Greta,
arrita vitin 9999
duke t’kërkuar
ku je, pra,
këtu njerëzit
kanë humbur djegësinë e urthit
dhe vetinë e bukur
të keqkuptimit,
nuk merremi vesh,
unë ende kam në fyt
halat e fjalisë së fundit,
nga ato ciniket që thuhen veç në telefon
dhe më pas kumbojnë
në kufjet e kafkës.
vrazhdësia kujton
se është e sinqertë
dhe unë u mundova
të jem sa më i vrazhdë
siç bëhen njerëzit rrugës 68,
rrugës terse
me njëmijë mace të zeza limuzinash.

celulari u mbyll si sarkofag
brenda kthinave të gjoksit,
nata ra herët nëpër xhepat e mi,
në shpatet e pjerrët zunë gurët rrokullimën,
ngadalë filloi të bjerrej piramida, më pas
shumë metropole u rrënuan,
brehej nga minjtë Koloseumi, Akropoli,
ndërsa zmadhohej qyteti yt i mungesës,
mëhallat e pjerrëta të pandehmave,
etja në sheshet pa çezma shpjegimi,
pa një curril të hollë lajmi
këputur nga era orë e çast,
me qerpiçë dyshimesh
avllira kopshtesh të ndaluar,
xhama opakë dhe hekur i rrahur dantellash
syplumbe që stërpikin
lagjet teutone.
gllabërojnë tokat e mungesës
hapat e mi prej Pahomi,
lakmitë për territore
bosh
pasuri të paluajtshme, troje, porta që thonë s’ke, s’kee...

pak përsiatje
pas dështimit bën më mirë, thonë, se nikotina
dhe tymi
për nënshtrim revoltash dihatëse
të diafragmave
me djegie të brendshme,
ja, trishtimi i jetës qenka lëng fizik, fillova,
ne sfungjerë, shok me oktapodët, yjet,
dhe mu duk interesant fillimi
si një frazë e ardhshme parazite,
alibi e mrekullueshme,
shpellë me lagështi të sìgurt’.

si bën shkurti që thëllimin
marsit me plaka mardhur ia çon?
një ofshamë nga Alaska
më hyri si brymë në mushkri,
tri plaka me shkarpa ngarkuar duke thurur çorape dhe lutur avgjitë
më sollën frikë,

frikë për ty, Greta,
edhe pse gjithë ekuacionet
dhe numrat e thyer thonë që je mirë,
ndaj flas, se fjalët janë gjethe
që fshehin aq bukur burbuqet e frikës,
në acar të marsit shoh lulet që çelën mes kurtit dhe shkurtit
dy bajamet binjake bojë rozë,
fat’ i çdo petaleje, them, qenka të bjerë
si plasaritjet e kohës
nga portreti yt
që frikoplasti i drojes sime
s’i ngjiti dot mirë.
(prap më sollën tek ty,
s’më habit më
tradhti e fjalëve
të korruptuara qyshkur).

9999-shave fytyrësheshtë
si ish moda e ekraneve
u shpjegova
që mollzat tona janë argjila
më të forta
se diga Hoover,
por ndodh që çahen ndonjëherë,
edhe pse
lotët e botës jane sasi konstante.
samsung,
japonishte e gjermanizuar.
për mua kish shkruar Homeri i tyre
thembrën ma panë gjithë kureshti
kërkonin plagën e një gozhde të vjetër,
siç duket
s’kishin dëgjuar mirë për çizmet tona.

njëzet shkaba të thinjura mbi rërë
më kujtojnë kohën nëpër fytin e ngushtë,
kuarcin e faktit të thjeshtë
që nuk do shihemi më
dhe që metropoli i mungesës tënde
do brehet si kore e thatë koloseumi,
Spartakët do zbresin me litarë pjergullash,
do më kujtojnë Valeriet e botës,
gladiatorë libianë me muskuj të verbër
seksin me skllavet që kockat t’i zbraz,
t’i lodh gjymtyrët, kryqet,
dhe gjysëmhënat
njëzet shkaba të thinjura që presin
mos i thërresin që lart për Prometeun
më panë mospërfillëse,
s’denjojnë
copa copë t’ma bëjnë mëlçinë,
(as zëmrënë),
kjo më trishton, kujtoja
se frika për ty më bënte pikant,
ndihesha si i mbrojtur nga frika,
i siguruar.
rëra e kohës
zbret gypat e qelqtë të veshkës mes dhjamit të frikës,
ther koha
Greta,
tash veç mpirjes i besoj.

* (citim i S. Beckett, nga “Duke pritur Godonë”)



5 Komente

Greta

Greta,
arrita vitin 9999
duke t’kërkuar
ku je, pra,
këtu njerëzit
kanë humbur djegësinë e urthit
dhe vetinë e bukur
të keqkuptimit,
nuk merremi vesh,
unë ende kam në fyt
halat e fjalisë së fundit,
nga ato ciniket që thuhen veç në telefon
dhe më pas kumbojnë
në kufjet e kafkës.
vrazhdësia kujton
se është e sinqertë
dhe unë u mundova
të jem sa më i vrazhdë
siç bëhen njerëzit rrugës 68,
rrugës terse
me njëmijë mace të zeza limuzinash.

celulari u mbyll si sarkofag
brenda kthinave të gjoksit,
nata ra herët nëpër xhepat e mi
                                                                        

pak përsiatje
pas dështimit bën më mirë, thonë, se nikotina
dhe tymi
për nënshtrim revoltash dihatëse jane

Kam frikë, frikë për ty, Greta,
edhe pse gjithë ekuacionet
dhe numrat e thyer thonë që je mirë,
ndaj flas, se fjalët janë gjethe
që fshehin aq bukur burbuqet e frikës
se frika për ty më bënte pikant,
ndihesha si i mbrojtur nga frika,
i siguruar.
rëra e kohës
zbret gypat e qelqtë të veshkës mes dhjamit të frikës,
ther koha
Greta,
tash veç mpirjes i besoj.

 

An wonderful love poem!

 Shume e bukur Em, shuume e bukur! Mund ta krasitesh pak per ta bere me kompakte, por prape me pelqeu shume.

Kjo eshte pjesa qe me pelqeu pa asnje rezerve:

 

frikë për ty, Greta,
edhe pse gjithë ekuacionet
dhe numrat e thyer thonë që je mirë,
ndaj flas, se fjalët janë gjethe
që fshehin aq bukur burbuqet e frikës,
në acar të marsit shoh lulet që çelën mes kurtit dhe shkurtit
dy bajamet binjake bojë rozë,
fat’ i çdo petaleje, them, qenka të bjerë
si plasaritjet e kohës
nga portreti yt
që frikoplasti i drojes sime
s’i ngjiti dot mirë.
(prap më sollën tek ty,
s’më habit më
tradhti e fjalëve
të korruptuara qyshkur).

 

Hej, fellas, FLM per komentet. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).