Marramendje
nga Lindi S.
Tutje-tëhu
vet-vetes lavjerresh
Të lidhem përfund
e ti marramendesh

Nuk ndal as atje
nuk rri as këtu
veç sillesh përsillesh
tutje-tëhu

Merrmë me vete
pa ditur për ku
një kalë i djersitur
na sjell prapë këtu

Nuk di, në jam gjallë
nuk di, në je vdekur
mbetëm mes botësh
udhëve patretur.

2 Komente

!

Kenga e Dhoqines

Diten e Pashkes ne dreke
Sec u therr nje ka ne fshat
Vajta e mora nj’oke mish
Dhe e hodha ne kusi
Te mar nje kecu te zi
Me vrap dolla ne avlli
Te me cpiket nje stihi
Me vrap m’u hodh ne kusi
Me helmoi djemt e mi
Nente djem e nente nuse
Te nenta me djem ne duar
Nente djepe c’mi permbyse
Nente paje c’mi zhurite
Nente dyfeke c’mi shite!
Kostandin, te arthet gjeme
Martove Dhoqinen lark
Lark e lark merguar
Tre male kaptuar!
Diten e Pashkes se madhe
Dhhoqina na hidhej valle
Kostandini u ngrit nga varri
Rrasa iu be kale
Balta i u be shale
Vrap e vrap te Dhoqina
“Mire se erdhe, o im vella
ne ke ardhe per te mire
te vishem si gjeraqine;
ne ke ardhe per te keq
te vishem si kallogre”
“Jo, moter , sikunder je”
I hipi ne vithe kalit
Zoqte udhes, thoshin:
“Cili – viu, viu-viu,
Kush ia ben, ia ben vetiu,
Kini par’e s’kini pare!
Shkon nje zogeze bishtbardhe
I vdekuri me te gjalle
Vete gjen te der’ e kishes,
“Ike moj Dhoqine,
Se kam pune n’ajo dhime
Se aty e kam shtepine”
Vate gjer te dera
Cek-cek ne porte
“C’je ti qe kercet ne porte?
Mos je bushter, e murtaje?
A mos je zonja murtaje
Qe me hengre djemt e mi?”
“Hap, moj nene, derene,
Jam Dhoqin’ e veteme!”
Me cin’erdhe, moj Dhoqine
“Un’ arce, me Kostandine”
C’Kostandin, moj t’arthte gjema?
Kostandini i vdekure,
C’ben tre vjet pa treture?”
Nje ne prak e nje ne dere
Plasne si qelqe me vere.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).