Ashtu sic kishin njoftuar shumë media (që i shpëlaftë panuklla) nga raporti i KE, Shqipërisë europiane ju refuzua statusi i vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Populli shqiptar i mësuar vetëm me suksese të padiskutueshme dhe fitore të një pasnjëshme u cudit paksa nga kjo e papritur e cila ra si një rrufe në mot me shtrëngatë.

Si është e mundur që në Shqipëri që gëzojnë të drejta të gjitha statuset si ai i veteranit, minatorit, invalidit madje edhe ai i abonesë, dhe të na refuzohet një status nga Evropa?


Për të sqaruar popullin status-dashës, kryeministri Berisha mblodhi “cunat dhe gocat” dmth Këshillin e Ministrave.org dhe në prani të mediave (që u rëntë kolera mu në tirazh) dhe bëri të ditur motivet përse KE shprehu këtë opinion negativ.

Berisha shpjegoi se qeveria kishte bërë të pamundurën për të merituar statusin, u realizuan qindra reforma, u zhduk korrupsion, u ngritën rroga e pensione, dërguam për lesh krimin dhe trafikun e drogës, hapëm tunele, i shtrimë kabllin e internetit popullit, etj, etj, etj.

“Por harruam se uji në zonat e veriut fle ndërsa armiku Edvin Rama nuk fle sepse opozita diversante punon kundër nesh duke  sabotuar në cdo moment arritjet e larta të qeverisë.

Madje po e them hapur se Edvin Rama e ka lli fare muhabetin pasi nuk respektoi asnjë nga  kushtet e kërkuara nga KE.

Opozita duhet të miratonte cdo ligj të mazhoranës dhe jo të debatonte cdo seancë due shkuar deri në bojkot.

Opozita duhet të hidhte poshtë cdo propozim nga presidenti Topi dhe jo ti bënte qejfin vetëm pse Bamka ka mbetur pa asnjë përkrahës në parlament.

Opozita duhet ta linte qeverinë merrte frymë lirisht te gëzonte arritjet e përditshme dhe jo ti kërkonte hesap për punë ministrash e zyrtarësh.

Dhe më kryesorja, Edvin Rama nuk duhej të martohej në këtë stinë të vitit, pasi Europa kujtoi shqipëtarët ja kishin marrë këngëve e valleve dhe nuk ja kishin ngenë reformave. Rama martohej ndërsa Berisha robëtohej në zyrë natë e ditë, ky realitet ishte i dhimshëm.

Këto motive kryesore dhe shumë të tjera bënë që KE ti jepte dislike statusit tonë si vend kandidat për në BE”.

Kryeministri Berisha i bëri thirrje popullit të mos mërzitet por ta kthejë dhimbjen në forcë dhe refuzimin në reformë, pasi për Shqipërinë ditët e mira paskëtaj vijnë.

Lum kush të rronjë 100 vjec e kusur e ta shohë zonjë.

2 Komente

Edvini s’e fshehu dje fërkimin e duarve, për shtyrjen e statusit

 

 

I pafytyri në krye të PS u tregoi dje bërrylin shqiptarëve, duke u klithur se s’kish mundur t’i bllokonte vizat, por ia kishte dalë të bllokonte integrimin. Lideri i PS nuk trembet nga revolta e ndërkombëtarëve dhe kërcënon sërish se do bëjë gjithçka për ta ndaluar procesin e integrimit

“I morët vizat, por s’keni për të marrë ‘ok’-ein për integrimi”. Kështu u shpreh dje kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, gjatë një konference për shtyp, një ditë pas raportit të Komisionin Evropian. Me nënqeshje dhe gërthitje entuziazmi karikatura politike doli para opinionit publik, për t’u treguar shqiptarëve blofin që gatoi prej një viti me radhë, edhe pse s’arriti të dhunojë sistemin pluralist, demokracinë dhe rendin ligjor e Kushtetues, por ia doli të shtyjë për një vit ëndrrën e kombit, për t’u rikthyer në familjen e vlerave evropiane.
E gjitha erdhi si ndëshkim për bojkotin e gjatë dhe mungesën e konsensusit politik, e imponuar nga grupi refraktar i trashëgimtarëve të nomenklaturës komuniste, me në krye të birin e Kristaqit. Edhe pse zyrtarët e Brukselit kanë menduar dhe parashtruar si alternativë dimensionale, se situatë mund të anashkalohej shumë kohë më parë, në mënyrë që drafti i Brukselit të ishte pozitiv dhe Shqipëria të gëzonte’ për të dytën ditë brenda javës, pas vendimit të vizave, por e vërteta është se gjithçka e instrumentalizuar keq nga PS, bëri që vendi ynë të vlerësohej negativisht për vitin 2010-të, por sidoqoftë duke lënë të hapur mundësinë e marrjes së statusit të vendit kandidat vitin e ardhshëm. Pikërisht këtë garanci e ka dhënë menjëherë pas prezantimit të Paketës së Zgjerimit për këtë vit, vetë komisionari për Zgjerimin, Stefan Fule.
Ajo që është më shqetësuese në këtë sens është roli i opozitës në tërësi dhe përfaqësuesve të Partisë Socialiste në veçanti. Pafytyrësia e Edi Ramës s’fshihet asgjëkund, vazhdon të mbetet i pafytyrë si ndaj sistemit politik në vend, institucioneve shtetërore dhe atyre të drejtësisë si dhe ndaj institucioneve të Bashkimit Evropian. Kulti i pushtetit të Edi Ramës, është kulti i hajdutërisë, mashtrimit dhe gënjeshtrës, i të korruptuarit dhe pjellë e imagjinatës së destinuar për të izoluar Shqipërinë dhe shqiptarët në bunkerin e çmendurisë së kutive.
Por, sigurisht që s’do t’ia dalë, sepse qytetarët shqiptarë përkundrejt alternativës së bllokazhit dhe përdhosjes së Kushtetutës dhe Ligjit, duan të ndjehen evropiane dhe si të tillë s’mund të tolerojnë trysninë e lartë psiko-emocionale të kreut të opozitës. Ai qeshi dje, edhe nënqeshi, gjeti rastin për të paralajmëruar, siç deklaroi shprehimisht, ‘protesta të papara’.
Nga këtu, vetvetiu logjika të çon te një skenar i parapërgatitur në ambientet e ngrehinës socialiste, që për çdo rast, merrej apo jo statusi kandidat, pas bojkotit 1 vjeçar të parlamentit dhe daljes jashtë orbitës së funksionimit institucional, ata të ishin në gjendje të që merrnin komandën e situatës, edhe pse nga protestat dhe politika e rrugës s’do hiqej dorë. Ndaj dhe çdo aludim apo improvizim të çon në vetëm një drejtim: “PS pengoi qëllimisht marrjen e statusit kandidat, për të mos zgjidhur ngërçin politik në vend si dhe distancimin e shqiptarëve nga ideali i vërtetë evropian”. 
 

sot paradite populli i bashkise se Orikumit proteston per te disaten here kunder abuzimit me pronat e tyre nga familiare dhe biznesmene prane kryeministrit duke u perleshur dhunshem me policine. nga ana tjeter ministri -ushtar Luli deklaron ne parlament se do ti mbysim talebanet e komunes se orikumit nese do te vazhdojne te protestojne per pronat e tyre.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).