Kryeministri Sali Berisha ka thirrur urgjentisht në një takim tre ambasadorët më të rëndësishëm në Shqipëri, me ambasadorin e SHBA-së Aleksandër Arvizu, të OSBE-së Eugen Volfarth dhe të BE-së Etore Segiu.

Para se të takonin Berishën, 3 ambasadorët kanë larë duart në lavamanin zyrtar të kryeministrisë pasi protokolli i takimeve e përcakton qartë se me kryetarin e Këshillit të Ministrave.org mund të takohesh vetëm me duart të pastra.

Ambasadorët i raportuan me hollësi kryeministrit Berisha mbi punën e bërë gjatë 4 mujorit të parë të vitit 2011.

Më pas Berisha u bërë të ditur se Shqipëria ka arritur standartet më të larta në nivele botërore vetëm falë punës dhe kjo kërkohet edhe nga ambasadorët e akredituar në Tiranë.

Berisha qortoi ambasadorët në përgjithësi pasi ata nuk po e mbështësin hapur kandidatin e qeverisë Lul Basha dhe nuk po kritikojnë sa duhet kryetarin aktual të Bashkisë Edvin Ramën. Nga informacionet e strukturave pranë kryeministrit, askush nga ambasadorët nuk po flet troç për Bashën.

“Mua dhe Ilir Metës na e ka ndaluar Byroja e Fushatës të mos i rrimë afër Bashës. Po ju cfarë dreqin keni që nuk i shkoni tek Torre Drin” u tha Berisha 3 mistrecave.

“Kërkoj nga ju punë dhe vetëm punë. Mos u hallakatni shumë andej nga cadrat me ngjyra, se nuk bëni mirë” u tha kryeministri, Eugenit dhe Etores.

“Ndërsa ti, mos më dil herë me Bashën e herë me Ramën dhe pastaj të pish kafe tek lokali i Fidelit” ju drejtua Berisha ambasadorit Arvizu që ishte mbledhur grusht si pulë e lagur.

Në fund të takimit, kryeministri Berisha u theksoi se kjo ishte hera e fundit që u tërhiqte vëmendjen.

“Shqipëria ka ndërruar shumë ambasadorë por gjithmonë ka patur vetëm një Sali” shtoi Berisha.

“Shtrojuni punës! Përndryshe ju shkarkoj çëfësht” u tha Berisha ambasadorëve që rrinin kokëulur dhe u tregoi derën.

 

1 Komente

 Ambasadorët i raportuan me hollësi kryeministrit Berisha mbi punën e bërë gjatë 4 mujorit të parë të vitit 2011.

hahahaaa.... this can make everyone's day. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).