Nga Boris Vian

Zoti president
Po ju shkruaj një letër
Që mbase do ta lexoni
Po të keni kohë
Sapo më kanë ardhur
Dokumentet ushtarake
Për të vajtur në luftë Deri të mërkurën në mbrëmje
Zoti president
Nuk dua ta bëj këtë luftë
Nuk jam këtu mbi tokë
Që të vras njerëz të mjerë
Jo se dua t’ju mërzis
Por më duhet t’ju them
Se kam marrë një vendim
Do të dezertoj
Qëkur jam lindur
Kam parë të vdesë tim atë
Kam parë të nisen vëllezërit e mi
Dhe duke qarë fëmijët
Nëna ime ka vuajtur aq shumë
Sa sot është në varr
Dhe tallet me bombat
Dhe tallet me krimbat
Kur më patën kapur rob
Më kanë vjedhur gruan
Më kanë vjedhur shpirtin
Dhe tërë kaluarën time të shtrenjtë
Nesër që pa gdhirë
Do t’ua mbyll derën
Në surrat viteve të vdekura
Do të nisem nëpër udhë
Si lypës për një copë bukë
Në rrugët e Francës
Dhe do t’iu them njerëzve
Mos u bindni
Mos e bëni luftën
Mos shkoni në të
Mos u nisni fare
Nëse duhet dhënë gjaku ynë
Atëherë shkoni jepeni tuajin
Jeni një apostull i mirë ju
Zoti president
Po të më ndiqni
Lajmërojini xhandarët tuaj
Se nuk do të kem armë
Dhe se mund t’i japin zjarr

 

Përkthyer nga Urim Nerguti

[...]

12 Komente

Dicka shpejt e shpejt a shkarazi per perkthimin:

Dhe tërë kaluarën time të shtrenjtë 

"Dhe te gjithe/tere te kaluaren time te shtrenjte". ose "te gjithen, te teren te kaluaren" etj.  Typo duhet te jete kjo. 

Qëkur jam lindur
Kam parë të vdesë tim atë
Kam parë të nisen vëllezërit e mi
Dhe duke qarë fëmijët

Kam pare te ikin vellezerit e mi (personalisht do perdorja ate fjale)

Dhe femijet e mi te qajne/te qajne femijet e mi.   

Se nuk do të kem armë
Dhe se mund t’i japin zjarr

Mbase "dhe se mund te hapin zjarr".  

Por meqe ne perkthim nuk eshte ruajtur rrima abba e origjinalit, atehere mund te kishte dhe me liri ne dy vargjet e fundit qe jane teper te fuqishme ne mesazhin e poezise. 

______

Pertej ketyre gjerave te vogla, flm TC dhe U.N. per kete poezi.  Sapo mbarova nje liber te Zinn, dhe kjo poezi permbledh goxha faqe te atij libri.

Përkthyer nga Urim NerGugëll Traslejt.

Nena është ne varr: Elle se moque des bombes = tallet me bombat ?!?!?!

Dhe kjo farë makine e prishur ka marrë përsipër të përkthejë Beckettin në shqip.

Ju keshilloj të lexoni dhe dëgjoni origjinalin, kënduar nga vetë Boris Vian, edhe nëse nuk dini frengjisht:

http://www.youtube.com/watch?v=gjndTXyk3mw&feature=related

V, lexo

tiranacalling Dice:
07/04/2011 alle 09:19

E shtuam perkthimin tend ne artikull UN. Faleminderit!

un Dice:
08/04/2011 alle 00:03

Jerusalem, cela me fait chaud au coeur, vraiment.
Pak historik : kur u gdhiva ne mengjes, s’kishte as pese minuta qe ishte postuar origjinali, dhe ende pa m’u hapur syte, e perktheva keshtu lirshem fare, pa rima e pa gjera, madje i dhashe njefare karakteri gjysme popullor, duke pasur parasysh tipin e Vianit qe thumbonte majtas-djathtas. Enfin, plaisir de te relire " src="http://s2.wp.com/wp-includes/images/smil..." />

 

 

Edhe? mos duhet t'i shpie kafen e mengjesit dhe te pres sa t'i dale gjumi?

des, kena formu nje fare respekti per blogun tat, e si rrjedhoje edhe per ty. Po ti nuk besoj qe seriozisht iu rri peranash kesi pordhesh mengjesi. Nqse po, do m'duhet me riformatu menimin.

vetevendosje, personi ne fjale as kafe kerkoi, dhe as des-it nuk i kerkoi qe nje koment tek blogu i tij, ta marr des dhe ta ve me vete, e qe pastaj te dale ketu ne ppu automatikisht sic dalin prurjet e blogjeve ne peshk, dhe qe pastaj te komentojn/me sic na ka enda.   

As mua s'me kerkoi te te drejtohesha ty, por meqe u ndodha smiley.  

Si perkthim, sic isha marre shpejt e shpejt ne postin e pare, ka vend per permiresim.  Por po ta kisha lexuar ate post te U.N, s'do isha marre me te.  

Si Vian, apo si tematike "dezertori" ... sa shume mund te ishte diskutuar e shkruar.  

Hélas, alas, me keqardhje etj etj etj.

Nuk e di nese vertet duhet te pergjigjem, se kam frike mos shkoj me larg nga ç'dua, dhe keshtu, ne distance dhe pa perballje, nuk ma ka qejfi.

"Si Vian, thoni ju, apo si tematike "dezertori"... Po pra; po, pikerisht Viani ku ishte ne prurjen e ketushme? Madje jo Viani, por saktesia minimale, qofte edhe per nje artiukull gazete. Franchement, siç thone francezet: j'ai vu partir mes frères=pashe te nisen vellezerit e mi? etj, etj. 

Nuk kerkoi kafe, thoni prape ju, dhe si per shfajesim na sillet nje "korrespondence" sekrete ku "personi ne fjale" pohon se sapo ishte zgjuar dhe iu fut, ashtu pergjumesh, perkthimit te Vian-it, dhe e beri edhe pak "popullore". 

Por ashtu si tek filmi i famshem, "kafen" une e thashe per delikatese, sepse mund te thoja metode te frengjishtes apo fjalor frazeologjik. "Personi ne fjale" nuk me eshte, per fat te keq, dhe aq i panjohur (jo personalisht flas); dhe kam pershtypjen, e s'jam i vetmi, se "u futet" shume gjerave (Borges, Rosales, Pamuk, Camus, ?!?!) ashtu si pa u zgjuar mire. Pergjumjen gjuhesore pa teklif e ka ndoshta gjendje te vazhdueshme. Nese po, atehere gjynah, vertet, qe nuk kerkon kafe.    

Ne kete blog ne kohe te "lashta" dhe pa fushate, kemi bere "sherre" perkthimi sa te haje dreqi, edhe me personin ne fjale.  Dmth fenomoni s'eshte i panjohur smiley

Por korrespondenca nuk eshte sekrete.  Pa e komplikuar shume me teori konspirative (ku eshte Rav keto dite te bekuara meqe ra llafi?) me duket se TC kishte si prurje origjinale videon e kenges.  U.N postoi/komentoi ne blogun e TC.  TC vendosi ta perfshije komentin e U.N. ne prurjen kryesore, nga ku doli automatikisht te peshku.

Po te klikosh tek linku origjinal (TC) shikon dhe videon, dhe korrespondeca jo-sekrete e bere aty.

Kaq e thjeshte, vetevendosje, te pakten rasti ne fjale.  

Ndjese se u zgjata goxha, por sic i thone nga nahija e cuces Coppola thjesht me keqardhje qe Vian perfundoi "Lost in translation" dhe kshu gjonash smiley.

Nuk ishte nevoja te ma shpjegoje (po kaloj ne njejes edhe une) gjenealogjine e ceshtjes, sepse ishte aq e thejshte sa ta kisha kuptuar, per me teper qe kisha shkuar e pare tashme ne TC (por pasi e vura edhe une videon e kenges origjinale te komenti i pare). Me duket se nuk ndryshon gje. Personalisht, "perkthimin" pergjumesh ne kete rast dhe dergimin e tij e shoh si simptome, pra me rrenje me te thella e dege me te largeta. Nje Vian "lost in translation", hajde s'ka problem; por si eshte puna me aradhen e autoreve te siperpermendur (te cileve harrova t'u shtoj Herta Müller, Mishima), koherenca perkthimore ne zgjedhjen e te cileve eshte tejet e mistershme, perveç ndoshta faktit qe jane "nobelista" dhe/ose autore "qe ecin". 

Sa per sherret rreth perkthimit, ato i kemi bere ndoshta te gjithe, dhe, siç thote Descartes, sont la chose du monde la mieux partagée, te pakten ne kafenete e Tiranes. Por kjo s'na ben te gjitheve perkthyes.    

Aha, ketu e ka fajin zakoni im i keq, qe ne shumicen e rasteve merrem vetem me shkrimin/prurjen ne fjale smiley.   

Me tej, per cdo aradhe preferencash se perkthyesit, apo cdo perkthyesi, ka dhe aradhe preferencash lexuesi.  Perkthyesit ne fjale nuk ka rastisur t'i blej ndonje perkthim, qe te kem te drejten t'i them "mor po ti, c'me prishe gjumin me kete pacavure", apo "bravo te qofte, hallall leket e harxhuara."  

Keshtu qe aradha e komenteve mbetet thjesht ne aspekt deshire, ose mos-deshire per nje prurje apo nje tjeter smiley

Dhe me kaq, dikutimi mbyllet!

Gjykim i pezulluar, sine die, pra subjektivizem nga te gjitha anet. Rrofte demokracia e deshirave! 

Po thua te kene kaq pak lidhje deshira dhe gjykimi?  

E mbyllem a s'e mbyllem?  

Se si u mbyllka me pyetje ne fund? Apo sine die edhe pergjigja e pyetjes smiley.

(Ne pezullim e siper) :

Deshira e gjykimi ta kene nje e te pandare.  Por kjo e fundit, sic thashe varet pakez edhe nga rrethanat smiley.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).