Manë
Ndoshta pikërisht taniti fle në Pekin apo të vjen gjumëkur shiu kullon nga strehët e derdhetmbi truallin para dritares së zyrës a dyqanitnë Tiranë; ndoshta tani pikërisht unëtë shfaqem turbull në ëndërr a në xham,si hije a avull që përplaset butë e thyhetnjëqind copash, asnjëra njësoj, e dritathyhet bashkë me to, pafundësisht ndrysh’ e ti kthehesh në anën tjetër apo fërkon sytë,qerpikët e veshur me plazmë tjetërkundi,me frymën që dikush tjetër sapo e nxjerr,të ngrohtë e të avullt si bukë të valënga thellësitë e furrës së ndezur, E nxjerr, e sheh shkurt si ngrin e pastaj tretet në miell pa ngjyrë,ndoshta shikon qiellin pa dashur,të errët, pa yje apo të vranët me re,për të thithur pastaj sërish, si në gjumë,manën që bie nga lart si borë pa ngjyrë, si ëndërr e dikujt tjetër, si shikim mbushurnga puse të bardhë me bërthama,diku në Pekin a Tiranë... 


nga  Andrra L.









3 Komente

aaaajjjjjj ajaj. jazëk kush thot se nuk shkruhet poezi cilesore ne shqip keto kohë.

dakort me parafolesin

Andrra po na ben me andrru... mrekullisht bukur. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).