Parlamenti i Kosovës me 80 vota ka zgjedhur në krye të shtetit një femër si presidente, Atifete Jahjagën. Menjëherë në adresë të saj kanë mbërritur shumë urime për detyrën.

Kryeministri Berisha pasi i dërgoi urimet e tij, ka mbledhur Këshillin e Ministrave.org dhe ka njoftuar ministrat se Kosova ka zgjedhur një femër në postin e presidentes.

Ministrat u cuditën nga ky lajm, pasi ata prej vitesh nuk i ndjekin më edicionet informative sepse është vetë kryeministri Berisha ai që i informon i pari pasi lajmi më parë kalon nga ai.

Berisha u ka thënë ministrave se Shqipëria duhet të bëjë më shumë për integrimin e gruas në role drejtuese. Ky është një premtim madhor historik siamez i fushatës erektorale të PD.

“Prandaj propozoj që në mbarim të mandatit të Bamir pucistit, të zgjedhim edhe ne një femër si presidente. Zojën e mirë Xhozin tonë” tha Berisha.


Ne kemi nevojë për një kryetare shteti anti-puciste. Dhe Xhozi Topalli i ka dhënë të gjitha provat se është njeri më besnik ndaj qeverisë dhe armike e përjetshme e armiqve të qeverisë si Bamiri, Edvini dhe asaj lavires se bulevardit.

Me Xhozi si presidente ne përmbushim një premtim historik siamez për emancipimin e femrave në poste drejtuese në nivele të larta shtetërore, citoi Berisha duke shtuar se në nivele mbledhjesh kuvendesh partiake e kemi realizuar reformën e femrave me Cilin dhe Erlën.

“Xhozi ka ditur tjua mbledhë 140 burrave të parlamentit, ndaj me presidenten Xhozefinë, Shqipëria do të ketë respektin që meriton sepse cdo president që do ta kundërshtojë ajo do ta nxjerrë për zhelesh nga samitet ndërkombëtare” deklaroi Berisha.

Kandidatura e kryekuvendares Topalli si Presidente do të shqyrtohet shumë shpejt dhe do ti kalojë Parlamentit për miratim menjëherë pas zgjedhjeve të 8 majit

3 Komente

Humor kinez...ua ç'u shkriva se qeshuri....Debil-llek sheshit

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).