qëron lëvoren e natës
teksa bota rrotullohet,
lëkurët e prera
prej kurbanësh të errët,
pulpa e bardhë e ditës
murrmohet ngadalë,
oksidi i kohës
bëhet lëvore nate prapë,
një brisk
la zhguajt e mi të zinj mbi çarçafë,
amvisa m’qëroi nga jeshilët
mbledhur në sythe të tëmthit,
jam zhardhok që fjeti një dimër,
perime’ helmuar,
e mira kur grryhet në dobi të shëmtuar,
një brisk,
mastektomi pjesëve të mia prishur prej ditës,
dhe ndryshku i mjekrës, limë hekuri hukat,
syprin e lëmuar fytyrës - kullotë shterpe
ku një mijë bizonë pëllenj u ushqyen,
sporet e ndryshkut u fshehën në pore të imta,
rrënjët u pliksen në plisa hekuri nofullës në brinjë,
bar i keq,
një brisk
i mprehtë, dinakëri e zmerilit,
kokrrizë pas kokrrize
gërreu atë që gërryen,
një teh që sheh
dorën q’e mban ta kafshojë,
gishtat prerës t’i presë,
gjak gishtash të pijë
si vëllam i pabesë,
një brisk.

2 Komente

Emo kur pashe titullin mu kujtua nje shprehje e Ruzhes me thene te drejten,hic mendja per poezi smiley

a horse..a horse..a horse for my kingdom smiley

Me sakte titulli do ishte "nje çakije" smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).