. . U bënë tashmë mbi dy vjet që po përjetoj krizën. Pata kështu rastin e rrallë të kqyr ciklin e plotë të një krize të kapitalizmit në të gjitha aspektet e saj : krizën e sektorit të pasurive të patundshme, që nga atdheu i saj Amerika preku Evropën mbarë dhe vuri në pah lojën e pështirë të subprime-ve, këto produkte derivate të helmëta të kuzhinës financiare ; krizën financiare, shembjen e

7 Komente

megjithe te mirat dhe te keqijat projekti i EU duhet menduar si nje projekt ne vazhdim. Ne krizat e meparshme pergjigjja ishte e thjeshte, ul vleren e monedhes vendase. Kjo ulte kostot dhe ndihmonte prodhimin ne vendin ne krize. Nga ana politike ishte me e lehte se ia hidhnin fajin tregjeve ndersa njerezit vuanin pasoja e krizes. Tani nuk mund te behet kjo, keshtu qe ulja e kostove po behet ne menyra te tjera me te dukshme. do jete e dhimbshme, por menyrat e tjera (dalja nga Euro dhe default) kane pasoja akoma me te renda.

Pikërisht këtu qëndron edhe problemi, Gre-Wir: projekti në vazhdim. Pasi ky projekt veçse sa e shvendos hallin më tej, në vitet e ardhshme, pa i dhënë asnjë zgjidhje. Po sikur kriza e ardhshme të hedhë në erë evronë dhe Evropën bashkë?

Jam i mendimit qe kjo €urokrize ka vlera positive ne afatgjate:

 - Me mire tani, sesa me vone ku 'armatura' €urosistem nuk do duronte tronditje  

 - Do kalohet nje periudhe diete, perfshi edhe gjermanet

 - Krizat apo problemet zgjojne ndergjegjesimin, ne rastin tone si sistem, c'ka bind shtetet anetare per me qene me kompakt si eurosistem, me rregulla me strikte dhe do kihet akoma me shume trasferim pushteti nga ai kombetar drejt inst. europiane. Momente te tille jane te arta per reformatoret e sistemeve, shpresojme te shfrytezohet me nje plan-projekt vazhdues me efikas.

 - Kriza te ketyre permasave ndodhin nje/dy here ne shekull, mjaftojme te shohim historine, jane patologjike te sistemit, por ndryshe nga krizat e tjera, sot ndervartesia ekonomike e amortizon/shperndan riskun me shume tregje, c'ka shpie drejt nje tendence ne rritje qe pas L2B, qe financat boterore te kene nje regji te vetme globale(FMN,BB)

- Projekti Europe e Bashkuar, me duket si puna e nje vathe, ku ne fillim per t'i fut brenda nuk ua shef dhomet, se tremben, ku dhe psikologjia e turmes ben qe shumica terheq edhe te hezituarit, por sapo te jene fut ne vathe te gjithe, pastaj baston e karote, sipas merites.

- Ne ekonomi sa peshe ka veprimi po aq ka edhe psikologjia(gryksia/fitimi, frika/humbja, kredibiliteti) 

 Pergezime autorit per kurajon, por i ka perzier mishmash te gjitha.

 Xixa, pavarsisht se e quan veten profan ketu, ai ka folur si nje specialist i mirfillte, ka bere konstatime te kujdeseshme dhe ka shtuar pyetje qe i shtron çdo ekonomist ne fillimet e tija. Artikulli te vinte ne mendime, sepse vertet ekonomia perendimore eshte e semure, ka marre nje ftohje te rende, dhe sot per sot po kurohet me po ato antibiotike qe ekzistojne ne treg. Te rejat s'kan dale akoma. 

Une e kam thene dhe tek Vizione te Qarta se; Kriza do te kete gjithmone, dhe nje here here do dominoje Sociali-zmi dhe nje here Kapitali-zmi, pra asetetet do kalojne nje here nga njeri krah dhe her tjeter nga krahu tjeter. Mirpo ajo qe kam zbuluar une eshte se gjate zhvendosjes se aseteve nje here nga krahu shteteror (Sociali) dhe heren tjeter nga krahu privat (Kapitali), do te kete rrjedhje ne krahun shoqeror (Publik), pra masat punojnese do te kene me shume asete. Dhe kjo do te ndodhi gjithnje e me shume, diç para krizes e diç pas krizes. 

Kjo eshte nje teori, qe une mendoj ta hedh ne leter ne menyre me te gjere, dhe me te kuptueshme dhe per njerzit e thjeshte. Kuptohet pasi te mbaroj dhe nja dy libra qe kam ne dore dhe qe me duhet ti botoj. 

Po sikur kriza e ardhshme të hedhë në erë evronë dhe Evropën bashkë?

Ne inxhinieri zakonisht kompartamentet e rendsesishme te nje sistemi izolohen nga komponente te tjere te sistemit, ne menyre qe te mos bjere tere catia po ra trau. Po cer ti bojm Amerikonve qe dune qe i gjith sistemi te jet i paizolum..'se une jom druvar ene o mir'? Amerikonit, si kusheriri trupmadh po i trashe i Inglizit, nuk i duhej dhene kurre shkopi per dirigjim orkestre se nuk ka vesh per muzike.

Po sikur kriza e ardhshme të hedhë në erë evronë dhe Evropën bashkë?

ne po diskutojme me meter te ndryshem dhe une mund te te argumentoj se kjo pyetje nuk ka kuptim. Euro eshte nje monedhe e lire dhe nese ulet (apo ngrihet) pak apo shume pike, eshte pjese e lojes. EU eshte e madhe dhe ashtu si ka humbje nga renia e euros (borxhet ne dollare, etj) ashtu ka dhe fitime (eksportet... e Gjermanise! ).

Gjermania po perfiton nga renia e Euros dhe ne te njejten kohe e di mire se ato leke qe po ia jep Greqise do i marre me interesin qe ka caktuar. Puna eshte se gjithe sistemi i Euros teorikisht eshte supozuar te funksionoje ne nje ekonomi te lire, gje te cilen Europa nuk mund ta beje menjehere. Pra kemi disa gjera:

1. Kalimi i me shume fuqive ne qender te EU (dhe humbja e nje fare pavaresie)

2. ulja e kostove qe nuk mund te behet me thjesht duke zhvleresuar monedhen, por duke mos u paguar mbi aftesine prodhuese

3. me shume fleksibilitet ne tregjet e punes

4. vrarja e trurit per me shume inovacion

etj

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).