Njerëzit gjithnjë e më shumë po përdorin telefoninë mobile. Me futjen në tregun masiv të telefonave të mençur (smartphones) u hapën edhe rrugët e marketingut mobil. Sikurse që para dy-tre vitesh flitej për mediat sociale dhe mundësitë që i ofroheshin shkencës së marketingut, ashtu edhe marketingu mobil është bërë temë studimi i marketerëve të cilët tentojnë ta kuptojnë këtë lloj të ri konsumatorësh dhe si të arrijnë më lehtë deri te ta. Lajmi për zbritjen e çmimit të SMS porosive pas 15 vitesh bëri që të flas sot për këtë temë. SMS është aplikacioni më i përdorur për komunikim, ndërsa teknologjitë si MMS apo Bluetooth dhe sidomos aplikacionet nga sistemet operative si iOS, Android, Windows Mobile… ofrojnë mënyra më interaktive që përdoruesit i bën të orientohen në aktivitete non-voice. SMS fushata e parë masive në Amerikën veriore u lansua nga ana e kompanisë Labat Brewing në vitin 2002. /burimi Marketerët mobil këtë medium duhet ta trajtojnë si unik, por të integruar në marketingun miks duke identifikuar taktika relevante. Porosia duhet të dizajnohet në atë mënyrë që të përfaqësojë call-to-action dhe me këtë të maksimizojë interaksionin. Prandaj mesazhi duhet të jetë sa më shumë i thjeshtëzuar por të ketë vlerë, mu [...]

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).