Qilaret e kishave
Citë me kafka ushtarësh,
Qilaret e shtëpive
Me verëra të vjetra dhe konjakë,
Zahiretë e kombit dhe njeriut
Fermentohen shumë ngadalë
Ndërsa bora alpine përtohet e bardhë mbi pranverën
Me turistë që bëjnë ski dhe sllallome atje jashtë.

Ushtarë dy luftrash pa lavdi kafkat
U folën Hamletëve të tyre prej humbellave të gojëve,
Çliruar nga muskujt lodhës të mimikës,
Kalcium ndryrë në kasafortat e kishave
Si floriri në qilaret e bankave me sarkofagë të vjetër
Druri të rëndë ahu perandorak.
M’u duk sikur zbulova një çast
Alkiminë e madhështisë së bredhnajës s’atij kombi
Të huaj që e desha me instinkt.
Diç bënte ai ndryshe me arin, kalciumin dhe alkoolin.

2 Komente

Grüße aus Graz.

Servus!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).