Në shenjë falenderimi për punën e përsosur kryer në Ambasadën Shqipëtare në Romë e me urimin e një rrjedhshmërie të mëtejshme në qeverinë shqipëtare, publikojmë intervistën drejtuar poetit Visar Zhiti nga Anila Kadija.

43 Komente

 e me urimin e një rrjedhshmërie të mëtejshme në qeverinë shqipëtare,

 

Nuk e kuptoj këtë unë.

 

 

'suffled how it gush'

Hahahahahahaahahahahahahaha  ujti mineral smileysmiley

 me urimin që të rrjedhin akoma më shumë...

 Mesa duket u ka filluar prostati qeveritareve...

sepse, sic e pame edhe sot, jo te gjithe lumenjte e qeverise rrjedhin.

 hahahahaha 

kur e ke menjen vetem ke hidrocentralet normal qe do rrjedhe e do gurgulloje dhe fshikeza dhe truni smiley

e si rrodhën ngjarjet

Poeti lë gjurmën me hapat e tij, ne me hapat tanë dhe e shkelim.

Poeti i bika të jetë topall se ecka me një këmbë.

poeti me snowmobile smiley

 Mbase e ka ne kuptimin e "shkeljes se pules". smiley

 Ore kam nje pyetje per ju te Shqiperise. Pse gazetari i drejtohet te intervistuarit ne veten e trete, sikur ai te mos ishte aty. Mua sikur te isha Visari e dikush te me pyeste drejtperdrejt nga karrigia perballe: "Cmendon Visari per poezine? do me ngriheshin qimet drize nga frika dhe do ti thoshja 'Po pse nuk e pyet vete Visarin?".

 

Ose neqoftese kjo eshte nje menyre e pranuar intervistimi, une them se i intervistuari duhet ta fillonte fjaline ne te njejten menyre. Pra: "Visari mendon..."

aaa po ajo eshte forme respektti, sdi gjo ti

si psh kur takon ti visarin me grune dhe kalamajt ne rruge

ne fillim si burre kavalier qe je takon visarin, i thu ckemi, si je, gruja mire ? kalamajt mire ?

pastaj takon cunin, si je ti te keqen , mire ? babi mire ? mami mire ??

ne fund si kavalier qe je takon zonjen, i thu, si je , mire, visari mire ? kalamajt mire ?

ne fund kujtohesh qe kane dhe cunin e vogel me vete dhe i thu prape

ckemi si je te keqen, mire, babi, mami mire

dhe ai qe do te pergjigjjet : po ja mer pyti se ktu i ke

 smiley po pra takohen ke dera e dyqanit.

Po ku po shkoni? N'dyqan kshtu e? Sa mire, sa mire, po boni. Po ti xhani i xhaxhit po shko ke dyqani? Sa mire, sa mire.

Po ti ku ishe? Une aty pra isha,  ke dyqani sa dola.

Sa mire, sa mire. Leje çe pyt.

ose kur ti ngre telefonin e shpise dhe te pyesin :

ckemi , ne shpi je e ?

jo jam n'Kine..po n'shpi er jam pergjersa i pergjigjem telefonit t'shpise smiley

mer nanjerin ne tel, edhe i thuaj, hej filan ckemi.. degjo, kisha nje muhabet, me jep cik numrin e telefonit se do te mar me vone. 90% te rasteve fillojne e ta japin.. pastaj kujtohen.

 Mua me pelqent kur me merrnin ne telefon dhe me pyesnin "Alo kush jeni". Kisha gjithmone njejten pergjigje. Une jam 55555 (nr i tel), po ti kush je?

po pate durim edhe je akoma ne temperament per kto gjera.. mer dy cel.. bjeru njeherci 2 vetave qe s'e njohin nj-tj. po e hapi njeri i pari, i thuaj nje sek te lutem, edhe prit deri sa ta hapi edhe tjetri.. pastaj viji cel ne ze te larte edhe viji cel bashke 69 edhe degjo gallate.

 Haaaa e kisha harru kete lloj te pyeture. Apo nuk e kam edhe nga zona ime. Plus dhenien e dores dy here. Njehere kur te hapin deren dhe pastaj kur je ulur ne divan. Dhe ti qe shikon rretherrotull sikur do te pyesesh 'Ore a nuk ia dhashe doren une njehere kesaj tek dera?!!!"

 qenke nga Mallakastra.

 Jo, me origjine nga Dardhe e Korces.

vallai ene nga katunni im ne kerthize te shqiperise, ata qe jane te rrespektushem, dy here ta japin doren smiley

 Po ne Mallakaster eshte nam fare. Rreshtohen njerezia kur hyn ti. I takon ti nje nga nje duke i puthur 4 here. Futesh brenda ne dhome, njerezit qe ishin jashte hyjne brenda, cohesh ti i takon prape. Duke i puthur kater here.

e jo kta te mallakastres qekan keq fare.

nami me peshtyme neper faqe

a rruhen te pakten mi aman ?

rruhen smiley dhe po! pështyma is an issue.

 Peshtymen ta lene ne faqe qe mos quhet qe te moren mesysh. Zakonisht e bejne plakat. E barasvlereshme me ptu-ptune

Une jam rehat, dhe ashtu kam qene gjithmone. As i jap doren njerezeve as i puth (  vetem shume, shume rralle kur eshte e pamundur ju jap doren dhe i puth,  as i puth fare po ju jap faqen)

 ,

 poeti kshu vallzo me nji gisht.

po pse kjo: Pas kaq vitesh e gjeti vetvehten Visari? Në harkun e kujt ylberi keni filluar të shikoni dritën e diellit?

 PF paskemi qene ne nje mendje. Po mire, tjeter, ca pyetje eshte kjo: ne harkun e kujt ylberi keni filluar te shikoni driten e diellit. Te lutem.

 Paske muhabet ti Jero. Une s'po u pergjigjem dot pyetjeve te mia, ti me sjell dhe pyetje te tjera.

Pse nuk i pergjigjet Jeruzalemi vete pyetjeve te veta? smiley

 Jeruzalemi eshte duke u endur në një hapësire ku shpirtërorja tejkalon emocionin në grimcat e të të përditshmes... Jeruzalemi po i kerkon pergjigjet...në një shtrëngim dore si miq të përhershëm, thjeshtësi që i hap krahët një bashkëbisedimi në një sfond kulture i cili me çliroj nga tundimi i mëdyshjes nëse mund t’a realizoja një bisedë të lirë me një personalitet kaq të bukur të artit tonë... onë onë....Faleminderit.

 Aha, tani e kapa se ku e kam degjuar kete lloj te folure. Kjo eshte e folura e indianeve te Amerikes. Ato i drejtohen vehtes me emer ne bashkebisedim:

Bizoni-Qe_Rri-Ulur vrau sot nje ari dhe u hoqi skalpin dy Fytyrezbehteve qe po verdalliseshin ne lugine!

 Po kjo mer PF eshte e folmja me distanca ka vetja. Tip e shef veten me syt e bufit, nga gjysfellsia

 Jero, a e ke lexuar ndonje gje Carlos Castaneda. 

 Kam qenë në aeroport të Zyrihut tuj u kthy nshpi, mtiron, (kjo hyrja alla muç nano, eh), kur hedh sytë vërdallë. çtë shoh një libër i Carlos Castanedës "A Separate Reality Further Conversations with Don Juan ". Hodha syte verdalle une, çne kjo. E mora. E hapa. Tek kapaku i librit shkruante "Ti që do e marrësh këtë libër, të lutem lexoje dhe nëse të pëlqen mbaje. Gjithashtu të lutem të lësh një libër tjetër në një stacion të ri". Unë e mora librin dhe lexova 50 faqet e para, nuk e di pse nuk u lidha dot me të atëherë. Mbase unë isha ashtu e vërdallisur atë kohë, nuk e di. Por shpresa kam t'i rikthehem. 

 smiley Ej, nuk dua te te them gjera te cuditeshme, por them se duhet patjeter ta lexosh. Une kam cdo liber te botuar prej tij dhe mund ti kem lexuar te gjithe mbi dhjete here. Jashtazakonisht interesant dhe mind twister. It helps a lot too.

Ndajmë të njëjtin pasion për Castanedën PF. Edhe unë i kam të gjithë librat e tij dhe i kam lexuar disa herë. Për mendimin tim libri më i mirë i tij është ai i fundit; këtu e kanë titulluar "Efekti i pafundësisë", por në origjinal mund të jetë ndryshe.

Për bimët aty pastaj një herë tjetër smiley

Nuk e di! Librat e tij jane te gjithe pjese e nje filozofie mahnitese. Edhe sikur mos besosh asgje nga praktikat, prape shpjegimi qe u jep gjerave eshte unik. Une pasi lexova keto libra u dhashe shume mbas shamanizmit.

hahahhahaha qenka artikull per t'u lexuar ky, po neser, se kam hall mos me del gjumi nga e qeshura.

menje gisht fluturon gomari me sa mbaj mend smiley

kjo menyra e te referuarit te vetes ne veten e trete.. sic sugjeronte dikush tjeter ne nje forum tjeter.. eshte shenja e pare e skicofrenise. por kete psh nuk mund t'ja kontribuojme askujt.. ka stampen e shqiptarit persiper. jemi i vetmi popull, (prej aq sa kom njohur une).. ku shume individe (po nqs je si puna ime qe u ve re ktyre gjerave).. i referohen vetes ne veten e trete. Psh, ti je duke folur me filanin.. qe per arsye praktike do ta quajm Alban. Ky ehste duke te treguar ty nje histori nga ditet e tija ne nje shtet tjeter.. nje histori qe shancet jane se ty do te dukej me interesante te degjoje zhurmen e frigoriferit por nejse.. ai thot: i tha Albani atij.. por ai s'e degjoi Albanin. Me fal, e nderpret ti.. cilin Alban e ke llafin. Une pra.. ke tjeter. Ah ok. Edhe kshtu.. degjo Albanin i thash.. po ca ti bej Albani atij? Ej.. e di c'ke ti.. a s'i thua ktij Albanit te pushoj se na ka car trapin? Urdhro? Kujt Alban? Albanit pra.. ty o palle ty.. kujt tjetri?

por nejse, ideja eshte tek skicofrenia.. se kjo forme te referuari eshte se s'ben ne ate sektor.

e cuditshme, dy shqiptare, qe e bejne intervisten italisht... !!!!

... dhe pastaj e perkthejne ne shqip!!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).