Mbi muzikën  - përsëri (1) It’s only rock’n’roll but I like it. ________________________________________ Patëm folur pak për mediokritetin që na ka pushtuar këto…le të themi këto 120 vitet e fundit edhe, më në veçanti për habinë ( time ) mbi faktin që nuk po na dëgjojnë veshët akoma një album a një skenë të denjë për këtë emër. [...]

3 Komente

Kisha kohe pa lexu dicka me ajer te tille. smiley

Shiko, vertet Eight days a week u shkrujt per swimming pool, por si per dreq, motivimi nuk ka te beje fare me produktin, pra nese ky i fundit eshte art cilesor apo jo. Kjo ndodh edhe me letersine, madje me letersine e madhe fare fare (klasiken, qe i ka rezistu kohes). Me duhet me shtu se krijimet me te sinqerta, me shpirterore, me shqerrore etj etj nuk garantojne si rregull cilesi arti. Weird, but true. Dhe ketu me jepet rasti me vene ne dukje brockullat qe shoh mese nje here ketu te kjo faqe, qe e barazojne cilesine e nje krijimi me sinqeritetin apo dliresine. Sinqeriteti i perceptuar mund qe eshte nje premise per vlere, por kurrsesi vlere.

E rendesishme eshte me kuptu qe njeriu i merr gjerat me package (rregull absolut ky, kjo shpjegon edhe gjithe marketing science and its big big money), dhe ne gjerat per te cilat flet ti, pjesa kryesore i perket persones se artistit. Duket kshu jemi gatu si specie.

Gjes emigrant!

Une dakord jam me ty, mu duk ne lexim te pare sikur isha kunder teje po e ri-lexova me kujdes. Ideja moderne sipas se ciles te gjithe mund te shkruajne mire, te gjithe mund te bejne muzike te mire, te gjithe mund te bejne foto te mira me kujton kur luanim futboll e i thoshim noj çerri " Ti futu ne porte se ti je shume i mire ne porte!", edhe ai e hante e shkonte krenar. Siç e dine te gjithe meshkujt qe lexojne ketu, s'ishte i mire fare, po thjesht duhej me i mush mendjen dikujt te futej ne porte se s'donte askush!

Jo aq shume per kete eshte shkrimi, sa per mitizimin e tepruar te grupeve te kaluar, ne dem te shume grupeve cilesor modern.

Kete se morra vesh " Dhe ketu me jepet rasti me vene ne dukje brockullat qe shoh mese nje here ketu te kjo faqe, qe e barazojne cilesine e nje krijimi me sinqeritetin apo dliresine " per per çfare faqe e ke llafin.

P.S

Reagimi lind nga nje gje patetike qe pata rastin me pa, e qe nese ke pak kohe mund te shikosh edhe ti, Zbavitja eshte e siguruar!

 http://top-channel.tv/video.php?id=13110

Me lej te t'sqaroj right away qe ai muhabeti sinqeritet = vlere ishte per Peshkun, jo per TC. E bejme ndonjehere ate diskutim, se ia vlen - jo tani ngaqe s'mundem.

Tema qe ke kap eshte shume serioze, meriton debat, diskutohet shume edhe ketej (pse s'behen me kenge me K te madhe edhe sot, po na mbyten ledi gagat etj). Po te flasim here tjeter per ket, do te lutesha te fusnim ne ekuacion termin Zeitgeist, qe i ben kohet si njerezit, here te thelle, serioze, here laperdhare, te ceket, butaforik -gjith duke qene njerez, te kuptohemi.

Nuk mund ta shof tani linkun, pashe 2-3 minutat hapese dhe jam i sigurte qe do jete "xham" fare smiley Te flm!

By the way, urime per vitin e pare te blogut, une e kam gjetur shume interesant; larushia e temave eshte nga anet me te forta te tij.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).