mendimin tim),qe ne menyre te thjeshte dhe te argumentuar, me shembuj te  qarte, na sqaron permasat e verteta te krizes Greke . kesisoj e ben kete lehtesisht te kuptueshme per te gjithe.

i lumte autorit Saimir Sinanaj. 5*****

bravo greqia....

Sa pa ndodhur ndnj ndryshim revolucionar ne strukturimin e dynjase, fati i vendeve Ballkanike eshte rumpalla. Dhe greket, duke e patur pragmatizmin te dhene gjenetike, e kuptuan se nuk beheshin dot as prodhues, as ndertues, as ushtare, madje as tregetare te mire. Gjeten vende qe i mbajten me borxhe per arsye politike, dhe "qejf o qejf o qerrata", mish, uzaqi me ligo nero, etj.

Sinqerisht eshte model shume i bukur ekonomik. 

Te kish patur shqiperia lider me kete vizion, do ua kishim falur korrupsionin.

Keta ideologet e Saktivistes ja fusin pordhes. Ne 12/12/2012 do behet hataja, ata i qajne hallet greqise per borxhet.

http://www.youtube.com/watch?v=3YJN3Y4N6ik

me kete rast gjej rastin t'i pershendes qirje palikaret

kaloresit i varen kembet dhe ne i qajme hallin.Ata  ne 180 vjet shtet kete pune kane bere ,shit histori te lashte [me se shumti te vjedhur ]dhe ha me ato paret e evropes  ,u fusin dhe ndonje te share ne fund dhe cdo gje ne rregull.Ata i kane shpenzimet ushtarake njesoj me B.E MADHE dhe per kete s'thote gje njeri. Po keta merhumet tane qe ngelen duke u lepire si s'marrin ndonje kacidhe nga evropa xhanem".200000 marka per ate ministrin grek  the ,po qenka i mbaruar ai se ky joni beri 1.8 milione per 1 vit.Ca standarte i kemi kapur dhe ne,,,

propozoj te studiohet seriozisht impulsi i atyre qe s'kane gje per te thene, po kembengulin fort ta thone me arrogance.

po t'a krahasojme situaten me nje tablo, i bie qe me studim te elementeve me mikroskop dhe analiza kimike, kupton shume gjera, por pamja e vertete eshte ajo c'shikon nga larg, dhe me veshtrim gjithperfshires. Ajo qe duket nga shperberja e ekonomise greke eshte ironia e fatit te manekinit qe e kane veshur me firmato, dhe pas realizimit te objektivave te dyqanit, i kerkojne te paguaje ato qe veshi. Perpiqu qe kur nuk e kupton dicka, te kuptosh qe thjesht s'e kuptove, dhe mos pretendo se ajo qe s'kupton te mos kete kuptim. Shpresoj se me kuptove!

Te kuptova bir te kuptova qe ne fillim. Duket dielli...

 Jeni te lutur te mos shani...nga .... memat..  asnje grek! Vete greket, ja u kane bere memat gjithe grekeve, sa nuk ka me ku te veje.Por......

 Mos harroni nje proverb te vjeter qe thote:

...."Po degjove te qara tek komshiu, prite uleurimin  ...ne shetpine tende...!"

Tek neve  ka nisur ulurima, sipas vesheve te mi.

...."Po degjove te qara tek komshiu, prite ulerimin  ...ne shtepine tende...!"

Saktë!

Si individ greket jane te gjithe kumarxhinje. Dhe shtetin ashtu e kane. Kur luan kumarin e shet edhe shtepine. E c'fare pritej ti ngjante tjeter nga nje komb i degjenueruar si ata. Kane tall bythen me BE -ne  qe kaq kohe. E shijoj ta shoh sikur edhe te fundosej thelle nen toke. Ndersa per keta mafiozet tane ne pushtet, edhe miqsia e kryministrit tone ish komunist nuk po u ben pune me as me kinen. Kaq te kalbur jane. Kryeministri kinez(i nje vendi te ngushte me Shqiperine)do bej ture pompoze kudo, por po e anashkalon me injorim Shqiperine.

 Krize eshte nje ulje e perkohshme e rritjes ekonomike. Situata greke nuk meriton as te quhet krize, eshte kolaps strukturor, eshte shume me rende.

Gjermania në fakt, duke dashur të ndëshkonte Greqinë që kaq kohë mashtronte Evropën me statistika të rreme, ndëshkoi gjithë Evropën (shumë analistë panë pas vonesës gjermane, dëshirën e saj për dobësim të euros, gjë që solli shtimin e eksporteve gjermane).

Mos mi shaj gjermanet duke thene qe bumi i eksporteve te lokomotives europiane eshte thjesht rezultat i dobesimit te euros. Gjermani ka investuar me vite ne teknologjia te reja te novacionit, ne formim personeli dhe kulture pune, produktiviteti i punetorit gjerman eshte nder me te lartit ne bote. Nuk eshte vetem Euro i dobet arsyeja pse gjermani eksporton aq shume. 

shume sakt. Para disa viteve, ministri kinez i ekonomise, deklaroi se Kina aktualisht ne industrine automobilistike, ka inxhiniere me te mire se kushdo, teknologji shume te mire dhe po ndoqi modelin gjerman te kualifikimit te krahut te mesem te punes, ne 2020, do te jete lider boteror ne kete fushe.

 Pa pike dyshimi!Gjermanet,kulturenedhe teknologjine e te cileve une personalisht e adhuroj,nuk presin te dobesohet euroja qe te eksportojne....Thjesht ishte nje nga parametrat e reagimit gjerman qe ne ate kohe per arsye te krizes boterore dhe te kembenguljes kineze per te ruajtur monedhen e tyre ne nivele te ulta nuk do te vinte kujen po te "binte" euroja.

Shkrim shume i mire.

Fatkeqesisht per ne, rumpalla greke eshte nje tjeter "garanci" per vazhdimin e rrumpalles shqiptare.

Shqiperia vertete do kete nje ndikim te lehte  nga ekonomia Greke por ky ndikim do balancohet plotesisht nga gjallerimi  i ekonomise Turke (6% rritje ,te dytin ne bote pas Kines) me te cilen ne kryejme rreth 40% te shkembimeve tregetare.


New York Times

 

For decades, Turkey has been told it was not ready to join the European Union — that it was too backward economically to qualify for membership in the now 27-nation club.

That argument may no longer hold.

Today, Turkey is a fast-rising economic power, with a core of internationally competitive companies turning the youthful nation into an entrepreneurial hub, tapping cash-rich export markets in Russia and the Middle East while attracting billions of investment dollars in return.

For many in aging and debt-weary Europe, which will be lucky to eke out a little more than 1 percent growth this year, Turkey’s economic renaissance — last week it reported a stunning 11.4 percent expansion for the first quarter, second only to China — poses a completely new question: who needs the other one more — Europe or Turkey?

 

 Kush ja ka nevojen njera tjetres Europa apo Turqia ???

Ditëve të fundit, ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian zhvilluan një takim me homologun turk Ahmet Davutoğlu. Qëllimi i këtij takimi ishte gjetja e mundësive për të ndarë qëndrime të përbashkëta me politikën e jashtme turke. Ministri i jashtëm finlandez foli pa qime në gjuhë dhe nuk u përpoq aspak të fshihte synimin e këtij takimi: “Politika e jashtme e vendeve anëtare të BE-së, në grup apo individuale, nuk ka qenë ‘efikase’ me politikën e jashtme turke, krahasuar me efikasitetin që ka treguar Turqia nga ana e saj. Turqia sot është një nga vendet që ngjall më shumë interes në botë, kur bëhet fjalë për politikën e jashtme”.

 Nga Instat, http://instat.gov.al/ Turqia ze vetem 4,8% te eksporteve

TREGTIA E JASHTME GUSHT 2010   

Eksporti - Export Periudha 01÷08-10 (mln lek&eumlsmiley                                                      

 

105.313  Total 72.864   EU countries 1.483   Austria 212   Great Britain 2.897   Germany 5.809   Greece 52.705   Italy 3.461   Spain 6.297  Others of EU 6.361   China 6.390   Kosovo 159   Croatia 1.694   Macedonia 5 Russia 1.479   USA 5.045   Turkey 0 Ukraine 6.464   Switzerland 4.852  

Others

 

 

Pergezimet e mia autorit!

ps. Pse nuk ka me shume autore/shkrime te tilla?

1- mësimi i parë: një shoqëri e korruptuar pashmangshmërisht bie gjithnjë në marrëveshje me një qeveri të korruptuar.

2- Mësimi i dytë: kush vjedh shtetin, vjedh veten!

3- mësimi i tretë ........ : shtriji këmbët aq sa ke jorganin!

-----------------------------------------------------------------

Nuk e di  pse, por po me duket vetja me i mençur tani, pasi 3 mesimeve te plakut fjale e grosh i shtova keto 3 dhe mendoj se u kompletova se 6 eshte numer mistik.

Cer o ky 'biliardi'? Bilardo? Gjeni flalet e sakta per keto shifra e masanej shkruni!

Që të mos lodheni i kam numëruar unë zerot: janë një biliard e dyqind miliardë euro!!!

Mesimet jane gjysmake perderisa nuk i referohen historise financiare te Greqise. Ne shek e 19te Greqia 'default'-i 4 here (Spanja 8 here). Ne rast se i ngrefet te beje 'default' prap i bie te jete default-i me i madh ne histori: me i madh se ai Rusise dhe Argjentines (keto 20 vjetet e fundit flas) se bashku.

Mesimi qe duhet nxjerre eshte interesant: Greqise i bie me mire te beje 'default' kete here, te braktise Eurozonen e te ringjalle Dhramine duke bertitutur 'Dhramia Anesti'. A do e beje kete? Leksioni i vertete mund te nxirret vetem pas ketij evenimenti potencial.

 Rrofsh per korrigjimin!Vertet si europiane qe jemi fjala e sakte eshte "bilion"!

Saimir, (meqense shoh qe qenke ''online te peshku'') te pergezoj edhe njehere per shkrimin.te lumte!!

lexova qe kryeminstri kinez kishte qene per vizite ne Athine. kishte premtuar qe Kina do ta ndihmonte Greqine. per cfare ndihme behet fjale?

faleminderit paraprakisht....

 Rrofsh!Ne momentin kur Greqia do te dale perseri ne tregun financiar per te kerkuar borxh....Kina do te bleje disa nga bonot greke me interes te ulet.Per momentin kinezi buzeqeshi dhe u tregoi FMN dhe BE!

domethene, kesaj i thone humor.....kinez.smiley

 Jo kesaj i thone : 中国人民万岁 smiley

Jo si ai kopetenti, Vasil Ruci, qe tha do shkojme ne luajme ne Greqi nese do na diskriminojne ne Shqiperi. smiley

E di qe kopetenti eshte tranier i Himares ? smiley

溫家寶在與同胞頂端.smiley

e shkruajta ne kinezcen tradicionale.  e zoteroj me mire kete variant.smiley

e mora vesh,e mora. po ishte me shume nje  thirje emocionale. i kishin keqtrajtuar ne Permet degjova.  kishte kerkuar menjehere falje publike , ama. (mea culpa, tha per Pjer Thomas kjo).smiley

Kothe mos ma shaj kopetentin.smiley

 

Ne momentin kur Greqia do te dale perseri ne tregun financiar per te kerkuar borxh....Kina do te bleje disa nga bonot greke me interes te ulet

Mos kini gajle se po ja u blen bonot ai fondi i pensioneve norvegjez. Ketej nga anet tona po habiten te gjithe me stomakun e forte qe paskan.

Cer o .... masanej...shkruni....ngrefet!Dhe te beri pershtypje "biliardi"?!

The Balkans: Nationalism, War & the Great Powers, 1804-1999

Misha Glenny

When the Imperial authority (Ottoman Empire) begins it slow decline in the seventeenth century, the Porte granted ever greater policing powers to local notables. In Bulgaria and Rumelia, lawlessness seriously damaged transportation and communication. To combat the problem, Istanbul established the office of the armatalos among the Empire’s Christian subjects. The armatalos were recruited from local brigand groups and persuaded the exchange of  their criminal activity for legal role in the Ottoman state. They received money for guarding the roads and policed number of villages which would also pay the armatalos protection money. This encouraged a complex and corrupt network of patronage. Combine with the exactions of primates; this laid the foundations for a clientelist system that has plagued Greek society for most of its modern history.-------------------------------------------------------------------  Me pak fjale ajo qe Pashai Turk i tha Ismail Bej Vlores500 vjet nuk behen hasha Ismail Bej Pas do te na keni tere jeten Vec kete radhe per greqine jo Shqiperine.Ne fakt duhet thene per tere Ballkanin smiley

Kjo krize qe Greqia po kalon ka shume gjasa ta shkepuse ate teresisht nga tradita Osmane (qe ne fakt eshte Greke se Osmanet klientelizmin e mesuan prej Grekeve). Nga ky aspekt eshte mire qe po leqendiset Republika "Helenike" ne kete fare feje. Kur te marre veten do jete 'leaner, meaner'. Nderkohe, ne Shqiperi gjerat do kene marre rrokupujen me keq, dhe veshtire ti shkeputen orbites osmane (me sa tregojne bathet)

Leaner do behet me pahir haledha po meaner s'e shof te behet ndonjehere...

 Nderkohe, ne Shqiperi gjerat do kene marre rrokupujen me keq, dhe veshtire ti shkeputen orbites osmane (me sa tregojne bathet)

 

Me dhimbje vella me dhimbje smiley

Vec ku dihet "god works in mysterious ways" smiley

Një artikull shumë i mirë. Përgëzime autorit.

Analizë e esëllt, shkruar qartë e me humor edhe për dummies që nuk marrin vesh shumë nga ekonomia, si puna ime.

Artikull i mire. Mesime te vlefshme.

Une po e plotesoj me disa te tjera:

4. Jo cdo gje qe shkelqen eshte ar. Nqs nje bari me 10 dele ne Greqi ka 2 shtepi dhe nje Toyota, ka dicka qe nuk shkon me ate ekonomi. Edhe nje punonjes hekurudhe qe fiton mesatarisht 65,000 EUR ne vit...hmm! Nqs keto gjera fillojne te shfaqen tek ne, atehere seriozisht duhen bere ndryshime.

5. Ne fakt kjo mund te jete vazhdim i Mesimit nr.2: Kush vjedh shtetin, vjedh veten. E shkruar ndryshe "No free luch in capitalism". Nqs paret e shtetit shkojne per te plotesuar tekat e nje individi apo grupi, ato borxhe do i paguajne te tjeret

6. E keqja eshte ngjitese, prandaj virusi grek duhet izoluar. Ne ate rrumpallhane me emrin Greqi, te paguash taksa eshte budallallek. Mesimi: jo thjesht paguaj taksat e tua, po kur sheh qe tjetri nuk e ben kete, bej cmos per ta rrasur ne burg te thelle. Ne nje vend ku ligji perbuzet, rruga per ne gremine eshte e asfaltuar - "Evil will prevail when good men and women do nothing".

Artikull i mire. Mesime te vlefshme.

dhe keto pa citu Platonin, Hegelin, Keynesin, as nje mik te huaj qe habitet or-e-cast per gjerat (kush do quhej ne fakt mik i huaj ne greqi?)... dhe sidomos, ilaqim, pa citu nje lakan, lakan e qujn; s'di si kemi pas bo me pare pa e citu ket sidomos.

 

ke permend nje tufe me emra qe turp ti vije atij qe i citon... smiley

eee, ti mire e ke, po s'qe aty muhabeti. Sa me i dobet ndihet nje autor, aq me te forta i kerkon referencat e shkrujtme! smiley

 

hmm, po ndoshta nuk eshte kaq aksiomatike marredhenia. Ka disa arsye per te cilat njerezit citojne, dhe jo te gjithe jane kaq sharlatane.

Dhe lakanin te pakten, nuk besoj se do e citonte ndonje autor i dobet, se minimalisht do duhej ta njihte, e qe ta njihte do duhej te kish lexuar nje barre libra (sqaroj qe sot te kesh lexuar 20 libra pasi ke mbaruar shkollen te fut ne top 5 % te njerezimit. E kam llafin per lexim, jo numerim faqesh).

Megjithate, ia vlen te meditohet mbi kete temen e citimeve, ashtu si dhe mbi paragjykimet e gjykimet mbi autoret e mbi lexuesit...

Sol, ka nje armate kerkuesish qe shkruajne periodiket perkates sipas rregullash strikte te organit botues qe kalojne deri ne imtesira dhe scrutiny te bezdisura duke u dhene artikujve nje fare stampe te kontrollit teknologjik gati te verber - s'po flas fare per ferrin e peers. Une e di qe kjo eshte e domosdosme per te ruajtur cilesine, por e ka shnderruar gjithe industrine botuese sidomos ne shkencat teknike ne nje gje aq po aq te merzitshme sa s'te behet te kapesh periodik me dore. Nuk ke idene se c'krijesa lindin, sidomos pas krijimit te nje shablloni artikullprodhues qe u pershtatet dhe kalon karvan deveshe permes vrimave te gjelperave te kontrolloreve, se si idera te perseritura c'prej 15 vjetesh nga i njejti autor riqarkullohen si te ishin plehra (no pun intended smiley ) - kupton, te lodh pesha me nje llaf, dhe te gjithe keta artikuj kane te varur neper trup si hallka tunxhi ato citimet qe perfundojne cdo fjali te shkrete sa te vjen te ulerish mjaft me te tjere, ku po vjen pjesa jote, o autor ziu... Kam pas nje shok te zotin, polak, PhD, psh, ne fushe te metaleve te renda neambjent qe i beri naften, mu mblodh ne gryke tha, nuk botoj dot me - ishte i suksesshem e - u be financier boti, ja OK tani tha. Ke professorer qe se bashku me studentet e tyre, nayrisht kane nje liste artikujsh te botuar prej te themi 350 copesh, o sol! Shkence kjo e? Ca do thuash ne 350 artikuj, te kam rixha.

Nejse, se devijova shume nga tema, i kerkoj ndjese te zotit, por besoj ta dhashe sadopak ate aniciren time te perceptuar mbi keto manite e citimeve qe dikur mbysin zerin origjinal te atij qe po flet. Duhet te qemtosh shume te te kapi dora dicka me vlere, ku bota shihet vertet me syte a atij qe shkruan. Kjo eshte edhe pasoje e masivizimit te muhabetit, ku gjithfare emrash qe kane nje stipendium, komputer, biblioteke universiteti dhe laborator, e ia kercasin vardha... Tani kuptohet ka nje stock me te themi 5-10 autore per fushe qe s'para te zhgenjejne, po si tha Kadriu*, te merziten edhe ata gjithnje laj-thaj...

* kjo eshte TM e PF-se, kshu s'mun e tregoj... smiley

I dashur em, sic e sheh dhe ti citove PF-ne smiley

 

Tani, duhet bere nje ndarje e narratives matematike nga narrativa filozofike (bashke me deget e nendeget, rrenjet e nenrrenjet e tyre).

Mbikqyrja akademike (peer reviewing i thone), kur flasim per shkencat (pozitive), nuk ka te beje me citimet e perdorura, por me vlefshmerine e argumentit apo tezes. Pra kontrollohet nese a) ka nje logjike funksionale

b) ka ndershmeri (pra nuk ka plagj.)

c) ka dicka te re.

Ne kete rast citimet jane vetem funksionale, dhe nese jane te demshme, te panevojshme etj, ulin pike.

Ndersa ne rastin e narratives analitike citimet kane tjeter funksion (kur nuk kemi te bejme me sharlatane).

a) Arsye te ekonomizimit te kohes dhe hapesires. Ne rast se une i referohem, fjala vjen, teorise se infinitit (universalitetit) te mundshem e te arritshem Badiouian, nuk kam pse ta nis qe nga matematicienet e shekullit te XIX. Pra referoj autorin qe ka sjelle tek une nocionin, i cili vete e ka rrahur gjere e gjate. Kush ka me teper interes shkon te libri, dhe gjen me shume.

b) Arsye te ndershmerise. Une nuk mund te parafrazoj, apo te perdor figuren (shembullin, parabolen) e dikujt tjeter e ta mbaj per vete, fjala vjen te them "Sic po mendoja dje, s'behesh dot profet ne Galile".

c) Arsye te identifikimit. Duke cituar nje autor apo nje tjeter i jep lexuesit te kuptoje pak me teper mbi ate se cili je, nga c'vend (mendor, konjitiv) vjen, c'formim ke e c'bindje.

Ndersa sharlatanet e perdorin citimin me kapercime e me rreshkitje logjike, po keto ne pergjithesi jane te lexueshme e te kuptueshme aty per aty.

a) e perdorin per te shtuar autoritet mendimit (a per t'ia hequr tjetrit)

b) e perdorin per gjera te ditura boterisht

c) e perdorin per t'u mburrur

d) e perdorin pa e njohur, pra si kollare

e) e keqperdorin (ketu duhet patur kujdes, pasi ne fakt cdo citim eshte nje keqlexim, keqperdorimi eshte tjeter gje).

Qe ta mbyll, sic thote Althusseri "Nuk ekziston leximi i pafajshem, pra ceshtja eshte te deftejme se per c'lexim jemi fajtore".

shiko, per ta bere merzine ngjyre jeshile ne gri, ka raste kur kerkohet shprehimisht nje nenpjese me titull "C'thote literatura e dritanishme per problemin". Me detyrim & percaktim. Them qe eshte i qarte jo vetem pretencioziteti i gjese, por edhe nje fare katunarzem skolari qe ne ca vende prek debil-llekun.

Sa me i dobet ndihet nje autor, aq me te forta i kerkon referencat e shkrujtme 

S'eshte e thene.  Varet nga lloji i shkrimit, tematika, journal vs newspaper etj.  Bile edhe ne "op ed" ne gazeta te zakonshme perdoren referenca per nje artikull standart 5 paragrafc ta zeme. 

Yes.

(nuk shkruj dot mo se mu mpine gjishterinjte nga pergj. solit me lart... dhe une s'jam as kapedan Sulo Vranishti  smiley  )

Po s'ke faj emo, se ckencat teknike jane aq pa jete, sa nje shifer me pak nje me shume, nuk se i japin ndonje firome smiley.  Pale kur ka me shume me shume, s'ka absinthe t'u bej derman smiley.  

Personalisht per shkencat shoqerore, i mendoj te domosdoshme referencat, por kuptohet qe kjo varet sic thashe nga ku/lloji i artikullit.

Per artikullin ketu, psh, une dua te di ne cilat referenca eshte bazuar autori qe thote qe tre shtyllat e ekonomise greke jane turizmi, bujqesia e blegtoria.  Kur ne pergjithesi agrikultura sipas burimeve te ndryshme lakohet deri ne maksimum 6% te GDP.  

 Ca statistika te fundit thone:75% sherbimet,20% industria,5% bujqesia.Ne fakt,sherbimet jane turizem dhe transporte(ne Greqi).Per me teper edhe industria(kryesisht merret me anije dhe perpunim) eshte ne sherbim te turizmit dhe te transporteve(Greqia ka nje flote te madhe,si tonazh te paren ne Europe).Prandaj shpesh here degjon te thuhet se:"Turizmi eshte industria e rende e Greqise dhe hotelet jane fabrikat e saj".

Megjithate,thelbi i ceshtjes ketu nuk qendron tek shifrat.Une nuk jam ekonomist.As specialist statistikash.Perdor rastin grek si nje mjet parashikim.Se ku mund te arrije nje vend kur udheheqesit dhe populli i tij nuk bejne kujdes. Per me  teper une nuk jam kunder borxheve.Puna eshte qe para nuk te fal askush,prandaj kur i merr harxhoi me mend.

Flm per sqarimin Saimir. 

Tek saktesimi i perqindjeve vs shtyllave ekskluzive te ekonomise doja te dilja pikerisht tek fakti qe abuzimet tej mase te subvencionimit te nje dege qe eshte vetem 5% e ekonomise sjell rezultate te tilla.  

Me pak llogari, sic i ke bere ti ne artikull (shembulli i Thesalise) pa qene nevoja te jesh ekonomist i thekur shifrash, mund te piketohet kollaj se ku vajten harxhimet buxhetore, dhe si u akumula borxhi. 

 

At' Sokrates-in ja u bleu Brazili ktyne grekve... ooops... smiley

 

Artikulli eshte shume i mire dhe informues. Duket autori e ka lexuar mire artikullin qe postoi Penari ca kohe me pare nga Vanity Fair. Do ishte shume i dobishem nese ndonje qeveritar shqiptar qe di te lexoje do i hidhte nje sy.

Ajo qe une nuk kuptoj eshte qe "Si ka mundesi qe europa te kete qene kaq e trashe, syleshe apo naive dhe ta haje kaq thelle kur gjerat benin MUUUUU"!!!!!!

Hej, po ça kuptimi ka te besh humor kur s'ta kupton njeri madje rrezikon edhe te te fusin ne grupin e tyre e te te bejne kryetar. perfundimi, ne keto lloj shkrimesh as nuk duhet ironizuar.

krize thoni ju eeee ,2 nendetese te reja  nga 1 milird[biliard per te 'integruarit'] e ca euro secila pergatitet te hedhe ne qarkullim  greqia.Si se mori vesh evropa  thote dikush ,po ka 180 vjet qe greqia ben kete loje me evropen ,shit histori  te vjedhur e merr leke ,kaq e thjeshte , e mos mendoni se do falimentojne  se po te ishte keshtu Sala do ish larguar nga bollanua, me kupton mua ti,,,

kto blerje jane me detyrim dhe percaktim plako. Do bail-out? epo ath. do blesh ca nendetse e tanke nga Gjermania; ca helikoptere nga Franca etj.

Mgjte, historikisht greket jane ata qe shpenzojne me shume ne mbrojtje per GDP ne Europe dhe te pestet ne bote

Shpenzojne shume po nuk jane te pestet ne bote.  Jane te 18-tet.  Me perqindje vendi si Izraili e Arabia Saudite i lene greket ne balte.

te pestet sa i takon importeve te armatimeve konvencionale

ka ndonje shpjegim per kete[mos me thuaj turqia]?

kush tjeter? nuk i duhen nendetset kunder nesh ose maqedonise. Di qe Amerika zbaton nji raport 7:10 per blerjet greke e turke; dmth per cdo 7 milione dollare shpenzime te Greqise, i lejon turkut te bleje 10 milion dollare mall. Degjova te BBC nje dite qe admirali grek kish dhene doreheqjen ne lidhje me nendetset e reja qe jo vetem nuk funksiononin sic duhet por me shkurtimet e mundshme, nuk kishin kapacitet per mirembajtje

Turku bredha po zhvillon industi armatimesh te veten gjithashtu tani.  Greqia e ka te humbur me kohe e vaft per pune gare armatimesh me Turqine.

Kam bindjen qe Greqia ket e di mire po e ben per konsum te brendshem. Vete Pangalos ja pohoi ket Erdoganit ne Athine ne Maj kur i tha se "jemi te detyrum me ble armatime qe nuk na duhen dhe se ndjej turp per ket gje"

country-military-strength-detail.asp.jpg

 

 

country-military-strength-detail.asp.jpg

1022   Total Population71,892,80810,722,816Military Manpower Available39,645,8935,052,447Fit for Military Service33,444,9994,150,425Reaching Military Age Yearly1,298,979104,346Active Military Personnel514,000177,000Active Military Reserves380,000291,000Active Paramilitary148,7004,000Total Air-Based Weapons1,199847Total Land-Based Weapons6,6724,403Total Naval Units182118Towed Artillery Systems68512,228Merchant Marine Strength602869Major Ports and Terminals65Aircraft Carriers00Destroyers03Frigates2413Submarines138Patrol Coastal Craft2839Mine Warfare Craft2418Amphibious Operations Craft813Defense Budget / Expenditure$30,936,000,000$9,350,000,000Foreign Reserves$76,510,000,000$3,658,000,000Purchasing Power$853,900,000,000$327,600,000,000Oil Production45,460 bbl5,687 bblOil Consumption660,800 bbl415,700 bblProven Oil Reserves300,000,000 bbl7,000,000 bblTotal Labor Force23,530,0004,920,000Roadway Coverage426,906 km117,533 kmRailway Coverage8,697 km2,571 kmWaterway Coverage1,200 km6 kmCoastline Coverage7,200 km13,676 kmMajor Serviceable Airports11781Square Land Area780,580 km131,940 km

bbl = Barrel of Oil (1 bbl = 42 US Gallons or 159 litres)

keq me vjen po greket e kane te humbur luften me turkun. 

 

 

 

ALBANIA

http://farm4.static.flickr.com/3013/3074369852_03c818599b.jpg

60 Uganda 60,000 2.20 61 Ecuador 59,500 4.45 62 Czech Republic 57,050 5.57 63 South Africa 55,750 1.26 64-65 Australia 53,650 2.64 65-66 Netherlands 53,130 3.24 64-71 Uzbekistan 50,000 - 55,000 1.86 - 2.05 66-67 Canada 52,300 1.61 67-68 Bulgaria 51,000 6.85 67-68 Rwanda 51,000 6.04 69-70 Burundi 50,500 7.93 69-70 United Arab Emirates 50,500 19.7 72 Cuba 46,000 4.05 73 Portugal 44,900 4.25 74 Armenia 44,660 15.0 75 Oman 41,700 13.9 76 Belgium 40,800 3.94 77 Tunisia 35,000 3.47 78 Austria 34,600 4.23 79 Hungary 33,400 3.31 80 Bolivia 31,500 3.56 81 Guatemala 31,400 2.14 82 Chad 30,350 3.09 83 Laos 29,100 4.68 84 Turkmenistan 29,000 5.86 84 Zimbabwe 29,000 2.28 86 Sweden 27,600 3.07 87 Finland 27,000 5.17 87 Tanzania 27,000 0.734 89 Norway 26,600 5.79 90 Dominican Republic 24,500 2.74 91 Kenya 24,120 0.713 92 Uruguay 24,000 7.03 93 Cameroon 23,100 1.41 94 Denmark 22,880 4.21 95 Albania 22,000 6.17 95 Slovakia 22,000 4.05 97 Croatia 20,800 4.63 98 Bosnia and Herzegovina 19,800 4.92 99 Paraguay 18,600 2.93 100 Zambia 18,100 1.61

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).