Nuk kam më fjalë për ty,
nuk është bëma jote, ta dish, ti s’bëre asgjë,
vetëm më shkunde një degë kumbulle pa vetëdije
si zogu kur kujtohet që është vjeshtë dhe befas rreh ajrin,
fruti i paarrirë i majës, i arrirë,
ra mbi tokën time zhurmë-shurdhët, s’guxova
ta shoh në ish prishur sa, ika larg
përgjatë bregut plot me guacka e mendova
se ç’tmerr është anëdeti për molusqet,
më zi se një fushë paslufte plot skelete
për njeriun, kapakë të hapur si dështime
më mbanin dikur mishin e fjalëve për ty, s’është faji im, ta dish,
ti s’je më mendim, truri s’të prodhon, të përmban,
dhe malli u bë një kripë e çuditshme
që shijen ia harron duk’ e pëlqyer,
nuk e ndjej dot si zogu mrekullinë e fluturimit
skifterit tek rreh t’i shpëtojë, s’më bren më malli
pasi më merr ndërkaq kur më je pranë,
jam ujë, je gushë e mjellmës, rrëshqas mbi ty
si lot mbi mollëz të pamundësisë, megjithëse mbi një megjithëse –
lumturia molepsur me domosdoshmëri – s’do isha unë po t’mos ishe ti,
siguri e të pamundurës, nuk qeshë përgatitur
për të tillë rastësi që gjithnjë ajme vetëkuptohet,
ti ishe vërtet një në njëmijë,
por gjithë veç teje rezultojnë kaq të pamundura pas festës tani
sa më heqin dhe të drejtën të quhem fatlum.

53 Komente

më mbanin dikur mishin e fjalëve për tysmiley. une votova maksimalen por ndershmerisht poezia mbyllet te kripa: dhe malli u bë një kripë e çuditshme/që shijen ia harron duk’ e pëlqyer/ vargjet me poshte kane plot maja, por thone nje gje tjeter. kjo nuk do te thote se jane gabim smiley.

dmth, eshte vjershe meskeputur, po thua Rud?

ps. miredita! smiley

 

belkeputur smiley emo. belkeputur me ojna qe bojne gjojna.

.......... ti s’je më mendim, truri s’të prodhon, të përmban, .........

Kjo fraze, sa shume, oh sa shume qe u pershtatet disave ketu.....

kjo fraze, duhet te hyje ne historikun e aforizmave te peshkut......

 Shume e dobet,nuk lidhen vargjet,jane pa kuptim.

je pergatit per neser?

 Sigurisht,sigurisht.

breathtaking!

vintage, modern, love in sepia, something like this

Nje nga poemat e tua me te bukura, ne mos me e mira.

cheers.

cheers, Av! I'm honored!

shume  e bukur vertete Cim.me pelqen si e paraqit ndjenjen.

thx, En!

që shijen ia harron duk’ e pëlqyer

i don't buy it. 

Cdo ndijim eshte i mundur vetem si difference mes dy gjendjesh.

s'eshte ndijim. eshte bindje dhe vendim.

bat aj ken llend ju e rizen. smiley

Shija eshte ndijim. smiley

komlimente per monologun smiley

Ne nje metafore skllavit I duhen plotesuar te gjitha kerkesat. I vogli merr perparesi, sepse e bukura qendron ne detajin e padhunuar. Prandaj letersia e ka te brendshme demokracine, edhe pse ajo e madhja behet nga monarke e despote. Pra shija eshte sovrane. Shijimi nuk e pranon vendimin. Ndodh dhe, ashtu si nje gje tjeter shume e bukur e botes, jepet por s'kuptohet.
Falemnderit per dialogun.

 I nderuar, nuk dimë në t'ua rekomandojmë një emision mbi poezinë, transmetuar në "Opinion" të Blendi Fevziut. Nuk dimë, pasi dyshojmë se nuk ju bëjmë nder me këtë. 

E gjeni këtu:

http://www.tvklan.al/emisioni.php?id=3263#

Përveç moderatorit dhe asaj vajzës së re, që nuk flet shumë, çfarë mbetet është një ego trip i neveritshëm i pjesmarrësve të tjerë, që nga fundi kthehet në monolog të Ahmetit, që reciton ca vargje të tmerrshme me fjalë si "kompatibël", "spostuar" etj.

Një pasqyrë e trishtë e mjerimit të kulturës shqiptare të çasteve që po jetojmë. Ngazëllimi i pashkak në studio, shoqëruar me citime nga Heidegeri (theksi në rrokjen e fundit nga cituesit) dhe Borgesi (që shqiptohet në rekomandim e sipër nga Preç Zogaj ashtu siç lexohet dmth. Borgesi, tullë, drejt, e jo Borhes, siç duhej të qe), belbëzimi në të sajuarit e mendimeve, mbledhur andej-këndej, çalamanllëku në të shprehur, përzier fund e krye me fjalë të huaja, që nuk duhej askurrë të fliteshin në një foltore mbi fjalën e bukur, mbi fjalën shqip, aq më tepër nga ata që pretendojnë ta kultivojnë, të bën të vësh duart në kokë. Pika mbi i, qershia mbi tortë, janë vargjet horror të Ahmetit nga fundi; këta jo vetëm që nuk ua këshillojmë, por ju përgjërohemi të mos ia bëni vetes. Dhe ju sigurojmë që e parakaluam këtë që po shkruajmë para njerzillëkut, mirëkuptimit, konflikteve të mundshme të interesave, babaxhanllëkut dhe e mo lëre se nuk po i prish punë njeriu, lëre punë e madhe, varja, etj.

Nuk mundemi, nuk duam dhe besojmë se nuk duhet bërë në asnjë mënyrë kjo e fundit. Duhen thënë gjërat troç, ashtu siç janë, përndryshe nuk kemi pse flasim fare. Ndoshta do qe më mirë, krahasuar me këtë lloj deliri.

Jo, nuk duhet toleruar. Nuk duhet toleruar masakrimi i gjuhës mëmë, nuk duhet toleruar molepsja nga përçarti. Duhet mbrojtur vetvetja nga masakrimi i amtarsisë, nga idhujt pa krena, që ia vënë kokat e prera njëri-tjetrit. Duhet të mbrohemi, me aq sa mundemi, me mjete rrethanore. Për momentin, në mungesë të afërisë fizike me të përfolurit, në mungesë të ndonjë druri a të ndonjë dardhe boksi, gjeta rastin të shpreh dufin këtu, në temën tuaj të pafaj. Kërkojmë ndjesë për këtë e shpresojmë ngushëllim nga të ngjashmit, nga ju. 

Kemi folur shpesh e jemi shkëmbyer këtyre anëve për poezinë shqipe të pas 90. Ndoshta do të kish qenë më mirë të kishim heshtur. Një gjendje e tillë memecllëku të kapllon kur përballohesh me gjëra të tilla. Jo rastësisht po përdorim fjalë me ll, rrçzh, brr... Mirëseardhshit në Kra-Kra.

Do e shoh ne rastin me te pare. Jo se do me befasoje, thjesht bedhe cinizmi qe.nka nje kafshe qe duhet ushqyer here pas here, perndryshe nis e ha te zone.
Flm, sehr geehrter.

tani po e shikoj

p.s. poete ne pension, me ndonje perjashtim

e lashe! 25 minuta

une nuk e di nese pozat e ketyre jane shkaku apo pasoja e qametit. mgjtht nuk do te rri pa e pare deri ne fund.

Me beri pershtypje shume te keqe ligjerimi i leshuar, si prej muhabeti mehalle, por i zbrazur nga mencuria e rruges. Ndoshta e rimarr neser, por per sot... mjaft!

ta kishe cuar te pakten deri ne minuten e 31-te.

neser

nuk po insistoja aq sa doja te nenvizoja per ty, sepse do te doja mendimin tend mbi ceshtjen, 'historine' qe ahmeti tregon ne ato minuta. neser.

m. ahmeti eshte grua me nje intuite dhe talent te qashter (per te mos perdorur fjale te huaja), por per castin po e kam shume veshtire t'i rikthehem videos. e kam te pamundur pothuaj te pranoj nje bisede te ketij lloji mbi poezine. me trishtoi jashtezakonisht.

o hi fin smiley... perse mendon se do ishte nje bisede e nje niveli tjeter? Come on, jemi tek Opinion I fevziut.... kujdestar konvikti do ishte shume mire, po jo drejtues i ketij lloj debati.

poetet duhet te jene "armiq publike", sipas meje, prej ketu edhe larg cdolloj perzjerjeje me bote si ajo e fevzit. fevzi dikur drejtonte grupin letrar te fakultetit.

fin, ndoshta e hapim si teme te vecante me mire... per momentin, se sdua dhe te te mbaj, ngase je vone, po te them vetem se nje nga keta pjesmarresit ne debat, jo me larg se dy jave bente hajgare me konceptin e protestes se nje intelektuali, njeri i botes se librave, jo krijues gjithsesi. kaq smiley. flasim prape.

por hej, ajo shprehja poete ne pension eshte fantastike smiley deri tani po kujtojne kohet e arta te diktatures smiley

po me shpie te fle me mesazhe sibiline smiley. as gjyshja s'ma bente kete smiley. naten te gjitheve.

trop, pa dash te nderpres dialogun me finin, meqe jam tamam ke min 31, desha me te thane, qe moza eshte eveniment i pazhbeshem ne letersine shqipe. smiley

nderkaq filloi elsa, qe nuk e paska kuptu fosilizimin e sistemit.... personi me i tepert deri ne kete moment...

 

zonja ballauri po me sikletos pertej durimit, duhet t'i heq ose zerin ose figuren, shyqyr qe nuk ia ndiej aromen dhe ndonje gjesend tjeter.

hej trop, e kape recitimin e allallah nga elsa... smiley kam shkruar poezi, tha, se nuk me pelqenin poezite qe lexoja.....smiley)

me prefshin koken, nese elsa di ca dmth poezi.

si jo, ahmeti thoshte s'e mesoja dot, ia kthente ballauri 'po kjo eshte me e lehta'. me tej, zonja nuk ishte 'nga ata njerez' qe mbajne mend heret e para (une duke qene nje 'nga ata' e mbaj mend shume mire, nderkohe, madje, kur ma kane perqeshur librin ne fjale ca shoke poezidashes, nuk kam ditur ku te kruhesha me pare). si dhe, vecanerisht, 'brezi i ri sot nuk shkruan' ohhh, ohhh, dhimbje.

e po te doli per mire ama, i tha londoja gjekes, ne lidhje me arratisjen e tij pasi shkroi poezine Kuajt... smiley....

booo, skam qesh kaq shume as kur shoh komedianet e Montrealit...

urdhëroni të nderuar:

 

Intervistë e Mustafa Nanos me poeten Mimoza Ahmeti

Mimoza Ahmeti thotë se Zoti ekziston si medium. Ajo e sheh diktaturën komuniste në Shqipëri si formën ekstreme të kulturës laike perëndimore.

 

 

1-Zoti ekziston, mund të ekzistojë, duhet të ekzistojë apo nuk ekziston?

Zoti ekziston si medium, ne atë e quajmë distancë dhe duam ta shkurtojmë. është kushti i atraksionit dhe njëherësh pengesa. Sa më shumë e kemi shkurtuar distancën më të padurueshem dhe neurotikë bëhemi. Por kjo luftë nuk ka fund dhe prodhon gjithmonë distancë, dmth Zot.

 

2. Gjuha shqipe ju duket e pasur, e varfër, apo si të tjerat?

Gjuha shqipe më duket e pasur për të varfërit. Të varfërit - thotë Dr. Fisher, - ndryshe nga të pasurit, duhet të kesh shumë kujdes kur t’i afrohesh.

 

3. Njerëzit janë esencialisht të mirë, apo janë esencialisht të këqij?

Njerëzit janë esencialisht nevojtarë, por kjo nevojtari është më tepër çështje mentaliteti sesa realiteti. Për këtë arsye diferenca midis konceptit dhe realitetit, mendësisë mbi nevojën dhe nevojës reale, prodhon në vazhdim esence negative, si pushtet, por edhe si diskurs. Kjo e fundit është e mira që prodhon e keqja njerëzore.

 

4. Do të ishit dakord që fëmija juaj të merrte pjesë në lojën televizive “Big Brother”?

Është çështje personale e fëmijës. Nuk merrem me të.

 

5. Harmonia ndërfetare në Shqipëri është një legjendë apo një realitet i bukur?

Harmonia fetare në Shqiperi nuk është as legjendë dhe as realitet i bukur. është thjesht fakt. Dhe si i tillë mund të interpretohet gjithësesi.

 

6. Shihni ndonjë unitet të qartë kulturor midis Shqipërisë e Kosovës?

Une shoh unitet edhe në kulturat me gjuhë më të skajshme. Për këtë arsye kam predispozitë të shoh unitet midis dy gjysmave tona, që i bashkon gjuha dhe fataliteti historik.

 

7. Cili është njeriu më i rëndësishëm, numrin e të cilit e keni në phonebook?

Une gjej përmbajtje edhe në njerëz që nuk janë të rëndësishëm. Kohët e fundit obsesioni im ka qenë një lyps i ri, të cilit nuk ia hodha as sytë, por ai mbështeti faqen te xhami i makinës sime dhe me një ton prej xhentelmeni me pyeti: Ke bërë fjalë me njeri sot?

8. Mendoni se në botën e sotme demokratike (mund t&eumlsmiley bëhen vrasje për arsye shtetërore?

Përderisa bëhet kjo pyetje do të thotë se ekziston perceptimi. Por asgjë nuk kalon pa u vënë re dhe pa u peshuar në shpirtin e heshtur të qytetarit.

 

9. Fan Noli udhëhoqi një grusht shteti apo një revolucion demokratik në vitin 1924?

Nëse ai do të ishte i vetëdijshëm për çfarë do të ndodhte, nuk do kishte ikur që ketej. Brendia e një iluzioni politik mund të krijojë një arkitekturë forcash që mund të jetë jo vetëm zhgënjim por edhe dënim për frymëzuesin e këtij iluzioni. Gjthësesi nuk konfirmoj asgjë me këtë.

 

10. Ajo që komunistët e kanë quajtur “Lufta Nacionalçlirimtare”, ka qenë sipas jush edhe luftë civile?

Historia jonë është fragmentare, një shembull nga më të frakturuarit dhe të kamufluarit. Për këtë arsye e vetmja mënyrë për të kuptuar është efekti përfundimtar. Pas lufte, vite të vështira erdhën. Një lufte klasash, që mund të quhet civile e heshtur, që nuk ka mbaruar edhe sot ende.

 

11. Nëse do t’ju kërkonin të veçonit ndonjë arritje të diktaturës komuniste pesëdhjetëvjeçare, çfarë do të thoshit?

Mendoj se diktatura komuniste që kaluam është forma më radikale e kulturës perëndimore e të jetuarit dhe të kuptuarit. Është dogma e një ideje laike që duke shkuar në skaj të distancës së saj anullon vetveten. Në këtë kuptim shqiptarët janë një popull që nuk i çudit asgjë pasi kanë kaluar kufirin e asaj kulture që sot përpiqet t’i integrojë.

 

12. Sikur të kishit jetuar në vitet e Luftës së Dytë Botërore, do të rreshtoheshit me partizanët, me Ballin Kombëtar, apo do të qëndronit asnjanës?

Nuk mund të di çfare do të isha, por me siguri nuk do të isha për asnjë lloj lufte.

 

13. Largimi i Ahmet Zogut nga Shqipëria në prill të vitit 1939 është një gjest i qortueshëm apo i kuptueshëm?

Asnjë mbret nuk e lë fronin e tij për kënaqësi, pasi nuk do të ishte mbret por këngëtar oborri.

 

14. Do të ishit dakord të përkthehej në gjuhën shqipe “Mein Kampf” i Adolf Hitlerit?

Unë jam e hapur për të ditur gjithçka që fara njerëzore ka kryer ose interpretuar.

 

15. Cili është njeriu më i rëndësishëm, me të cilin ju keni bërë një fotografi?

Besoj Jusuf Vrioni.

 

16. Çfarë ishte në të vërtetë ajo që ndodhi në vitin 1997?

Mendoj se ajo që ndodhi në 1997 ishte nje improvizim i dhimbshëm, për këtë arsye, historik.

 

17. Mendoni se do të ishit në gjendje të vrisnit një njeri në kushtet, kur ky njeri kërcënon jetën tuaj apo të të dashurve tuaj?

Mendoj se është mirë që njeriun të mos e vëndosësh në një prove të tillë.

 

18. Ne shqiptarët jemi europianë me titull të plotë?

Ne jemi djepi i djegur i Europës. Merreni si të doni. Ne nuk çuditemi nga europianët, ne vetem i duam. Ata çuditen me dashurinë tonë, edhe në rastin kur ne urrehemi me njeri tjetrin.

 

19. Në cilën ngjarje të madhe të historisë botërore do donit të kishit qënë protagonist?

Mendoj se kam qenë e lumtur në vitet e para kur Lindja dhe Perëndimi e shembën murin ndarës. Ishin vite të një iluzioni të madh por që nuk vazhdoi shumë. Konkurrenca e tensionoi lirinë dhe paraja mori nje rol absurd në botëkuptimin njerëzor.

 

20. Me cilin personazh të historisë së Shqipërisë do kishit dashur të bënit një bisedë të gjatë e të shtruar?

Nuk mund të them ndonjë emër, pasi jam e bindur se do të më thoshte gjithçka, por jo të vërtetën. Njeriu politik është i dënuar të mos e thotë kërcënimin.

 

21: Cili është libri që po lexoni?

Një libër me intervista nga Ëilliam B.

 

22. Cili komb europian ju ndjell më shumë me historinë e me kulturën e vet?

Besoj Franca për art, pastaj Anglia për manierë. Ndërsa Gjermania mbetet e pakonkurrueshme për metafizikë e filozofi.

 

23. Si do reagonit, sikur të merrnit vesh se djali/vajza juaj është homeseksual(e)?

Urime smiley

 

24. Keni frikë nga vdekja?

Kam frikë nga bashkëjetesa me të.

 

25. Ç’është Atdheu?

Një detyrim nga të tjerët, më të fortë se ti, sesi të vetëperceptohesh.

 

 

Zoti Nano dhe zonja Ahmeti, lutemi, ose më mirë jeni ju vetë që po na e kërkoni -shih pikën 2- lutemi pra, të flisni shqip. Se për atë po kërkoni të flisni. Nuk u falet, një gazetari, që po kërkon të ndriçojë masat e aq më pak një poeteje, që po kërkon të lëvrojë shqipen, nuk u falet kjo mënyrë të shprehuri. Blini një fjalor drejtshkrimor shatrapatra-shqip e kthjellohuni një herë vetë se si duhet thënë ajo që po na doni të thoni.  

trop po vazhdoj ketu, se nuk dalin komentet lart

e po te doli per mire ama, i tha londoja gjekes, ne lidhje me arratisjen e tij pasi shkroi poezine Kuajt. smiley

moooos, i paska ngel hatri londos me gjeken smiley.... londoja ka rrezikuar duke ia botuar poezine, ndersa gjeka qeka tregu mosmirenjohes, paska shkruar nje artikull ku thote se ma botuan vjershen ne nje faqe te parendesishme te gazetes smiley

Festivali i komedianeve te Montrealit i merr te keqen Opinionit te Fevzos...

 

sa mire me vjen o av qe e merr me humor, une s'po mundem. qenka bere 'kriza e poezise' si kriza e ekonomise ne kohen e berishes, s'e dime na ka zene a jo, dhe ne na ka zene, ku na ka zene, dhe sa relative eshte me krizat e vendeve dhe koherave te tjera.

po e komentojme si ndeshje futbolli. e leme them une. ndeshje pa gola.

shtesen e fundit e bera ne komentin me lart smiley... por ama do e degjoj deri ne fund... me pelqen tortura...

jo jo, edhe une do ta degjoj deri ne fund, ku te mesoj tjeter per heideggerin. por po perpiqem te terhiqem nga komentimi. oops.

u perpoqa dhe une....

 Sum sexi moza .

In 2005, Marinaj started developing his literary theory of "Protonism" in earnest. Submitted to numerous relevant American literary institutions, including the Modern Language Association and described at length in his book Protonizmi: Nga Teoria Në Praktikë (Protonism: Theory into Practice), protonism describes a linguistic perception of artistic works as rooted in the fields of chemistry and physics. Protonism, in its simplest form, is a literary criticism theory which holds that there are positive and strong as well as negative and weak points in every piece of literature, but it argues that these positives and negatives are often constituted by a critic's personal interests, moral beliefs, and attitudes. Accordingly, literature is best studied and interpreted by concentrating on the positive elements of a work formed in response to natural law theory and paying little or no attention to its weakest points. One approaches a work this way because, as this theory postulates, if one looks only for the bad, then one will find only the bad based on whatever one's definition of "bad" is.

  Laughing  moza je yll... kisha disa ide brilante tha, po nuk ia vlen me ju katunaret e dreqit ahahahahaahaa

i love this girl

opps... cilet jane poetet qe i sugjeroni lexuesit, pyet moderatori..

abstenim, nothing, nada.... hezitim, thuaj pra nje emer, dy a tre,... ah, no, i can't... le te lexojne ke te duan, ate qe ua ka qejfi... po mozen pra lexoni, thote moza, edhe precin pra, se do kenaqeni smiley... elvana, thote: read my hubby smiley ... dy emra, pra, dy ose tre, kembengul fevziu... por heshtja flet me mire smiley

Fine.

doja te te shkruaja mesazhin e lirise, qe e mbaroooova (ketu do te nderhynte ballauri me nolin), por s'mundesha teknikisht.

lere lere lereeeeeee, duhet te kishin vershuar emrat, dua te shkoj aty e t'iu them emrat e meshkujve qe kam dashuruar, per inkurajim. zaimi jo vetem burrin, po edhe ata qe ka perkthyer burri. isha kurioze per perkthimet e saj, nder poetet vetem gertrude stein, te cilen s'e permendi. dhe nje te fundit e per bese e mbylla: ahmeti ne te njejten poezi here thoshte 'qytetet e medhenj' e here 'qytetet e medha', ne varesi te rimes. ky eshte nje modernizem sui generis.

Sapo e mbarova dhe une. I feel so damn sad now. gjithe ajo e qeshur me doli per hundesh.

Moza, e dashur, poema jote e fundit ishte nje menxyre. Te tille menxyre kam lexuar vetem nga nje poete tjeter, eshte shume e moshuar, e goditur nga dora e fatit, dmth ajo ka nje justifikim absolut, ndaj dhe ne respekt te moshes dhe fatit nuk kam per tia permendur kurre emrin edhe sikur te me bejne copa copa smiley.

booooh, are you kidding me?

 

ps: em, kerkoj ndjese per te gjitha komentet e mia jashte teme. mbase admin i leviz te gjitha ne nje teme te vecante. thanks

besoj se emi na ka falur paraprakisht, madje s'e perfytyroj dot ndryshe.

morning AV...

you still owe me a feedback. i believe. smiley

Goca, ne qafe me paçi. E pashe deri ne fund. Edhe per degjimin e Moza Ahmetit (poezive) ju te dyja e keni fajin* smiley .  

*ishte bema juaj qe c'ke me te

kam nje propozim:

Perse nuk hapni nje teme per poetet dhe poezine, qofte duke marre edhe kete Opinion te Fevziut si leitmotiv, dhe te diskutoni per poezine dhe poetet?

Sepse nuk me duket e udhes qe keto diskutime te behen ne kete teme, ngaqe me duket si e padrejte te kalohet nga diskutimi per poezine e emigrantit ne kete teme tek vaniteti dhe egocentrizmi i Ballaurit dhe Ahmetit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).