Osiris

Kur përqafohemi e fytyrën nuk ma sheh dhe dot s`e shoh,
sytë mbyll për t`mos parë veten n`atë pasqyrë sferë kudo,
që i mbështjell përqark bërthamat me tulin e tokës, kokës,
me ajër e frymë; i mbyll për të mos parë boshllëkun, botën.

E po të mos qe kujtesa, mundej të isha në atë çast çfarëdo,
mund t`isha kalë, gur a një copë mishi e madhe në peshore.
E po të mos qe vetëdija, ti mund të ishe edhe kushdo tjetër,
trung i butë me dytre degë, antenë a korb humanoid i rrjepur.

Krahët e tu më fashojnë qafën, gojën gjuha,
gishtat ia ndreqin folenë e shprishur mumjes.

Barka jote e zezë ma shpie kurmin mandej
në bregun tjetër të tamlit, nën flatër si vezë.



9 Komente

nga tani, une behem lexuese e rregullt e ketij blogu

Me ke dhene nje perfytyrim te frikshem me kete poezi. Nuk e di, por me ngjan shume i njohur ky stil te shkruari.

Frike nga e njohura ? smiley

Frike nga siguria e se panjohures.

smiley

ndjenja e bukur pas poezise se mire. espresso qe vesh laringun e mban vlage per nje gjysem dite.

hej, flm shume!  smiley

Pse mer qeke kaq melakolnik sot .

Me gja je meteopatik, dmth bir i vertete i memes Natyre.

Hapu celu , mos rri sendisure smiley

ah, e kom nji per ty Ziko. Kur ke qen i vogel dhe u hante ndonje kendez, besoj e ke thyer ate kocken si krrabe, dmth:

Adèc

Adèci është lojë e vjetër fshatarësh
Që thyejnë një kockë
E bëjnë një pakt,
Kur tjetri diçka të jep a dhuron
Do thuash thjesht dhe shkoqur “e di”,
Përndryshe mosvëmendja jote dënohet
Dhe tjetri të ther
Me fjalën “adèc!”

Një kockë m’u thye,
Bëra pakt me ty,
Premtova s’do harroj, harrova,
Pra u kujtova vonë,
Midis dy frymëmarrjeve
Që i ndante një jetë,
“S’e dija”, s’e dija
Dhe askush s’qe pranë
Të më therte të paktën
Me fjalën “adèc!”

 ej sa mire! smiley 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).