Lotuar

Në kët' banesë tash pushtuar
prej flatrash t’thara, folezash t’bardha,
- shpina juaj - e vetmja syprinë ku
do t’kishim dashur t’epeshim e prapë
e vetmja ku dot s’do t’ishim pështetur
do t’kish qenë - shpina juaj - ajo çka
do t’mungojmë përjetë siç orët
mungojnë çastin kur kurdisen tok.

Mbi një mijë shpina t’gabuar
do t’qajmë me shpresën të qëllojmë
shì atë tuajën dhe shpina juaj një mijë
gabime do t’bëhet që t'qëllojë lotët
tanë e ksisoj pambarim gjerkur lojërat
t’mbyllen - veç me një shpinë
të njomur - veç me një akrep
ligsht në kët' sahat' ngujuar.





3 Komente

Poezi shume e bukur. Nuk e di por "shpina" gjithmone me ka intriguar si detaj dhe ti e ke perdorur mjeshterisht. flm

per analogji, kujtoj nje detaj nga kadareja ku flitet per fuqine shpehese te qafave te viktimave gjate luftes 2 B, te cilat i turbullonin vrasesit me shume se fytyra.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).