Di Arb Elo

Poesie scelte dalla raccolta “Miraggio” - Aprile, 2011



 

Meglio restare dentro
 

Meglio restare dentro

chiudire le persiane

serrare le palpebre,

in questi giorni che ci sono rimasti.

In una terra straniera,

dove non conosciamo la lingua,

in una piccola casa

senza soffitto, con un pozzo.

Al manicomio forse.

Meglio non uscire per qualch’anno,

Lì c’è da mangiare

e posto per dormire.

Come uccelli nella gabbia

che vanno avanti e indietro senza sosta.

Avere solo l’un l’altro

in tedio e nostalgia.

Il sudario vestito,

cosi, senza una ragione,

guardiamo

la follia del mondo.

Ed aspettiamo la fine

mano nella mano,

come i sogni il risveglio,

come le lancette il tempo….

 

***

Le stesse parole ho sempre nella mente,

ancora, dopo, adesso, poi, Dio,

con esse cerco di tessere e intessere

come un dito da vecchio

che tocca il rosario con la stessa ruga.

Con esse cerco di tessere tela, fumo, maschere,

perché mi vediate e non mi riconosciate.

Di me stesso mi son vestito,  come un doppio nodo,

mi son nascosto dietro di essa, assieme all’ombra…

siamo in due, perché il primo è

il più triste di tutti i numeri,

lo spaventapasseri senza testa in campagna,

l’ultimo dinosauro e la mente.

 

Se vuoi sapere chi sono,

vieni a vedermi mentre dormo…

25 Komente

 Flm. Ana.

Nuk e njoh italishten asnjëherë sa ti, por më duket shumë i mirë përkthimi.

Meqënëse në këtë orë të ditës mendojmë vetëm, po vetëm për shkencat e natyrës, po ju shkruaj se kjo dukuria që shkaktohet nga përthyerja jo e njëllojtë e rrezeve të dritës në shtresat e ajrit me dendësi të ndryshme dhe që krijon te njeriu përshtypjen e rreme, na joshi shumë në gjuhën e re. Na e këndelli trupin si shiu bimët. Edhe më e madhe na ngjan bota e mirazheve smiley

Të lumshin duart Anë!

Ciao Ana smiley dhe urime per punen e lodhshme.

A mund ta shohesh foljen ne vargun e dyte? Dhe, me fal shume per paturpesine e nderhyrjes smiley, a mund ta marresh ne sy rrezikun e "meglio se si rimane dentro" ne vend se "meglio restare dentro"? Flm, fin.

 "Meglio restare dentro" eshte pohim i plote ndersa "meglio se si rimane dentro" perveçse e gabuar (duhet te jete "meglio (se) si rimanesse dentro" nenkupton nje fare pasigurie, nderkohe qe poezia besoj kerkon te percjelle pikerisht sigurine e "te ndenjurit brenda". 

 

Me pelqeu poezia.

@ albanoid Ne fakt, aty shprehet ideja e nje deshire te brendshme, e nje sikuri. Shiko me poshte 3 vargjet e para. Gabimi im qe s'e kam librin tani me vete, qe te hidhja dhe origjinalin, por mendova se do ta gjeja ne rrjet.

Ne mundet dikush te na e sjelle tani, ndryshe do te mbetet per neser. Plus, qe paskam harruar dhe titullin e poezise se dyte. oopss! sorry.

 Të rrinim brenda

Të rrinim brenda,
mbyllnim perdet,
qepnim qepallat,
këto ditë që mbetën.

Në një vend të huaj,
ku nuk dimë gjuhën,
Në një shtëpi të vogël 
pa tavan, me pus.

N`çmendinë mbase
e s`dalim ca vjet,
për të ngrëne ka
e për të fjetur. 

Si zogj në kuvli
që sillen vërdallë,
Vetëm njëri tjetrin
në mërzi dhe mall.

Veshur qefinë,
Ja kështu, kot,
Të bëjmë sehir 
marrinë në botë.

E t’presim fundin
dorë më dorë,
si ëndrrat zgjimin,
si akrepët orën...

 Mua nuk me tingellon si nje "sikur", perkundrazi, me ngjan se autori e ka mbledhur mendjen per te vepruar ashtu si thote me vargjet e tija. 

Jo, jo, autori shpreh nje deshire te brendshme. Nese do ta kishte mbledhur mendjen smiley do te kishte thene "Te rrime brenda", do ta kishte shprehur vendosmerisht dhe do te perdorte menyren deftore, jo lidhoren, qe shpreh pikerisht dicka qe deshirojme te behet apo te ndodhe.

 

 Kur bera postimin kisha parasysh variantin ne italisht. smiley

flm a priori & Ajk. Duhet te them qe eshte goxha e veshtire te perkthesh poezite e Arb Elos. Dhe keto qe kam sjelle ketu, m'u duken disi me te thjeshta.

Fin, rrofsh. smiley Dhe te lutem, nderhy, me lypset nje mendim profesional.  Tani  e shoh qe paskam shkruar "chiudire" ne vend te "chiudere". Dhe m'u desh ta shifja tre here, se me mend e lexoja vazhdimisht "chiudere". smiley

tek ato vargjet e para, isha shume nderdyshas, por vetmevete nuk po gjeja dot nje zgjidhje tjeter per te shprehur me sakte idene e sikurit. Me pelqen pershtatja jote. flm.

te rrinim brenda/ te mbyllnim perdet/ te qepnim qepallat

keto jane tre vargjet e para, qe mbaj mend se per dreq, s'e kam tani me vete origjinalin. Por ne vargjet e tjera, mendon se nuk duhet te kete ndryshime?

Meglio se si rimane dentro

chiudere le persiane

serrare le palpebre

 

 

 Të njëjtat

Të njëjtat fjalë kam ndër mend,
prapë, pastaj, tash, përpos, Hyj,
me to thur e thur si gisht plaku,
që prek tespijet me po atë rrudhë,
Me to thur pëlhurë, tym, maska
të më shihni e mos t’më njihni...
Vesha vetveten, dyfish si nyje,
u fsheha pas saj tok me hijen,
u bëmë dy, se njëshi është
më i trishti nga tërë numrat,
Dordoleci pa kokë në fushë, 
dinozauri i fundit dhe mendja.

Në do të dish se kush jam,
eja e më shih kur të fle...

Po, ndryshimi do te duhej shtrire ne te gjitha vargjet ne fakt. Hem, vetem nese perdor nje gerundio (chiudendo, serrando)..., ose perndryshe "chiuse le persiane/ serrate le palpebre". Behet e veshtire, e shoh. Me fal serish per nderhyrjen.

Fin, kur te kesh kohe, mund te na sjellesh nje variant tjeter, pliiz? Une e kam dhe me te veshtire, duke qene se s'jam ne kontakt te perditshem me gjuhen dhe me zor me vijne ca shprehi.

smiley Eh, po ti je e guximshme se mua s'do te ma kishte mbajtur t'ia hyja*, ose po t'ia kisha hyre do me kishin mundur dyshimet rruges. smiley

 

* vargu eshte shume i shkurter ne shqip per format e foljeve ne it.

Se vuoi sapere chi sono,

vieni a vedermi mentre dormo…

Sa e bukur kjo! smiley

Anush, ide e bukur perkthimi ne italisht.   Por e lexova si Ane, jo si Arb Elo.  Se gjuhet sec mbartin nje muzikalitet te ndryshem.  

flm qe i ndan, e dashur smiley.

PS e jashte teme:

Se vuoi sapere chi sono,

vieni a vedermi mentre dormo…

Qe ne femijeri te hershme me kane pickuar x, y, z kusherinj me shprehjen "je me e urta kur fle gjume."  Ehhh mer Arb Elo t'i kishe shkruar me pare keto vargje, do me kishe shpetu nga ajo batute smiley

Monda, me duket normale qe ta lexosh pak si "Ane", tek e fundit s'i shpetojme dot vetes sone e s'mund te futemi dot nen lekuren e nje tjetri, sado te perpiqemi. Per me teper, eshte e veshtire ta pertypesh ne gjuhe te huaj nje poezi, qe te flet me natyrshem ne shqip.

Pastaj, sa per vargjet e fundit, ti je qengj fare... sidomos kur fle. smiley

kemi nje shprehje ne andej, "kembezeures", po do ti qe po perpiqesha ta shkruaja dhe s'mbaj mend ta kem pare ndonjehere te shkruar. Ose me bej nje telefon, te ta them "dal vivo" smiley

shume hugs smiley

Arb Elo,

Mund të të drejtohesha dhe me « I dashur, Arb Elo », por për një poet si ti, aq i ndjeshëm dhe aq skrupuloz ndaj fjalës,  kjo formulë, duke patur parasysh dhe njohjen tonë, do të kishte diçka nga rutina. Ndaj dhe poezia jote është e veçantë dhe e mrekullueshme, sepse është e ndërtuar mbi tone të sinqerta. Pa asnjë pozë, emfazë, manierizëm, asnjë « izëm », do të thoja. >>

 >>Përmbledhja jote me poezi mbrriti dje, por vetëm sot në mëngjes fillova që ta lexoj. Një kënaqësi (për aq sa lexova). Kur mbylla librin dhe dola nga metroja, gjatë gjithë rrugës deri në punë nuk më hiqej nga mendja ajo befasi e çudi që ndieva kur në mesazhin që më dërgove mora vesh se kush ishe, cili qëndronte mbrapa pseudonimit Mirazh. Si ishte e mundur ?! Si ishte e mundur që mes shumë poezive të tjera, të pëlqeja e të dalloja ato të atij gjimnazisti, hartimi i të cilit të më kishte lënë aq mbresa para 26 vjetëve ?!>>

Në mesazhin tënd më shkruaje : « Në 1985 jemi ndeshur në oborrin e gjimnazit "Sami Frashëri". Asokohe ti, më duket, mblidhje materiale për një dokumentar për rininë e pate folur me mua për një hartim që pata shkruar unë e ty të pat pëlqyer. Nuk ma do mendja të të kujtohet, por, siç dihet, të vegjëlit mbajnë mend më shumë. »>>

Më kujtohet që në atë kohë kisha në plan që të realizoja një dokumentar me gjimnazistët, për ëndrrat e dëshirat e tyre, dhe po të njejtët persona t’i xhiroja mbas 20 vjetësh. Ku të ballafaqohej ëndrra dhe realiteti. Për këtë i propozova mësueseve të letërsisë temën e hartimit (kjo u bë e mundur falë drejtoreshës së asaj kohe që ishte komshia ime). Duke lexuar hartimet do të bëja një lloj seleksionimi. Që të mund të mendoja për një projekt të tillë, ka shumë mundësi që Kuçedra të kishte ngordhur. Ose unë bëja petlla me ujë. Nuk më kujtohet. Por më kujtohet shumë mirë përshtypja që më kishte lënë hartimi yt. Përveç bukurisë së teksit, më kishte bërë përshtypje pesimizmi që ndjehej në të aq sa të nesërmen apo mbas disa ditësh (se mbaj mend) erdha në gjimnaz e kërkova të të takoj. Më kujtohet që kemi biseduar në koridor pranë një dritarje. Dhe aty, unë me idiotësinë më të madhe, po më të madhe ama! për të kuptuar se nga vinte ai pesimizëm, mes të tjerave të them : « mos ki frikë se nuk jam oficer i sigurimit, dhe të kesh besim tek unë, mos ke ndonjë në burg apo diçka tjetër? » Dhe ti më përgjigjesh : Jo. Aty u ndamë për të mos u parë më. >>

Nuk më kujtohet pse nuk u realizua ai projekt. Por gjatë kësaj kohe më je kujtuar dhe disa herë kam pyetur veten : ç’do të jetë bërë ai djalë ? A vazhdon të shkruajë ? >>

Ti jo vetëm që shkruan, por shkruan bukur, si shumë pak në letrat e sotme shqipe. >>

Gëzohem që të « ripashë » (megjithëse fizikisht imazhi yt më është zbehur pothuajse kretësisht), e të ritakova nëpërmjet letrave.>>

Përshëndetje >>

Ylli>>

 Wow!!!

Jo se poezia e Elos nuk meriton respekt, jo se perkthimi ne italisht e Anes nuk eshte i mire, por kjo eshte nje doze e fresket sinqeriteti nga ato qe nuk i harron gjithe jeten. Thanks for sharing.

 Shiko se do bej nje pyetje te poshter, por qe nuk ka lidhje me poezine e Mirazhit apo perkthimin e Anes, por qe vallaj peshqit e meritojne. Si ka mundesi qe poezite e mirazhit ne origjinal kur i vleresoni me yje, nuk arrijne aq lart vleresimi sa tek kjo poezi e perkthyer. Eshte perkthimi aq i mire? Jane poezite ne origjinal aq te keqija? Jeni juve qe dini e vleresoni me mire italishten se shqipen? Really, dua te kuptoj kete tendence. Apo jeni aq gdhe nga leximi i poezive (mos ma merrni per ofendim kete, une jam gdhe nga gatimi, psh) sa qe ju duhet vula e autoritetit per ta vleresuar, sa qe mendoni se perderisa eshte marre mundimi te perkthehet duhet te jete e mire, hajd t'i japim 5 yje? Any thoughts?

lool, Lul, mbase ppu-istet m'kan xhan mua me shume se mirazhin, prandaj... smiley

Scherzi a parte, kjo puna e yjeve eshte teper subjektive, dhe ndoshta ne kete rast, mund t'ia kene vene perpjekjes, (llaf pa llaf,(tm-ja jote)  si tip note inkurajuese smiley ), se sa vete rezultatit. Sepse une vete nuk jam fort e kenaqur me perkthimin, dmth. ka dicka qe dhe vete e kuptoj se nuk shkon, por nuk e gjej dot tamam,  dhe po te shohesh prurjen e meparshme timen, poezite e Szymborskes, ku mua me pelqen ajo c'ka kam nxjerre nga duart, yjet qe i kane dhene shkojne ke 3.8.

Tani, sa per poezite e Mirazhit, prej kohesh e kam menduar dhe e kam thene qe hane buke vec, vetem se here pas here, nuk jane menjehere te kapshme, si te thuash kane nevoje per 2-3 lexime, (mua me ka ndodhur me disa syresh t'u rikthehem), kane nevoje per nje bluarje te mire, sepse jane te ngarkuara me imazhe dhe figuracion te pasur, ndonjehere dhe shume hermetike, nje nga arsyet qe une zgjodha keto dy poezi per te perkthyer, sepse m'u duken me te lehta krahasuar me te tjerat e vellimit te tij.

Por kjo nuk do te thote aspak qe s'jane te bukura, dmth. ia kam thene dhe dikur mirazhit, poezie e tij nuk eshte nga ato qe ta lexosh e te shuash etjen, apo te te lene nje endje te embel, ledhatare, ajo te trand perbrenda dhe mjafton pak imagjinate e shthurur e perfundon me ca imazhe danteske ne koke, qe mua vertet me flasin dhe me pelqejne shume.

Pastaj, fjalet jane sa te thjeshta, dhe aq shqiptare, "hyu eshte dasht" mbaj mend diku psh. e kam fjalen qe dhe neologjizmat apo shpluhurosjet e fjaleve te vjetra qe ai fut, nuk jane fjaleformime te palexueshme, qe te bejne me dhembje koke.

Ca te t'them tjeter, mo vlla? Pike muhabetit, ishte poezia e mirazhit e bukur, pa ka dale ajo qe ka dale ne perkthim. smiley

 

@cba,

faleminderit qe e ndave me ne kete mesazh. Shume i ngrohte e ngjan ne vazhden e atyre letrave te tua te kujtimeve te dikurshme. Tani, do ta kisha shtuar dhe nje "me kujtohet" tjeter ne librin tend. smiley

Ju uroj nje fundjave te mbare te gjitheve smiley

ne fakt eshte edhe pune xhani smileysmiley

 

Le pastaj qe Ana eshte mikepritese shume e mire. Po edhe kenaqesia eshte me e madhe kur poezite e mirazhit perkthehen smiley

 

 

 

 Right, po shef ca problemi se. Perpjekje ishte edhe ajo e Szymborkes, por ajo ishte ne shqip, kjo eshte ne italisht. Nejse, mos i bime shume ne qaf peshqve, them se me shume se perpjekja eshte perpjekja e perbashket. Pesh yva eve nga una smiley

e lluks poezia, lluks. te mbyllesh brenda e te mbetesh prape jashte, hall me vete, sigurisht me pelqeu.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).