Jam i pasur shpirt, të dhuroj
Një ishull rrethor të vetmive të mia,
M’rëndon mendimi yt si bletës nektari
Një pasdite lulesh të verdha çmendurie,
Më shterron dhe të shterroj
E mbetemi veç pak
Në kthinat e imta ku prodhohet palcë,
Në kryekocka poroze që dot nuk thithen,
Është fara jonë, na rifermenton, majà
Pas bashkëshkatërrimit,
Bymimit - thyerja e fundit ligjeve të fizikës
Me osmozë pishmane, logaritme
Të shkatërruar gjinjve,
Ofshama rufainjsh nga sekti i Keplerit
Elipset e planetëve duke ngatërruar
Dhe rishpikur zeron heretike
Që nuk asgjëson.


5 Komente

Thjesht e bukur.

Sdq, jo ne nivelin e prozes.

smiley

thx, man! appreciate it!

get tu dhe point men. smiley

seks? Jes, e llot!

Shume bukur Emo! Si zakonisht 5 yje!

 Emigrant

dashuria dhe sexy jane qendra e botes rreth te cilave rrotullohet ajo, por ka edhe qendra me te vogla po jo me te parendesishme qe mund ti elaborosh me sukses, dhe prova ke dhene.

Nuk hoqe dore nga empirizmi lol

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).