Vendimi i Bashkimit Europian për heqjen e vizave për Bosnjën dhe Shqipërinë mbushi me gëzim zemrat e shqiptarëve kudo në botë.

Atmosfera e festës mbërriti deri në sallat e lindjes së maternitetit “Fëmija i Demokracisë” ku u regjistrua edhe ardhja në jetë e fëmijës së parë pas liberalizimit të vizave.

Dilenver Hoxha dhe Pirhamide Mermeri, dy prindërit e vogëlushit deklaruan se janë të lumtur që lindja e djalit përkoi me këtë ditë të madhe dhe ja dedikuan lindjen reformave të krevatit.


Mjekët u shprehen se procesi i lindjes ishte konform kërkesave dhe standarteve europiane dhe gruaja ishte treguar mjaft e hapur me ta.

Interesante ishin edhe variantet që kishin menduar prinderit për emrin e vogëlushit.

Dilenver Hoxha dëshironte që femija të mbante një nga këta emra: NATO, OSCE ose DORIS. Ndërsa Pirhamide Mermeri dëshironte që tja vendoste Pension, Inflacion, Korrupsion.

Në lokalin “Aligatorili” pranë maternitetit me inciativën e mamisë që priti fëmijën u shtrua një darkë pune, ku të dy palët negociatore vendosën të linin mënjanë mosmarrveshjet martesore dhe të mendonin për kauzën e përbashkët.

Si rezultat fëmijës ju vu emri Liberalizim, shkurt Zimi për të përkujtuar këtë ditë të madhe për kombin tonë dhe atë të Bosnjës.

Kryeministri Berisha menjëherë ka dërguar telegram urimi për të kërkuar ndjesë që nuk ishte i pranishëm për të prerë kordonin e inagurimit por premtoi se do të shkonte të vizitonte Zimin e vogël sa më shpejt të ishte e mundur.

Zimi solli një gëzim të vecantë familjar pasi e ëma Pirhamideja kishte dështuar në lindjen e një tjetër fëmijë, të cilin kishin menduar ta quanin Status.

7 Komente

 smiley

kete e keni qare

smiley

 Oh, ç'u 10-va tu qesh. 

smiley Me pashaporte biometrike doli ky?

Si te lire si ne burg,si me viza e pa viza ,ndokush kry.ar se kry.ar mbetet.Idotllek....

Ec Milani aty sot, tre gola.

Edhe si ndeshje nuk ishte e keqe.Ai suedezi bosnjak  gabel eshte force e natyres..... smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).