Ashtu sic ishte lajmëruar, opozita organizoi demostrata ne Tirane dhe disa qytete. Me vendim special të Këshillit të Ministrave.org ishin marrë të gjitha masat për të parandaluar pucin shteteror si ai i 21 Janarit.

Nga Mozambiku ishin sjellë dhjetëra mangusta të cilët kishin si detyrë të kapnin në ajër cdo gjarpër helmues që do të hidhej nga demostruesit drejt dritares se kryeministrit Berisha. Gjithashtu ekipe të tëra infermierësh të pajisur me shiringa dozash anti-helm të llojit kobra ka qenë në gadishmëri për të cdo pickim të shefit.

Ishin sekuestruar nga cdo lokal rrotull ndërtesës së kryeministrisë të gjitha shishet alkoolike që nga vodka Gorbacov e deri tek ajo Molotov dhe ishin mbushur me ujë të gazuar me shkumë sapuni. Në këtë mënyrë cdo demostrues që do të përpiqej të sajonte ndonjë bombë Molotov, ajo jo vetëm që nuk do të shpërthente, por kur të hidhej mbi gardistët ata do të kishin mundësinë edhe të laheshin.

Gjatë natës ekipe speciale kishin hedhur shtresa speciale mastici dhe vinovili në cdo gur apo pllakë të bulevardit që ato të ngjiteshin dhe të mos i shkulte njeri për të goditur gardistët.

Për cdo rast garda i kishte marrë masat duke nxjerrë në terren një njësi speciale të trajnuar nga tenistët më të mirë të botës dhe lojtarët më të mirë të bejzbollit amerikan. Ata me pallaska tenisi dhe shkopa bezbolli kishin rrethuar perimetrin e ndërtesës së Këshillit të Ministrave.org në pritje të cdo shisheje apo guri të hedhur nga demostruesit, për ti kthyer ato mbrapsht.

Me urdhër-vendim të kryeministrit Berisha, rënja e shiut është pezulluar deri në një urdhër të dytë. Meqënëse rreshje nuk pati demostruesit dolën bllof pasi nuk kishin mundësi të merrnin cadrat-snajper me vete.

Kryeministri Berisha në një konferencë për shtyp pa praninë e medias shprehu keqardhjen që gjithë këto masa të marra nuk patën rastin të testoheshin por shtoi se kishte besim tek “laramanët” sic i quan me përkëdheli kryeministri gardistët e tij trima. Në fund Berisha deklaroi se mbrojtja e kryeministrisë është detyrë mbi detyrat.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).