AT&T Long Lines BuildingKy është një rekuiem për dritare. Një ëndërr për të krijuar një iluzion drite në errësirrën e përditshmërisë rutinore që t'a dhuron jeta në Qytetin e Madh. Si milingonë punoj i mbuluar nga mali prej letrave të cilat presin për t'u përpunuar dhe shëndërruar në një mal akoma më të madh burokracie. Në këtë zyre, ku drita e zbehtë fluorescente m'i dogji vitet më të mira të jetës, unë lutem për një rreze dielli prej jashti.

10 Komente

Ia vlen te lexohet.

Shkrim shum i bukur!

sa gjuhe e sforcuar... sikur e kane detyruar te shkruaje ne shqipe letrare.

e ka zhbrazur mire ndjenjen momentale... po gjuha eshte e varfer(s'ka problem kjo) dhe drejtshkrimi tejet i dobet, tejet.

 Likes. Por dakord me zotrules. Mungon nje gjuhe poetike pak me e forte.

Meqë e folura e Kosovës ndryshon aq shumë nga shqipja letrare, nga dëshira për t'ju përmbajtur standardit (jo se di ndonjë gjë për t&eumlsmiley, mendoj se mu ka bërë kompleks që të shkruaj në këtë mënyre, përkunder rrezikut se do të tingelloja shumë artificial dhe plastik. Ky konflikt mes asaj gjuhe organike që e ndiej brenda kokës sime, dhe deshirës për të shkruar në gjuhë letrare, përfundon në këtë hibrid që tingëllon çuditshëm.   

Kurse drejtshkrimin dhe gabimet i kam një të metë të madhe, mendoj. dhe mëdeomos kam nevojë për përmirësime. Ku të përqëndrohem së pari? Cili duket gabimi që e përsëris më së shpeshti? (në mënyrë që ngadal-ngadale të punoj drejt përmirësimit të këtyre të metave)

(ah, sikur të kisha qënë i përqëndruar kur arsimtarja/zysha shpjegonte mësimet e gramatikës).

vazhdo shkruaj, mos e vrit mendjen per gabimet drejtshkrimore. Vlere eshte ideja. Ate mezi e gjen. Per gabimet drejtshkrimore ka gjithnje redaktor.

urime

Mua me pelqeu. Per drejtshkrimin mos caj koken, se shumica e gjerave qe tingellojne pak ndryshe jane pasoje e diferences mes standartit (standartit e jo shqipes letrare, se letrare jane te gjitha llojet e shqipeve) dhe dialektit kosovar, dmth jane fjalet ndryshe, dhe keshtu qe nuk mund te quhen gabime drejtshkrimore. Une do doja ta lexoja te shkruar edhe ne gjuhe letrare kosovare kete tregim.

Shiko, ne pergjithesi shkrimi ishte shume mire. Mund te kishe perdorur ndonje figure letrare tek-tuk dhe kaq.

Gabimet drejtshkrimore, sic thone dhe keta sy shkencetaret me siper smiley ka redaktor qe merret me ate pune. Gjithsesi... nuk ka gje me te mire se ajo qe ke shkruar me siper...

Ti kerkon te korrigjosh vetveten dhe te permiresosh/hesh.!!! ku ka gje me te bukur.

Per mua, peredheqendrohu tek "ë"-te ne fund te fjaleve. psh:

"I gjithë ai revolucion teknologjik dhe evolucion shoqërorë i kalitur gjatë shekujve"

Fjalia e mesiperme tregon qe evolucioni eshte njejes (pra, nje) dhe ndiqet nga shoqërorë, qe eshte shumes. pra duhet evolucion shoqeror.

Eshte, besoj une, fiksim tipik, gati gati thashethem kafenesh, qe shume veta e imagjinojne shqipen letrare sikur ka shume "ë" dhe i ka me teprice. Kur me teprice fillojne e i vene ata pastaj. pra, mundohu te mos e teprosh me "ë"-te. perdori me karar se ato te shkreta ndryshojne dhe numrin e mbiemrit ose cilesorit qe kane perpara dhe mund te shkaktoje konflikt bernda perbrenda fjalise. (holokausti bërthamorë)[njejes-shumes] (civilizimit njerëzor&eumlsmiley;  format dhe menyrat e foljeve (duke dalur - duhet: duke dal&eumlsmiley

 t’a hapi dritaren për të marrur - ta hapë dritaren për të marrë.

 t’ma pjeki - ë

Dua t’a vjedhi - dua ta vjedh...

edhe pak perqendrim psh te apostrofat... si t'a, ose peremrat t'ju (nga dëshira për t'ju përmbajtur[duhet t'iu]).

gjithsesi vella, nuk eshte dhe aq keq, por thjesht tregon pak si "shtrengim" ose sforcim ne gjuhe, prandaj. 

nga ana tjeter, nese ndihesh me mire dhe me i plote ne te shprehur gegerisht, duhet ta kesh te qarte qe gegerishtja nuk eshte gjuhe e ndaluar, apo jo? problemi i vetem qendron se dhe ate e shkruajne me cungime dhe gabime, si drejtshkrimore, ashtu dhe gramatikore.

po ku ka gje me te mire se te kerkosh te permiresosh vetveten!!! te uroj shume per kete, dhe gati-gati te kam zili! sidomos per perulesine qe tregon!

E bukur! Keep up the good job Artrit!

Urime Artrit.

Keep up the good work. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).