Një nga sukseset histerike të qeverisë historike Berisha ka qenë dhe mbetet kursimi i fondeve dhe shëndoshja e buxhetit.

Madje mund të thuhet se buxheti kohët e fundit ka vënë bark. Pra është bërë borgjez.

Ky ka qenë konstatimi i kryeministrit legjendar Sali rroftë Berishës gjatë mbledhjes së fundit të qeverisë së tij.

Berisha theksoi se duhet të realizojmë një fushatë të shëndetshme politikisht por praktikisht nga pikëpamja e buxhetit ajo duhet të jetë në dietë.

Kryeministri Berisha tha se në qeverinë e tij të kesh bark është kundër parimeve demokratike europiane siameze. Prandaj qeveria ka bërë dhe do të bëjë të pamundurën për tja ulur barkun buxhetit i cili kohët e fundit është barkalec.

Për këtë kryeministri propozoi një nismë që do të kursente miliona euro nga buxheti i shtetit, “Fushata 1 Euro” e cila do të aplikohet në këtë mënyrë:

• Cdo miting, cdo printim posterash, flamurësh dhe banderolash, cdo udhëtim nëpër zonat elektorale, tendat e shtabeve, uji i pijshëm që pinë kandidatët para fjalimeve, xheli i flokëve për Lulin, etj edhe sikur të kushtojnë miliona, të gjitha këto do të blihen me 1 euro.

• Kjo shumë do të shpenzohet nga buxheti i shtetit. Ndërsa reston do ta paguajnë miqtë biznesmenë.

• Cdo kandidat është i detyruar të bëjë transparencën e plotë të shpenzimve që do të bëjnë me 1 euro.

• Fatura tatimore duhet të ruhet me kujdes deri në fund të fushatës.

• Kundravajtësit gjobiten me 10-fishin e vleftës.

Kryeministri Berisha theksoi se edhe ai vetë do të udhëtojë me makinë me qira sepse automjeti firmato-blindato BenzOne do të përdoret vetëm për udhëtimit e fitores së Lul-it.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).