Mbi zërat jashtë  korit dhe teoritë e dekonspirimit Andi Kananaj Për shumë njerëz që njoh dhe nuk njoh emri ëikileaks përbën lajmin, zbulimin, sidomos që nga e marta e kaluar. Një armatë e re të vetë-rekrutuarish të kësaj faqeje interneti është ngritur në këmbë duke shndërruar vizitorët e saj të rastit në diskutues të angazhuar dhe [...]

2 Komente

Ka dicka konspirative ne gjithe kete histori..Amerikanet duket se po marrin me deshire rolin e viktimes..duket se kane nevoje per empati ne kete mori veprimesh te tyre politike mbareboterore..Mund te mos jete nje teori kunderdekonsipruese xhanem, por rezultati eshte njesoj..Njerzit mund te bien ne paqe tanime..

Bëj habi me këtë gjithëditurinë e shprehur. Edhe këtë e dinja, edhe atë e dinja. E të gjitha i dinja.

Më kujton një barcaletë mes punëtorësh shqiptarë dhe grekë të ndërtimit. Di të vësh pllaka pyet greku? Po, shqiptari. Po mermer? Po. Po të punosh me pllaka gjipsi? pooooooo. Po si mer qerratenj i dini ju, ku i keni mësuar?

Ore, ia kthen shqiptari, ne dimë si bëhet njeriu, jo këto që sjanë gjë hiç!

***

Mirë që i dinit, po si i morët vesh? Se burimet më të sigurta të mundshme për njeriun random albanicus, janë burime të tilla si këtë ma tha "një i fortë me PD-në" dhe atë tjetrën një "i madh me PS-në".

Të dish diçka, nuk është asgjë, në fund të fundit. Analfabet thotë një shkencëtar i mirënjohur, nuk do jetë më ai që nuk di të lexojë, po do jetë ai që nuk di të nxërë.

Më tej thoni se diplomacia amerikane, vepron si gratë e liga. Kjo nuk është aspak e vërtetë. Këto cene kryeshtetarësh, amerikanëve u duhen, sepse hyn në tratativa më të lehta me ta në këtë mënyrë. Ndonjërit që del nga rreshti, mund tia hapë kutinë psh e ta lërë lakuriq. Berlusconit psh, i është hapur kutia këto kohë. A thua të kenë të bëjnë gjë amerikanët me këtë punë?

A dini gjë?

Të vijmë tek tonat...

Diçka më konkrete... ajo puna e ujgurëve psh, përveç trajtimit si temë sociale dmth vetëm për llafe e ardhur tek peshku, nuk u trajtua gjëkundi ndryshe. Unë nuk e dija psh se këta kishin ardhur në shkëmbim të anëtarësimit në NATO. A e mbani mend anëtarësimin? Festën e anëtarësimit? Për ju nuk ka patur ndonjë gjë për të reaguar pas këtij lajmi?

Se për mua ka. Psh mua më është shtuar neveria për këta drejtues që një shkëmbim të tillë të mbathurash, merr ujgurë të të jap fletë anëtarësimi (tip biçim autorizimi), të deklarohet me pompozitet si "ditë historike", apo "mirakëll of fridom" etj.

Dhe jo vetëm kaq. Duke parë qëndrimin që mban qeveria në tratativa me të huajt, atëherë pas çdo shkëmbimi, besoj se çdo qytetar, duhet të shndërrohet në qen me erë që të gjejë "where is the poop" që i ka lënë qeveria në derë.

Është jashtë mase e padobishme për mendimin tim, mosinteresimi, indiferenca që vjen pas një mali të tillë me dokumenta, prej shtetit më të fortë të botës. Intuita do të duhej shumë për të gjetur sesi tamam rrotullohet bota.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).