Stafi me i ngushte i kryeministrit ben me dije se ky i fundit ka kaluar edhe nje nate tjeter pa gjume dhe fajin per kete nuk e kane pasur telefonatat ore e pa ore te Dritan Priftit, as Channel X, por premtimi qe i dha banoreve te zonave te permbytura se do ti demshperblente nje per nje.
 
Fillimisht Berisha i ka kerkuar Erles ta informonte mbi gjendjen e inventarit te karameleve, camcakezeve, lepireseve, kapeleve me stampe, flamureve,posterave  por kjo i ka kthyer menjehere pergjigje se i kishin harxhuar te gjitha gjate fushates.

I eshte gjendur ne nje pozite te veshtire dhe mes fjales se dhene dhe rroges ka vendosur te sakrifikoje kete te fundit sepse njeriu po nuk mbajti fjalen nuk eshte burre, ndersa kur nuk mban rrogen ben si ben.

Kryeministri Berisha ka vendosur qe te jape rrogen e tij per te demshperblyer te gjithe te permbyturit, por menjehere ka ndeshur ne kundershtimin e gruas se shtepise, e cila e ka kercenuar se nuk do ti bente asgje per te ngrene nese nuk e sillte te gjithe rrogen ne shtepi.

Ne vend te rroges kryeministri ka vendosur te sakrifikoje shperblimin e muajit dhjetor per te permbyturit, por ne nje interviste me vetveten ka mesuar se administrata nuk i kishte marre ende shperblimet.

Mesohet se menjehere ai ka nxituar te shfajesoje veten dhe te akuzoje qeverine, por dikush do ti kete pershperitur se ai vete ishte kryetari i qeverise dhe vetem kjo e ka frenuar nga ndonje veprim i papermbajtur. Meqe vete nuk kishte para per te dhene i ka kerkuar ndihme ministrave.

I pari qe doli vullnetar per te paguar ishte Lul Basha, i cili i zene ngushte nga kerkesa e kryeministrit u shpreh se do te jepte 2 mije euro nga ato 300 milionet qe mori nga tuneli, por meqe llogarine e kishte ne nje banke ne Qipro duhet te priste sa te hapej tuneli qe te shkonte ti merrte.

Nga ana e tij edhe Kol Olldashi eshte treguar i gatshem te kontriboje, por Kolo i ka thene shefit te tij se kishte vite qe edhe ushqimet i merrte me liste ne dyqan, ngaqe ishte pak holle. Por Kolua e ka bere zemren gur dhe ka dale ne rruge dhe ka disa dite qe eshte duke shkuar dere me dere duke u kerkuar borxh kompanive te rrugeve, duke siguruar keto te fundit se bashke me borxhin e ri do ti kthente edhe ate te vjetrin prej 200 milionesh. Edhe pse u betua per koken e shefit, drejtuesit e kompanive i kane thene kur te puthet me Milon e PSD.

Pasi nuk ka qullosur gje edhe nga Olldashi, kryeministri i ka kerkuar ndihme, Jozit qe eshte njekohesisht edhe deputetja e zones. Mesohet se kryeparlamentarja eshte shprehur e gatshme te ndihmoje, duke u shprehur se vinte ne dispozicion te te permbyturve mobiljet e saj te vjetra.Bashkefshataret e saj mund te vinin te merrnin leket sapo ajo ti shiste mobiljet e vjetra, por me pare duhet ta ndihmonin te shkarkonte mobiljet e reja qe priste ti vinin nga Italia.

Pasi ka mesuar se mobiljet e vjetra te Xhozit nuk vlenin as per te veshur nje familje me kepuce, Saliu i eshte drejtuar miqve te tij jashte qeverise. Ne fillim i eshte drejtuar Sandrit, i cili kesaj here eshte detyruar t’ia beje fjalen dysh kryetarit, duke u shprehur se ai edhe ato pako cigaresh qe mbante vec i kishte shperndare ne Lezhe.

Berishes nuk i ka dale gje as nga Taci, te cilit nuk i dridhet dora as per nje pakete cigare dhe as per ndonje faqore raki, vetem se ato eurot qe kishte ndare vec per te blere Milanin, duhej t’ia jepte Realit te Madritit per ate ndeshjen me Gramozin…
  
I vetmi qe ka pranuar te kontriboje realisht ka qene Ferdinand Poni, i cili eshte shprehur se do te jepte per te permbyturit te gjithe parate e taksave qe nuk kishte paguar ne Bashki ne keto dhjete vjet, por oferta e tij nuk eshte marre parasysh nga kryeministri, per shkak se nuk eshte kuptuar. Fajtor per kete ka qene vete Poni, i cili bashke me  paçen e zakonshme ka ngrene edhe disa nga fjalet.
 
Meqenese nuk ka arritur te siguroje dot asnje qindarke, kryeministri ka menduar qe bashke me nivelin e ujrave ti ngrinte te permbyturve edhe moralin. Pikerisht per kete arsye ai ka porositur anetaren me te re te PD-se, Cilin, qe te ndermerrte nje tur ne zonat e permbytura dhe ti pershendeste me kengen hit te saj “O sa kam bythen e mire”, ne menyre qe te mbyturit, te mos ja mbysnin kot e te thonin qe qeveria e mbytur ne borxhe dhe premtime nuk po leviz asgje per ta.

Sapo ka marre vesh se Cili do te shkonte ne zonen e saj Jozi eshte xhindosur dhe ka vikatur se do tja hapte dhe do tja shqyente kutine. Por simpatizantet shkodrane i jane lutur te heqe dore nga vendimi pasi nuk mund te hapej kutia e cilidoqofte ai, pa leje ose recete me shkrim nga Doktorri pasi te jete konsultuar edhe me Gjykaten e Larte. 

Atehere Jozi menjehere ka mbajtur vrapin ne zyren e kryeministrit. Aty mesohet se ajo i ka kerkuar personalisht kryetarit, qe te mos e dergonte Cilin ne Shkoder, pasi sipas saj te gjithe ata qe do ta degjonin te kendonte do te mendonin se qeveria i ben punet me bythe dhe i ka premtuar atij se do ti gjente ajo parate per demshperblimet.

Jozi e ka keshilluar kryeministrin qe per te dale te palagur nga ujerat e janarit, duhet te prisnin deri ne mars, dhe nese deri atehere nuk gjenin para per te kompensuar te permbyturit, ajo do ti jepte rrogen e gjashte muajve te te gjithe deputeteve socialiste.

Dhe risia nuk do te jete mbajtja e premtimit (sepse kjo eshte tradite per kryeministrin) por demshperblimet do te jepen ne prerjet e reja te parase te emetuara nga Banka e Shqiperise. valuta e re do te jete 1 SAL dhe do te konvertohet ne tregun boteror dhe ne ate vendas.

Kembimi zyrtar do te jete : 1 SAL = 123 EUR, 154 USD, 98 SFR.

Gjithashtu do te ofrohet falas edhe nje karte krediti pa limit BERISHA CARD

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).