Në dhomën me dy dritare

Në dhomën me dy dritare
s’e di se si, pse kam hyrë,
s`e di në, dhe si do të dal...
Atje nga parvazët mundet
të bësh sehir botën jashtë,
a të flesh vetëm, se vetëm
je gjithnjë e askush s`hyn
se s`hyhet, as s’ dilet dot
nga dhoma me dy dritare,
përpos kur lind dhe vdiset
përfare, pos kur s`mundet
dot më t’mbahet në këmbë
dhe rrënohet, bie e kalbet,
të zë brenda nëse ende je
në dhomën me dy dritare,
ende atje, vijnë të marrin
pastaj, horizontal ti porsi
tavani, horizontal ti porsi
dyshemeja, të shtrijnë ty
ashtu nën dhe, të hedhin
dhe përsipër, të lënë aty
dhe shkojnë, ikin përfare,
dhe ti s'e di në, dhe se si
do të dalësh, nuk di se si
ke hyrë, asgjë hiç më s'di,
në dhomën me dy dritare...

10 Komente

a ka naj opsion per pese automatike, sa here tejkqyrna?

 Ne dhomen me dy dritare 

qe mund te kishte edhe nje dritare 

ata mbeten aty, ti iken atje 

ata ikin atje, ti mbetesh aty

e nuk e kupton kurre 

perse, perse, perse 

 ...dhoma ka gjithnjë DY dritare. Ndoshta të mbyllura, të përfjetura, por janë gjithnjë dy.

I lutemi lexuesit për mosbejtezim, mostrivializim, mosprekje të vargjeve. Sygjerojmë facebook-un për hemoragjitë verbale të rastit dhe çastit.

Belbezimi, trivializimi apo prekja e vargjeve nga nje lexues nuk ia zbeh aspak vlerat poezise ne fjale. Ne rast se te intereson ta dish, as qe ishte ky synimi im, si lexues te cilit i drejtohesh kete here.

Megjithate, me cudit fakti se si nje intelektual mund te shprehet me nje gjuhe te tille, kaq hakmarrese, bezdisese dhe fodulle.

Me vjen keq i dashur Rubin por perpiqu te jesh me i qete gjate revoltimit, qofte ky edhe me vend, sepse ne radhe te pare do demtosh veten, ne radhe te dyte, do jesh shume te larg te qenit Njeri.

çar ishte kjo me se se kuptova, gjeagjez e? duhet me gjet ça esht kjo dhoma me dy dritare?

 Së pari duhet mësuar shqip; së dyti duhet ndryshuar nicku, se ka konotacione.

Ok daku, s'po ta prish hovin, vetem ki parasysh qe nuk shkruhet "sygjerim"

Ca ishte kjo si loje me kungulleshka, sa dritare paska si perfundim?

Dy, aq thotë ky  ! Nuk e gjej ç'dhomë është por derë s'paksa ama .

p.s: miqsore,  vdiset nuk thuhet në shqip por vdes 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).