Kufir dheri
Me qëllim jam ngulur këtu, i kam hyrë mjeshtërisë
s’vrojtimit së prapthi: tokën mbi krye e qiellin përnën,
aty ku s’deshëm na çoi kultivimi i hektarëve të vetes;

Kthyem kupën dhe kafshuam dorën që na ushqeu
Paskësh qenë e vetmja mënyrë për t’u rritur,
aty ku stinët ndahen me një të rënë shirash;

Kufoma jote seks të padëshirë pret me durim,
analizën e shkaqeve, motivin e vrasjes kërkon
me ligavecin q’i varet nga goja e pambyllur;

Dritares përbrí gruaja var me radhë të shoqin,
veten dhe fëmijët: i fikson mirë të mos i bien,
u shtrin cepet dhe shpirtin ua shkul duarlagur.

Gruan, të shoqin dhe fëmijët i tund er’e vjeshtës;
Erdh’ me të pabesë: kishim kujtuar vera do t’na zinte
aty ku ajri kish tharë tonëgjysh, n’oborr të shtëpisë.

4 Komente

FLM!

jeru, vemendje tek rreshti i dyte djathtas.

aaa de chirico!

imazhet e dy strofave te fundit te bukura, edhe strofa e dyte funksionon. kam filluar qe poezite t'i lexoj sic blej mishin, nuk kam takat per gjithe kafshen kur ajo nuk eshte zog pule.

On purpose thrust here, I'm getting into the skillset
of reversed observance: the earth on top, the sky at the bottom,
the cultivation of ourselves' acres brought us where we didn't want to be;

exhi.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).