Kyçur brenda
S’ është mirë të flasësh,
Memec është hyji i fjalës,e heshtur perëndia e tij...
U hapëm si dritare e erahyri nga brenda, na shoizërat. Pamë njëri- tjetrinnë zi me habi; aq pranë e prapë t’huaj, që presint’zotin në odën e miqve.
Me shiun ishin shtatzënësytë ; me shifra orët aty,Akrepat po ia ngulnin nëfyt kohës prore, pa ngut.

Nata, si kafe, na mbantezgjuar, apo dikush tjetër, një i huaj. Teori e kaosit;
Diku në Kinë është bërë, pa e ditur, një i palindur
shefi i botës, shefi jonë,për disa çaste n’ëndërr na sheh, na ka në dorë...

Na ka në dorë, na shehpa arsye, ndoshta kot..
Vetëm ai e di pse ndodh,çfarë na ndodh në kokë,Veç ai na sheh n’ëndërr,Veç ai e di pse jemi tok...
Po ne qemë vetëm, apo? Ti dhe unë, kyçur brenda,Tak,tak,tak! Hapëm sytë,
një vrundull erë në derë,
hedhur nga ai  i panjohur,
që ish perëndi e s’e dinte...



Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).