Një nga krerët e mafias italiane, Albino Prudentino u arrestua në Vlorë, ku kishte hapur edhe bizneset e tija. Nga personat që punonin me të, ishin emra qëlidheshin me kabinetin qeveritar dhe të kryeministrit.

Por para se popullit ti shkojë mendja për keq dhe të aludojë se qeveria apo kryeministri ka lidhje me mafian, Këshilli i Ministrave.org ju bën me dije se gjërat nuk janë ashtu sic duken.


Punësimi i këtyre personave pranë mafiozëve janë pjesë e një plani gjenial i ideuar nga vetë kryeministri Berisha, që ka si qëllim ngritjen e ekonomisë shqiptare dhe fuqizimin e biznesit ka vite që aplikohet nga qeveria.

Kryeministri Berisha që në fillimet e tij si president i republikës, propozoi dhe miratoi një plan trefazor që quhej “Josh – Investo - Arresto”

Faza e parë “Joshja” funksiononte duke hapur fjalë nëpër botë se presidenti Berisha është hajdur e lekist, Shqipëria ishte han me dy porta dhe mund të bëje pasuri me lopatë.

Këto fjalë ranë në veshin e terroristave të kërkuar edhe nga SHBA, mafiozëve nga Europa dhe nga Ballkani, të cilët erdhën me vrap në Shqipëri.

Në këtë pikë, nisi zbatimin faza e dytë “Investo”. Të ardhurve u premtohej dorë e lirë të investonin ku të donin e sa të donin. Gjatë kësaj kohe pranë këtyre personave u punësuan njerëz, të afërm të pushtetarëve, me qëllim që të spiunonin aktivitetin e këtyre bizneseve.

“Arresto”  ishte faza e tretë dhe përfundimtare e cila i jepte goditjen këtyre kriminelëve, mafiozëve, terroristëve të cilët arrestoheshin dhe estradoheshin nga kishin ardhur. Por pronat, investimet mbeteshin këtu dhe sekuestroheshin nga shteti.

I tillë ishte edhe rasti i mafiozit të arrestuar pak ditë më parë në Vlorë. Pasi ra në prangat e policisë, mafiozi italian tha “Berisha mi taliato nella la fede” që do të thotë më preu në besë.

Prej shumë vitesh shefi i Këshillit të Ministrave.org, prof.dr.rroftë Sali Berisha është akuzuar pa të drejtë se ka lidhje me mafiozë, të shumëkërkuar apo njerëz në hetim ndërkombëtar.

Por e vërteta është kjo që kryeministri me një gur vrau shumë zogj:edhe botën e pastroi nga krimi, edhe pasuria e vjedhur nga populli ju kthye popullit. Pra “vajti haka tek i zoti” pa paguar as T.V.SH.

Falë pasurive të mafiozëve të sekuestruara, Shqipëria nuk e ndjeu asnjë cikë krizën ekonomike. Madje buxheti do të ketë më shumë para për investime, rimbursime, ngritje rrogash e pensionesh.

Këshilli i Ministrave.org garanton se kryeministri Berisha do të vazhdojë të aplikojë planin gjenial edhe në të ardhmen duke ftuar edhe më shumë mafiozë për të investuar në Shqipëri deri sa ti kthejmë të gjithë mafiozët në burgaxhinj dhe pa-leksa e pabuksa.

4 Komente

 Falë pasurive të mafiozëve të sekuestruara, Shqipëria nuk e ndjeu asnjë cikë krizën ekonomike. Madje buxheti do të ketë më shumë para për investime, rimbursime, ngritje rrogash e pensionesh.

_

Kane 3 muj robte qe smarrin rroga. Shyqyr qe u kap ky mafiozi i talioneve.,tani rrogat jane te sigurta!Mmmm...edhe pensionet,se harova!

Bukur *

 

Te lokali ketij piva i kafe ne vere  rrinte si gjel ju bertiste kamariereve te merrnin porosite shpejt .

Por e vërteta është kjo që kryeministri me një gur vrau shumë zogj:edhe botën e pastroi nga krimi, edhe pasuria e vjedhur nga populli ju kthye popullit. Pra “vajti haka tek i zoti” pa paguar as T.V.SH\

 

Une do propozoja te thuhej

Hëm boten e pastroi nga krimi, hëm pasurine e vjedhur ia ktheu popullit.

E he, arrestimi i ketij italiani, mos ka lidhje me ate depudeten e PD, qe flitej ne nje artikull per investime ne lojrat e fatit. Nese eshte keshtu, athere paskam gabuar ne pergjigjen qe sapo i dhashe Koth, per kete çeshtjen, ne nje teme tjeter per perplasjet ne Komisionin e Ekonomise te Parlamentit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).