Kamza, e cila për nga kushtet e jetesës krahasohet me kryeqytetin Tiranën, kanë dalë në një mitin falenderimi për qeverinë dhe punën e saj për komunitetin e Kamzës.
Falenderimet kryesore ishin për Keshillin e Ministrave.org dhe sigurisht për kryeministrin Berisha i cili e ka këtë qytet pikë të dobët.

Por disa individë të rrezikshëm nga opozita kanë dashur ta sabotojnë këtë miting falenderimi duke tentuar ti japin nuancat e një proteste kundra qeverisë.

Deputeti i PS, Namik Dokle ishte pajisur me një megafon dhe me volum të lartë përpiqej të mbyste thirrjet dhe brohoritjet e banorëve të Kamzës pro qeverisë.

Namiku nxiste kamzalinjtë të thoshin se Berisha u kishte premtuar 24 orë ujë dhe se nëpër cezma nuk rridhte asnjë pikë.
Keshilli i Ministrave.org hedh poshte këtë akuzë të ndyrë ndaj qeverisë Berisha e cila ka bërë të mundur qe Kamzës tu rrjedhë jo vetëm ujë në rubineta por edhe raki skrapari, bozë gjirokastre dhe musht shijaku.

Eksponentë socialistë u kanë pëshpëritur në vesh admiruesve të qeverisë, fjalë që gjoja Berisha u ka harruar.

Këshilli i Ministrave.org hedh poshtë me forcë 100 Njuton këto pacavure opozite duke u deklaruar kamzalinjve se vizitën e parë që Barak Obama do të bëjë në Shqipëri, pas Tiranës, presidenti amerikan nuk do të lërë pa shkelur edhe në  Kamëz.
Vetë Obama ka shprehur deshirën që ashtu si presidenti Bush piu kafe në Fushë-Krujë, Baraku do ta pijë kafen në Kamëz

Namik Dokle dhe shokët e tij kur kanë marrë vesh për këtë lajm, të demoralizuar janë larguar në drejtim të paditur.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).