nga Mitrush Kuteli Më di a nuk më di se qaj, më di a nuk më di se vuaj në orët e thella të natës, kur ngrihem i çmëndur të shkruaj me gjakun e zemrës të shkruaj. Më di a nuk më di se agimet më gjejnë pa gjumë në shtrat, me shpirt të shkretuar nga dhembja, e dhimbshëm i pres perëndimet, me ankth i [...]

5 Komente

La classe non è acqua!

Nje vuajtje dashurie fisnike dhe marroke! Shume e bukur.

 sa e ndjere!

Kur e ka shkruajt  kete, dmth ca moshe ka pas?

Shume e bukur, rrofsh qe e sollet. Ja nje tjeter e bukur nga Dhimiter Pasko...

 

Sime shoqe

Kaq afër jemi, por kaqë larg
Të lutem mos më prit-
Na ndajnë terre rreth e qark
Dhe yll për mua s’ndrit.

Përse ta lidhësh fatin tënd
Me një pafat si unë,
Kur di se emri im u shëmb
Me dhunë e me përdhunë?

Pra hidhe hapin guximtar
Ndaj jetës së gëzuar.
Dhe më harro këtu, në varr,
Të vdekur pa mbuluar.

Se unë pres, përças po pres
Një udhë fort të gjatë
Dhe një të martë, në mëngjes,
Do hidhem nëpër natë.

Nëpër një natë që s’ka mbarim
Po qetësi për jetë:
Pushim...harrim...pushim...pushim...
Në prehjen e vërtetë.

e kendshme.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).