Lexova rastesisht nje artikull te dates 16 Shtator tek Shekulli rreth nje ligji te ri qe po debatohet ne kuvend rreth incentivave per te nxitur investimet e huaja ne Shqiperi. Sipas projektligjit:

…mbrojtje të posaçme shtetërore të përfitojnë të gjitha ato investime e huaja që kanë një vlerë më të madhe se 10 milionë euro.

Me-i-llaf, ne qofte se nje biznes i huaj (me vlere me te madhe se 10 miljon euro) eshte ne proces gjyqesor ne Shqiperi, dhe çështja shkon në gjykatë;  avokati i investitorit te huaj që ka marrë statusin e mbrojtjes së posaçme shtetërore zëvendësohet nga zyra e avokaturës së shtetit.

Me-i-llaf-tjeter, shteti merr persiper “mbrojtjen e posacme” (nepermjet organeve “te posacme” te paidentifikuara ..dhe strukturave “te posacme” te paidentifikuara ..per arsyje “te posacme” te paidentifikuara) te biznesit te huaj.

Me-i-llaf-tjeter-tjeter, biznesi i vogel vendas (qe puneson pjesen me te madhe te popullit), po pati nevoj per mbrojtje ligjore, t’paraqitet tek avokati i lagjes.

Shtrohet pyetja: Si do e nxisi investimin e huaj nje ligj i tille?  Dhe me e rendesishme; cfare investimi te huaj nxit nje ligj i tille?!  Pavaresisht se s’ja thek mire nga ekonomija, kam lexuar me nja 2-3 vende qe investimi i huaj nxitet me mjete te tilla si:

- ulja e tarifave
- ulja e tatimeve me afate te caktuara
- lehtesimi administrativ i marrjes se licensave te duhura
- …etj

Ndersa nje ligj si ky qe po propozohet ndjell vetem korrupsjon, interesa te vecanta, biznese te pista (ketu e kam fjalen edhe per kompani te dyshmta me lidhje te dyshimta, por edhe per ato lloj biznesesh qe krijojne ndotje ambjenti).  Nejse, …po e nderpres me kaq se filloi Big Brother.

7 Komente

 Eshte e sigurt se te lexosh "Shekullin" zakonisht je nje shekull larg informacionit. Por te fillosh e ta perkthesh ate me kete lloj gjuhe urrejtjeje eshte mendesi tipike diktatoriale. Turp per autoret qe e futin ne editorial.

Askush nuk ve ne dyshim qe kemi ndofta qeverine me te korruptuar ne bote. Por perhapja e te pavertetave eshte te mbjellesh edhe me tej kaos dhe ti hapesh rrugen anarkise totale ose zgjidhjeve diktatoriale.

Nuk mund te ndodhe qe propozimi i nje ligji kaq te rendesishem qe eshte aprovuar nga strukturat e BE te mund te jete kaq i papergjegjshem. Per rrjedhoje i papergjegjshem eshte autori.

 

Mendesi diktatorale do te thote te paraqesesh ne parlament ligje qe demtojne biznesin vendas dhe shtojne burokraci duke krijuar struktura te tjera ligjore mbi strukturat ligjore qe ekzistojne.  Sidomos kur e ben ate kategorikisht -- "bizneset me mbi 10 miljone dollar."

Kush do vendosi nese biznesi X apo Y ka nevoj per mbrojtje te vecante?  Sigurisht ai burokrati i korruptuar qe mbush xhepin nga biznesi X apo Y.  Kush do e mbroj biznesin X apo Y ne gjykate?  Po ata gjykates (te korruptuar) nga te cilet ky ligj po mundohet ti mbroj.   

Nejse s'jam gazetar, jam bloger. Shkruaj mendimet e mija per ate qe lexoj.  Po s'te pelqyen mendimet e mija, jep ato asnjaneset e tua.  Pra, ne vend qe te akuzosh per krijim mas-paniku, informo popullin ashtu sic duhet.

i dashur, po si interesoi be se ai ligj, kujt do ti interesoje? per ti rene shkurt, be thjesht ka then "beje ligjin" sala-yes-sir-berisha e miraton direkt, pavarsisht se esht antikushtetues!

Imagjino sikur te thoshte ligji thjesht "mbrojtje të posaçme shtetërore të përfitojnë të gjitha ato investime që kanë një vlerë më të madhe se 10 milionë euro". Prapë do ishte antikushtetues dhe idiot. Sepse nuk mund te thote një shtet demokratik haptaz qe ca subjekte jane me te mbrojtura se te tjerat (në realitet, ca subjekte janë kudo më të mbrojtura se të tjerët.... po të paktën nuk është ligj). 

Lere pastaj te shtosh ate kualifikimin "te huaja"... eshte si ti thuash BP-se, hajde bej qejf ketu. Merr ne pune ke te duash (nga 10 deri ne 100 vjec), hiqe nga puna kur te duash, dhe mos e rruaj fare per asgje. 

E pare nga ana ligjore, duket sikur ligji ne fjale qe merr ne mbrojtje te veçante bizneset me 10 milion euro , bie ne kundershtim me nenet themeltare te Kushtetutes.  

mbrojtje te vecante ndaj kujt?

 

ndaj punetorit qe ka lene nje kembe ne makineri e ishte punesuar ne te zeze?

ndaj biznesit te vogel shqipetar qe i ka orfuar nje mall apo sherbim e nuk eshte paguar?

ndaj organeve tatimore se nuk ka paguar TVSH apo doganat apo sigurimet shoqerore te punetoreve?

ndaj shteteve te huaja qe kerkojne sekuestim te pasurive se i ka vjedhur diku ashtu pa e kuptuar?

 

Cfare eshte debatuar ne kuvend?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).