(Këngë konfidenciale korçare)

 

Nga Andi Kola, Leart Zaimi, Arber Kananaj [pseudonime ;-) ]

 

 

 

-          Këtë shkrim po e shkruajmë se na do trapi mo. Se ti je rrogëtar mo rrokstar.

-          Ti trap je, trap do, se ti trap je i gjithi

Me këto fjalë iu drejtuan njëri tjetrit dy përfaqësuesit e frymës së re qytetare në partitë tona. Po ky ishte vetëm fillimi. Historia vazhdoi mbas emisionit, kur dy personazhet u ulën qetë qetë te kafja e topit, ku kafja vazhdon të jetë treqind lekë, se ëndrra vazhdon. Aty në kafe, dy personazhet pyetën Rudinën me zë të ëmbël “Si dolëm?”. Gjatë pirjes së kafes Naimin e mori Luli, që i tha “Hanki, kur the, më do trapi mo, e nënvizove se je ndryshe, se po më marrin këta të ambasadës pink. Ta konsiderojmë coming out? Se edhe unë jam ndryshe”.

Koordinatori i fushatës kërkoi leje për të vajtur pak në banjo që të rregullonte flokët e shpupurisur me dashje, pas vrapit vajtje ardhje deri të çadra që është dyzet metra larg. Pasi erdhi nga banja, koordinatori i tha Rudinës “këtu unë ia fus Ramës, se ai nuk i shpupuris dot flokët, sado që të shqetësohet”.

 

Interval i logjikës kantiane

Meqenëse te çadra e PS nuk ka mundësi ta ketë vënë Berisha bombën, se çfarë do i interesonte Berishës që të vinte bombë te PS, i bie që edhe te shtëpia e Çanit, të mos e ketë vënë Edi Rama, se as atij nuk i intereson. Sipas logjikës kantiane, bombat i ka vënë koordinatori i fushatës, në bashkëpunim me Zhejin, që është njeriu i vetëm që ka kasetën e “Arturo Ui” në shtëpi. Koordinatori dhe banda e tij nuk kanë asnjë alibi, se gjatë vënies së bombave, ai nuk ishte live në televizon. Këtu intervali mbyllet dhe kalojmë te politika e brendshme.

 

Në Amerikë

Pas vendosjes së bombave, nuk mund të mos vihej re shfaqja e një njeriu që flet kinezërira, dhe pse me origjinë japonezo-meksikane. Bëhet fjalë për ambasadorin shtatshkurtër të një vendi shtatgjatë, Sandër Frangaj. Sandri, pasi vizitoi çadrat me bomba, hodhi dhe vetë një granatë, dhe ftoi dhe Çashkun që të hedhi dhe ai ndonjë shashkë. Çashku nuk pranoi, dhe Sandri i gjuajti me shpullë surratit. Më vonë, Çashku u justifikua duke thënë, se kishte dalë vetëm për mbrojtjen e piramidës, që ia kishte premtuar Luli.

Sandri, në një leksion që ia dha Ed Shalsit dhe Blend Klosit, u shpreh se hedhja e bombave shënon demokraci dhe pluralizëm. Një bombë te PS, një bombë te Çani, pra një me një, të shohim pjesën e dytë si del. Ndeshja mund të shkojë dhe me penallti. Sipas Sandrit, bomba hedhin dhe në Amerikë, e si ka gjetur gjë, të gjithë janë të shëndoshë si buçko.

Kundërshtimeve të gazetës “Shekulli” Sandri iu përgjigj duke ndërprerë marrëdhëniet seksuale me këtë gazetë, se ashtu i do trapi mo.

 

Kapitulli intelektualët

Intelektualët në fakt i mblodhi Naimi. Vetë Naimin e ka mbledh parja, që për habinë e askujt, e zotëron Luli me Salën. Mesazhi për intelektualët erdhi në formë SMS-je te numri i punës: “Ju që jeni të punësuar, ose që keni një të afërm të punësuar, ose keni nevojë për shërbime shëndetësore, ose që doni një vizë jashtë shtetit, ose që doni të mbijetoni në këtë botë të egër, plot bomba dhe aksidente, ose që doni të dilni në TV, ose që e keni emrin Çashku, jeni të ftuar të vini me detyrim në mbledhjet që bëjmë pasdite me shokët. Në mbledhje do të ketë vetëm një kamera. Pyetjet do t’i gjeni në një fletë me emrin tuaj sipër, dhe me një kartë AMC brenda, mbi karrigen ku do të uleni. Jeni të lirë të visheni me rroba të bukura, se do të dilni në TV(SH). Vetëm dy prej jush mund të ruajnë një pamje rebele, me flokë të shpupurisura dhe me jakën zbërthyer. Të tjerët të vijnë të kollarisur, me kostumin që iu kemi dhuruar për Shën Valentin. Ata që kanë ankesa, ta flasin një herë me familjen, dhe ta konsiderojnë dhe një herë. Me respekt. Grupseksioni Kamëz”.

Intelektualët janë futur në një garë, se kush bie më shumë në sy për mirë. Deri tani në pol-position është Roland Lami, që ka qenë vetëm si dëgjues, dhe që mbron intelektualët pjesëmarrës te Njuz 24. Mësohet që Naimi, mund t’i japë një rrogë shpërblim, me rastin e fitores.

Pyetjes se pse i duheshin intelektualët e trapit, që nuk i dëgjon asnjeri, se janë rrogëtarë dhe rrokstarë, Luli iu përgjigj “Kot mo, për të tall trapin mo”.

 

Fitorja e Lulit

Fitorja e Lulit është marrë vesh që në 28 prill, dy ditë mbas lindjes së Jurit, një njeri i afërt i Andi K. Fitorja e Lulit nënkupton eleminimin e argumentit në debat, dhe futjen arrogante të trapit si mjet lufte. Bashkë me Lulin fiton gjithë ekipi i Tironës së viteve 90, që s’ka lujt as në kombëtare. Bëhet fjalë për kapiten Alimehmetin, që është si baloz deti, dhe për Fortuzin, i ashtuquajturi zogu vogël, se zogun e modh e kemi mbret.

Fitorja e Lulit sjell menjëherë bashkimin e ambasadës amerikane me atë holandeze në luftën kundër medias së lirë. Intelektualët mbas fitores së Lulit ia shtruan me të ngrënë e me të pirë në Petrelë, ku ka fituar Ylli. Ahengu vazhdon. Edi Rama ngeli si legen.

 

Fati i medias

Shekullin e blen Samir Mane i QTU-së. Topin e blen Gime Bjondi i Red Bullit. Partizani shkrihet. Dinamo bie nga kategoria. Saktivistën e blen ALUIZNI dhe e shndërron në blog privatizimesh për komunën Paskuqan. Peshkupaujë blihet nga Çomët, dhe Xhaxhai ndërron linjë mendimi. Partinë Socialiste e blen Ilir Meta me lekë në dorë. Hysni Milloshi vazhdon të akuzojë nga TVSH-ja që i kalon me tapi familjes Zheji, që fillon të instalojë një projekt zhvillimi turistik. Koço Devole, Filip Çakuli dhe Agim Bajko rifillojnë tregtinë e drogës me Italinë dhe Zvicrën. Afërdita Zonja bën joint venture me Liljana Kondakçiun dhe Zhuljeta Jorganxhiun dhe Jorgo Papingjin, dhe po ashtu merren me narkotrafik.

Erisa Xhixho bëhet kryetare e LSI-së dhe e G99, si dhe bëhet Rektore e përgjithshme e çdo Universiteti, me ça i përmban pragu. Luzhiana vazhdon aventurën e saj në kombinat. Ëndrra vazhdon.

[...]

24 Komente

smiley E paski qare. Po ate titullin e asaj kenges se tmerrshme konfidenciale korçare smiley c'e deshet?!

 shyqyr qe ekziston humori !

+ formati i kolorizuar i artikullit duhet shpallur si format i detyrueshem per te gjithe ata qe shkruajne artikuj Tongue 

smiley

i dopjo nga une cunave smiley

 Koco Devolle, Filip Cakulli dher Agim Bajko rifillojne tregtine e droges me Italine dhe Zvicren.

smiley

Erisa Xhixho bëhet kryetare e LSI-së dhe e G99, si dhe bëhet Rektore e përgjithshme e çdo Universiteti, me ça i përmban pragu

smiley

Kush nja ju ja ka kenu kyt kong Erises mer? smiley

kta mer smiley

Fa nta sti ke!!!

smiley

Mua me 10 kjo "mo"-ja finale.

“Kot mo, për të tall trapin mo”.

smiley

shume e bukur po nuk e kupt pse Luca. me falni per ndoshta injorancen e shprehur me fjale.

sa mire qe kemi saliun ne krye, finisterre, e i kontrollon vete kenget e festivalit. ueee, cfare kojke. gay punk. po trash out trash punk, kishte edhe pak rep.

Te qeshesh a te qash, se kjo panorame satirike pershkrun shume mire situaten...Cirk i madh palacosh eshte bere.

Ky strukturimi me nentituj, si i huazuar me duket.

 

E forte fare . . .

 

hallall cunave !

 

5*

 ooo sa kom qesh, .......sa kom qesh.....

cuna vetem saktivisten mo na e shisni smiley

UNE PER VETE I UROJ MIRESEARDHEJNE NE KETE DYNJO ATIJ QE DO NIHET GJITHMONE ME EMRIN "CUNI KANANIT" KANANAJ, mo.

Sa per titullin nuk di c't'ju them. Varet se sa me paguni qe mos t'i kallxoj Luces. Perndryshe kur te kaloni te lokali i tij me rock pylli, ai do ju beji tatuazh nje trap mo.

I dhashe i 5ce Megjithese se titulli me ngateroj pak smiley

Keta cunat ( dhe gocat) e Saktivista po me pelqejne gjithmon e me shume

me leje... ? po gocat pse i fut ne kllapa ti toko smiley

 Krahasime reale ne kohe reale.Ju lumshin doçkat te treve....

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).