Nga Guy de Maupassant Per D. Ishte një prej atyre netëve, kur toka duket e vdekur së ftohti. Ajria e ngrirë bëhet e ngurtë, e prekshme, mend të lëndon; as një puhizë nuk lëviz; ajo kafshon, depërton, than, vret pemët, bimët, insektet, madje edhe zogjtë e vegjël, që bien nga degët mbi tokën e fortë dhe, [...]

17 Komente

Shume e bukur,fundi prekes.

Kam qene gjuetar ,sigurisht jo gjuetar me fiksime por e kisha qejf gjuetine.Me tre shoke te mi u nisnim ne 4 te mjesit nga Tirana dhe shkonim te gjuanim shkurza ne fshatrat e durresit,Manze dhe deri ne Gjirin e Lalzit dilnim nga njehere,kemi vrare dhe 100 shkurza brenda tre oreve sigurisht fale zagareve dhe sinjalizueses qe nje miku yne nga ato fshatra e vinte ne mes te fushave 5-6 ore perpara se ne te shkonim me gjuajtur.Nejse,u kthenim ne Tirane dhe shkurzat i ndanim,une i qeroja vete dhe i piqja ne furre dhe i beja me oriz.Kam nje nip dhe nje mbese,ja vija taven ne tavoline qe te hanin,ata ne vend qe te hanin ja fillonin te qares me denese qe nuk di cte them,po ckeni me qe qani? "O dajaaaaaa pse i ke vrare ket zogjt e vegjel" nejse nje dite prej dite motra ma beri te ndaluar ti shkel pragun e shtepise.

Punet po me shkonin si mos me keq,ters gjithe andej,nga sikleti i puneve nuk dilja me te gjuaja per zogj apo rosa................................

Kisha tre vjet qe e kisha lene gjuetine ,punet ishin rregulluar per bukuri cdo gje shkonte vaj deri sot qe po shkruaj kete koment.

Nuk vras me zogj,eshte gjynah!

 Nje tregim te vogel... "Bisede serioze .....gjuetaresh"

- .." E qi jam tuj tregu mor Lec, parsidije, qesh per gjuetie me Deden, Pashukun e Gjeles dhe Gjin Shkurtin e Cames.Kena vra i derr si peshonte diku, pasha T`Madhin Zot, diku-diku tek 200 kile...!

-Po ti ça je tuj fol heu burri i dheut Martin.Paraparsidije, un isha dale per lepur heret nadja.Tuj hec buz Zallit Kirit, kur ç`me pa ! I lepur sa i kedh.Ja nisa superpostin e jem.kisha at si ma ke pa kur ke ardh me daj Noun.Austriake,  krejt nikellato!Sapo isha tuj teheki kamezan kur ja bahhi i lepur edhe ma imadh se ai si kish nalu.Do ishte mashklli se ajo ma e para, u kuptue, si ishte femna. Un gati te dy kamzat e superpostit, kur syni i djathte me pa, nalt tuj fluturue i rose.E po sikur e di ma si une per mish rose vdeki , ja nisa asaj rravang n fishek .... dhe ajo me kam nalti...teposhti.

-Me lej,  a mundesm me nezi ket cigare ? -ja  nderpreu tregimin dikushi

-Ouuu! Cafi! Po ti ku je mor Caf?Po si ke kan bre ste kam pamun.A ketu a jasht?

-Nji ktu as kerkund tjeter mor Lec.Po ti a je?

-Mire  desh Zoti.Ja me ket baxhanakun tem, Martinin, jena tuj ba pes pare muhabet.

-Hajt pra ju shkofte mar ! Diten e mire

-Diten e mir dhe mar  dhe Ty! E ku e lame muhabetin Martin? 

-Tek ajo si ra me kam lart...

-Ah,  po! E i kam ba nji te q.....si ska ba vaki, pasha T`Madhin Zot !

-Kujt mor Lec Roses....a !

E ke shqiperuar dhe shpirteruar goxha mire,  Ana. Fjalet e zgjedhura me kujdes, si guret e nje mozaiku.

Vetem  fjala "ikanak" e perdorur disa here me vrau pakez syrin. Ah, dhe "pylli xhuxhmaxhuxh" ? Pylli shkurabiq-shkurre-shkurrnaja

Cfare sakrifice ben mashkulli dashuruar.Per dashurine sakrifikon dhe lirine smiley

Brad,

rrofsh. me preke me ate rrefimin tend. Po tani te vjen keq qe s'gjuan me zogj, apo qe po te shkojne punet mire? hajt, qellofsh, ne dalc prape per gjah!

Spiritus,

flm per leximin e vemendshem dhe sygjerimet. Do t'i kem parasysh patjeter. Sa per ate perfundimin tend, kam dyshimet e mia te forta. Ose ne mos kjo ndodh vetem mes kafsheve e shpendeve, se tek njerezit zor se ben vaki.

Hurbi,

hajt per hajer! Duam nje shishe vere te mire per ta festuar. smiley

grava,

me ke shkri gazit. Ne fakt, gjahtaret e kane per nder te genjejne nga pak, po i kane me shume lezet rrefimet ama.

@Ana: Ose ne mos kjo ndodh vetem mes kafsheve e shpendeve, se tek njerezit zor se ben vaki.

Posi, ben vaki. Pak burra jane ne burg. smiley

ah, po, ke te drejte. Po te gjykojme nga permbajtja e burgjeve, sakrifikimi i lirise eshte nje nga virtytet mashkullore... por ne emer te kujt dashurie, se? 

Me siguri qe ne emer te dashurise... ... per atdheun! smiley

Shume bukur Ana smiley

Mjaft i pasur perkthimi me fjale dhe pershkrime. P.sh. fjalen mend kisha kohe pa e hasur, "mend të lëndon". Kurse fjalet "gemtë" dhe "çepojë" s'me kujtohen ("hënën e gemtë", "qe çelur një çepojë&quotsmiley.

Kishte diku nje a dy fjale qe mungonin, s'me kujtohet tani, po dicka gabim shkarazi, mbase nga emocionet e dedikimt. smiley

 

Kisha gjithe diten qe i sillesha rrotull Ana dhe me ne fund e lexova. Sikur ia kisha harruar shijen kesaj letersie. Flm, qe e solle. Me pelqeu perkthimi. smiley

Hem, xhibi-xhibi. rrofsh.

e gemte eshte sinonim i fjales i shtrember, i anuar. Kurse cepoje eshte sinonim per vrime, hulli.

Finis, flm e dashur. smiley

Dhe meqe andej kane filluar prurjet e poezive ne anglisht, ja nje nga anet tona smiley

 

Non chiederci la parola

 

Eugenio Montale

Non chiederci la parola che squadri da ogni lato

l'animo nostro informe, e a lettere di fuoco

lo dichiari e risplenda come un croco

perduto in mezzo a un polveroso prato.


Ah l'uomo che se ne va sicuro,

agli altri ed a se stesso amico,

e l'ombra sua non cura che la canicola

stampa sopra uno scalciato muro!


Non domandarci la formula che mondi possa aprirti,

sì qualche storta sillaba e secca come un ramo.

Codesto solo oggi possiamo dirti,

ciò che non siamo, ciò che non vogliamo

Mos na kërko fjalën që t'kuadrojë n'çdo anë
shpirtin tonë t'paformë, e me germa t'zjarrta

ta sqarojë e t'shkëlqejë si nji zymbyl
i përhumun n'nji livadh t'pluhurosun

Ah njeriu që po shkon i sigurt
i të tjerve dhe i vehtes mik,
e hija e tij s'pyet që afshi
e stampon në një mur suvarënë!

Mos na kërko formulën që botët të t'i zbulojë,
po ndonjë rrokje të shtrembër e të thatë si një degë.
Sot vetëm këtë mund t'ua themi,
ajo që s'jemi, atë që nuk duam

 

Që, po të ndiqnim rimën që ka përdorur autori, mund të shqipërohej kështu:

Mos e prit prej nesh fjalën e duhur
që shpirtin e paformë të ta sqarojë sadopak,
dhe gërmëzjarrtë të ishte do dukej zambak
i mbirë i vetëm në fushën plot pluhur.

ah njeriu që i sigurtë ecën shtruar
i të tjerve, bile dhe i vehtes mik,
e hijes së tij s'i bëhet vonë që vapa
e vulos mbi një mur të rrënuar!

Mo' na kërkoni formulën që botët ju t'gjeni,
si degë e tharë në ndonjë rrokje të shtrëmbër
E vetmja gjë që sot mund t'ju themi,
ësht ajo që s'jemi, ajo që s'duam as në ëndërr...

Për ty Arrabiata... nga Rudeta Mesturi d.v smiley

 

Bukur!

Po ashtu pata rastin te shikoj disa fjale te rralla (per mua). Psh.

"Unë sodisja renë e bardhë që prodhohej nga firoma e zagarëve tanë."

"... u fshtolla në mbulesën time duke u rrekur të ngrohesha disi."

"... para se në horizont të shfaqej agsholi i ditës."

Kjo pjese eshte e bukur!
"-Ke vrarë femrën, - tha. - Mashkulli s’ka për t’u larguar. E përnjëmend, ai s’po ikte: sillej vazhdimisht rrotull dhe cicëronte dhimbshëm mbi kokat tona. Kurrë ndonjëherë një rënkim vuajtjeje nuk ma ka copëtuar zemrën si ajo piskamë e dëshpëruar, si ai qortimi përvajshëm i atij zogu të mjerë humbur në hapësirë.

Kur e kur, ai merrte arratinë nën kanosjen e çiftes, që ndiqte fluturimin e tij e aty për aty dukej se do të vijonte udhëtimin e vet, i vetëm, përmes qiellit. Por nuk gjente prehje dhe kthehej sakaq për të kërkuar shoqen e vet.

-Lëre femrën përtokë, - tha Karli, - do të avitet shpejt.
E përnjëmend, ai avitej, sypatrembur ndaj rrezikut, i cytur nga dashuria e tij për shpendin ..."

Falemindertit Ana per kete pjese te bukur mbi karakterin e mashkullit - sepse peshkataret ditet e fundit po mendojne qe meshkujt nuk dine te bejne gje tjeter por vetem te rrahin grate! 8-|

Megjithese kam shijuar edhe nje version tjeter nga origjinali, edhe ky perkthim nga italishtja s'ngelet pas. Urime!

Koran & Demeter,  flm.

Edhe jo te gjithe meshkujt jane njesoj. Kete e dime tashme. madje, madje disa jane... akoma me keq. smiley

 

 Me pelqen shume ky tregim i Mopasanit. Tregimet e tij jane te mrekullueshme.

Gjuetia eshte sport i bukur. Une per vete kam vite qe s'kam shkuar (nick im nuk eshte i parastesishem), por jo per arsye pseudo-ekologjike. Mungese kohe, logjistike etj.  

Zgjimi ne 4 te mengjesit, dopjo kafe shpejt e shpejt. Qeni leviz bishtin se e di se ku do te shkojme. Arritja ne ora 5-6. Pasi takohesh me shoke e roje, gjuetia fillon nga ora 7, kur krahet e shpendeve nuk jane tha akoma nga lageshtira e nates dhe e kane me te veshtire te fluturojne. Qellimi ne çifte ne vetvete nuk eshte kenaqesia e gjuetise. Ka gjahtar dhe ka gjuajtes. Kenaqesia eshte natura perreth, qeni qe gjurmon dhe te sjell prene e vrare te kembet, zogjte qe kendojne. Gjahtaret jane ambjentalistat e vertete. 

Mopasan.????

Çfare ka dashte me thene me frazen " lere femren per toke, se mashkulli nuk largohet" ?

Keto burra gjahtare, kane fjetur jashte, kane lene grate vetem ne shtepi?

Nuk e di se ka tregim te Mopasan , pa figuren e nje femre.

Mund te jete kaq i holle tregimi ?

Perkthyesja mund te kete ndonje ide !

Grz, Ana.

lumidrin,

nuk eshte e thene qe ata burra te jene se s'ben te martuar e te kene lene grate ne shtepi. Por tek e fundit, nuk shoh ndonje te keqe, qe njeriu here pas here te ndjeke pasionet e veta, ndonese s'jam shume dakord me kete punen e gjuetise.

dikur, nje miku im, shume i dhene pas gjuetise me rrefente eksperiencat e veta te para, ngurrimin per te qelluar, keqardhjen ndaj prese, dridhjen e dores, po pastaj, me te kaluar heret e para, duke ndjekur dhe instiktin e brendshem te njeriut, ndoshta paksa primitiv, pervoja ben te veten dhe pasioni edhe me i madh. Por sic thote dhe Hunteri me lart, gjithe ceshtja eshte tek nuhatja, tek ndjekja, tek tensioni qe krijohet ne pritje te prese.

Nuk mendoj qe mungon figura e femres ne kete tregim, packa se Mopasani e ka dhene permes figures se roses qe vritet e para nga gjahtari. Dhe mashkulli i saj perpiqet t'i qendroje prane, deri ne sakrifikim. Dashuri sublime!

flm per leximin.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).