Νo, we can΄t!
Ardi Stefa

Përpara nja dhjetë ditësh, kur u mësua se socialistët shqiptarë do të hynin në Parlament, shumë vetë u gëzuan. Një pjesë e madhe e atyre që njihja shpresonin se me hyrjen në Parlament të socialistëve do t’u vihej “fre zullumeve” të Berishës. Bile më qëlloi të isha i ftuar edhe në një ceremoni të organizimit të socialistëve vlonjatë, sarandiotë e gjirokastritë dhe në koktejlin e shtruar me atë rast me bukë misri dhe djathë të bardhë...
Nga diskutimet u tmerrova, pasi pashë një ndjenjë revanshizmi dhe urrejtjeje që emetohej nga çdo qelizë e diskutantëve...
Përsëri ngela me shpresën se hyrja e Edi Ramës dhe e partisë së tij në Parlamentin e Shqipërisë, ndoshta do të vijonte për mirë...
Dhe prita (megjithëse e dija përfundimin qysh më parë) ditën e hyrjes së socialistëve në Parlament.
Me një shpresë të fshehur, mos ndoshta Shqipëria dilte nga ngërçi politik...
Me një shpresë të fshehur se mos edhe njerëzit dilnin që i pasonin dilnin nga ngërçi politik...
Por shakaja mori fund pa u nisur mirë. Socialistët, ashtu siç hynë, ashtu edhe dolën..., (kastravecë- siç thotë një këngë shqiptare).
Socialistët e Edi Ramës, i cili vazhdon të mbajë origjinalitet botërore (i vetmi kryetar opozite, që nuk është deputet), hynë në parlament sa për të mos u hequr mandatet dhe të marrin rrogat. Dolën për të hyrë përsëri pas gjashtë muajsh. Që të dalin përsëri brenda ditës...
Me pretekstin e hapjes së kutive...
Do të kalojnë muaj të tërë dhe socialistët do t’i bien të njëjtit avaz, atij të kutive që nuk do të hapen ndonjëherë. Qysh tani socialistët po kërkojnë për pretekstin e radhës për krijimin e krizës politike...
Jam i bindur, që pas të gjitha këtyre lëvizjeve të socialistëve, por edhe qëndrimit të qeverisë, nuk fshihet ndonjë mentalitet komunist, por një koncept shumë i vjetër i ekstremit të djathtë.
Ajo, që politika është çështje e të “mirëve” kundër të “këqinjve”, e të “urtëve” kundër “mëkatarëve”, e të “moralshmëve” kundër të “pamoralshmëve”.
Një koncept, i cili zëvendëson politikën me moralin dhe veprimin me predikimin...
Për fat të mirë, jeta gjithmonë ka fjalën e fundit. Akoma edhe në të ashtuquajturën “luftë kundër korrupsionit”, e cila u shndërrua në flamur të fushatave ekeltorale dhe në një kryqëzatë kombëtare, u vërtetua se nuk ishte veçse një luftë e të pasurve, të cilët donin të zinin vendin e disa të pasurve të tjerë.
Konkluzioni që nxjerr? Që politika mundet të evoluohet me citate, por qeverisja e vendit është një çështje shumë më e komplikuar dhe më e vështirë për t’u thjeshtëzuar...
Dështimet e të dy liderëve kryesorë shqiptarë janë një provë e padiskutueshme i këtij konkluzioni kaq të thjeshtë.
Barak Obama u bë president duke deklamuar në parrullë, e cila dëgjohet shumë bukur në veshë: Υes, we can! (Po mundemi!).
Me gjithë respektin që ushqej për Obamën, me gjithë emocionin që më krijoi zgjedhja e tij, akoma pres politikanin, i cili në një fushatë elektorale të dalë e të thotë: Νo, we can΄t! Të thotë d.m.th.: “Jo, nuk mundemi”.
Jo, nuk mundemi, të jetojmë vazhdimisht në një krizë politike e sociale.
Jo, nuk mundemi të jetojmë si të korruptuar e njëeëz qqë nuk paguajnë taksat.
Jo, nuk mundemi të jetojmë e të ekzistojmë si shtet pa sipërmarje e biznese të ndershme e të shëndetshme.
Jo, nuk mundemi të jetojmë si një shtet që “kujdeset” për votuesit e njërës palë e jo të tjetrës.
As nuk mund të jetojmë si një sistem politik që tallet me të gjithë, brenda e jashtë vendit. As mund të jetojmë si një shtet që do të hyjë në BE dhe nuk ka as idenë më të vogël të demokracisë së vërtetë...
Veçse një politikan të tillë, ende nuk e kam ndeshur...

4 Komente

akoma pres politikanin, i cili në një fushatë elektorale të dalë e të thotë: Νo, we can΄t! Të thotë d.m.th.: “Jo, nuk mundemi”.
 

Per cfare te thote 'nuk mundemi' ne kete rast me shume nga ato qe ke permendur ti, te thote nuk mundemi te thyejme bojkotin apo pjatat dhe filxhanet si ai tek Shi ne plazh? smiley

Apo nuk mundemi te mos dalem olitike&Itemid=92">ne shtypin grek me histori percarjesh? lol

Nuk mendon se nese do qe te revizionosh moton e Obames, versioni i Sudes “Po Mo Daje” eshte me i pershtatshem? smiley

Drejt...

Drejt ca? Ata qe bejne cudira, percarje, apo pershesh me komente, nuk eshte se kane brire ne balle.

Ajo c'ka i dallon eshte ajo cka kane te perbashket ne vecorite e tyre kolektive, dhe me tej, sic thote dhe vete flluskaxhiu, "a mund te behet kjo pa e tejpolemizuar polemiken e polemizuar mes polemisteve poliedrik?"

Me nje llaf ngado qe ta kthesh, Sudja prevalon.

drejt ishte fjala për komentin tënd...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).