E pabesueshme por e vërtetë. Kryeministri Sali Berisha mban fjalën e tij, një premtim madhor elektoral, përmbushi edhe një nevojë tjetër për të gjithë shqiptarët.

Në praninë e shumë vëzhguesve të OSBE dhe disa OJQ-ve të stacionuar në Dhërmi, kryeministri Berisha theu jo qafën sic shpreson opozita, por theu rekordin e tij personal duke notuar për 127 minuta. Fiziku i tij i jashtëzakonshëm, që edhe Fidel Kastro do ta kishte zili, mundësoi që Berisha të notonte si një troftë e freskët nga lumi i Valbonës, për kilometra të tëra.


Këshilli i Ministrave.org dhe mediat e pavarura blu kanë ndjekur në cdo metër notimin blu të Berishës i cili cante si skaf detin. Sipas dëshmitarëve, kryeministri po notonte në stilin Sal Definishën, por stafi i kryeministrit deklaroi se ai ishte not "anti-krizë" dhe aplikohej për herë të parë në Shqipëri.

Noti historik i kryenotarit Berisha është monitoruar edhe nga skuadrat e shpëtimit CiliWatch.

Por bodygardët që notoni si të ngordhur, e penguan kryeministrit Berisha të realizonte ëndrrën e të gjithë shqiptarëve : të shkonte me not deri në Korfuz.

Por Sali Berisha premtoi se ky angazhim i qeverisë është futur në listë e prioriteteve dhe do të bëhet realitet brenda këtij mandati.

Telegrame urimi dhe qindra-mijëra sms kanë mbërritur në kompjuterin iSAL të kryeministrit duke mbushur plot kutinë e mesazheve, por mqs Berisha nuk hap asnjë kuti, të gjitha mesazhet mbetën pa u lexuar dhe pa përgjigje.

Ndërkohë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora, nën nismën “Berisha po noton” vazhdonjë të shkojnë drejt Dhërmiut miliona shqiptarë dashamirës.

Kur ka parë se populli po ja mbështet kryeministrit të tij cdo hap, Berishës i rrodhën lot gëzimi si ujë hidrocentralesh nga ato të deputetes Vokshi.

Presidenti amerikan Obama, europarlamenarë dhe sidomos e adhurrueshmja Doris shumë Pack kanë telefonuar personalisht kryenotarin e Këshillit të Ministrave.org i cili me rekordet e tij poe shtyn Michael Felps drejt depresionit.

Nga urimet e panumërta dhe klikimet nga mbi 10 milion shqiptarë, websiti zyrtar i Këshillit të Ministrave pati probleme por ekipi special i IT pranë Këshillit të Ministrave.org po punon pa ndalim deri në sjelljen e sitit në gjëndjen e mëparshme.

 

3 Komente

Këshillit të Ministrave.org gënjen!

Nëse Sala nuk vajti deri në korfuz me not, nuk e bëri sepse ja ndaluan apo ngaqë s'ka takat (siç flasin gjuhët e liga të opozitës), por vetëm për t'i treguar Europës që, kur të hiqen vizat, edhe gjithë shqiptarët s'do marrin rrugët e Europës por do shkojnë deri tek thana... smiley

Do kishte thy rekord nese pjesen qe i fali greqise, do ta kishte ne territor te Shqiperise. I del nje patrrule detare greke dhe i thote qe duhet te kthehesh mprapsht,sepse nuk ka pashaporte dhe vize me vete. E vetemja mundesi do te ishte nese ndonje delfine do ta ndihmonte te kalonte ne anen tjeter. Ne fakt i vetmi qe ndihet i sigurte me Salen eshte vetem peshkaqeni,.... megjithse edhe ai i druhet damarit te keq te kryekomunistit(ministrit)

bo bo ca muti modh osht tu kalu neper kanal.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).