. Ferri i krishterë – zjarr, ferri pagan - duman, . ferri mysliman – prush, ferri hindu – tym e flakë. . Po t’u besojmë feve, Zoti paska lindur furrxhi. . Victor Hugo - Choses vues. . .  « Sot prifti na foli për ferrin dhe vuajtjet e mëkatarëve… » . E hoqa për një çast vëmendjen nga rryma kompakte e njerëzve në metro. Kqyra disi pjerrtas profilin e tim biri që përpiqej me sa mundej të

3 Komente

Mirese u ri-shfaqe xixa smiley , ky shkrimi yt duhet printuar, pertypur e ri-pertypur me nge, nuk eshte nga ata qe lexohen me nje sy shkarazi ne ekran.

"I përballur që në ag të egzistencës së tij paleolitike me antinominë jetë-vdekje, njeriu e zgjidhi arbitrarisht dilemën duke « shpikur » varrin. Më tej, ai filloi ta mobilojë këtë varr me sende të përditshme (ushqime, armë, vegla deri edhe shoqërues frymor&eumlsmiley me idenë tashmë të formuar se « jeta e përtejme » do të ishte e ngjashme me atë tokësore, një përzgjatje e jetës reale. Një kohë më pas, ai u detyrua të pranojë se gjurma e vetme e kësaj simbolike mortore në kujtimin e të gjallëve paraqitej si një zhytje e pafund drejt harresës, drejt hiçit".

Mirë se u riktheve Xixë, vërtet.

Duke u nisur nga fundi:

« … ferri ju ishte bërë familjar, diçka si qilari i shtëpisë së tyre ».

Kam një parandjenjë se zbritjet në "ferr" të heronjve, madje edhe dalja e heronjve vetë do të ishin më të shpeshta, atëherë kur kohët do ishin të trishta.

Atëherë me të vërtetë, duhej zbritur në ferr.

Duke e mbajtur në dorë këtë pjesën e parë si fillin e Adrianës, po pres në çfarë labirinthesh do na çosh në pjesën e dytë të Ferrit.

 

Përshëndetje të gjithëve dhe të më falni nëse ju kam munguar. Cështje pushimesh të gjata.. dhe reflektime po aq të gjata.

Sa për labirintet Jul duhet të presësh pjesën e dytë.. si edhe ato që vijnë pas, gjithsej pesë.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).