nga Teodor Keko - Mua nuk më besohet që jam në shtrat me ty! - As mua! – tha Martini. Ai kishte ndezur cigaren dhe po kundronte format e lakuara të trupit të tjetrës. I bënin përshtypje gjinjtë. Qenë të plotë e të fryer mbi një kraharor elegant si prej balerine. Ishte njohur me Megin dy ditë më [...]

10 Komente

Tregim i Kekos ishte ky?!

What the hell, man, what the hell.

kete thashe edhe une: what the hell, man, what the hell. Kam lexuar "prostituten" veren qe kaloi; dikur lodhesh duke thene what the hell dhe fillon te qeshesh. Eshte, megjithate, interesante se sa shume ndjehet Kekoja ne tregimet e tij. Ndoshta per hir te njeriut Keko qe ndjen duke lexuar nuk e flak librin tutje. Te pakten, kjo ndodhi ne rastin tim.

Ky tregimi me duket se eshte tek permbledhja "Prostituta"... Ka dhe ca tregime te tjera shume te mira. Me pelqen Kekoja shume. Me ka mbet pa lexuar "lajmetarja e vdekjeve"... dhe sa me shume kohe kalon, aq me shume libra me ngelen pa lexuar smiley

 

no  ana eshte tek 'curriculum vitae', sepse bashke me 'amanetin' jane 2 librat e fundit qe ja kam lexuar Kekos njekohesisht

ky tregim personalisht sme ka pelqyer dhe eshte nga ato tregimet e kekos qe i ngjajne te tjereve tregime te tij e sjane te domosdoshem ti lexosh. Une e pelqej shume Kekon por me duket se perserit shume veten, sidomos ne proze.

Ashtu sikurse ka ca tregime tronditese, andaj po deshe ti jap borxh ato dy te mesipermit ti lexosh, nder 20 tregime, nja 2-3 ja vlejne seriozisht.

Per mua eshte nje kronikan i mire , i viteve  '90, ne mos thenca me i miri. Prandaj do ta lexoj perhere me qejf smiley

Mire, Bedrije, m'i jep t'i lexoj, m'i ler me afat madje, se ndryshe do me ngelen prape ne biblioteke... rrofsh.

Ka dhe ate permbledhjen tjeter "12 shenjtore, 1 profet e ca njerez" .. po perkthej nje tregim nga ky ne italisht, po s'e kam mbaruar akoma. mbase me nderrohet mendja dhe perkthej ndonje tjeter, po te lexoj keto 2 te fundit.

Kek i krypur me humor. Pasi je bere shkrimtar i njohur, sigurisht qe zgjon kuriozitet dhe deshira femrash. Por pa u bere i tille, ehh, pyesni Fanten se ca do me thene te grisesh kepucet pas nje fiksimi me emrin Camilla smiley

poezine e ka me te mire se prozen

 

yez !

padiskutim

S'mbaj mend asgje nga Keko. Désolé. Duhet te kem lexuar, me siguri, shkrimet e tij ne gazeten RD apo Drita, gjate viteve te para te 90, por s'mbaj mend asgje. Eshte e habitshme por nga ajo kohe mbaj mend vetem keto :

- Vera pa kthim, i Besnik Mustafaj.

- Ata te dy dhe te tjere, i Koço Kostes

(te dy shume te mire, per mendimin tim)

dhe

- Perbindshi, i Ismail Kadarese.

Per kete te fundit, truri im ishte mbase i paformuar mire ose duhet ta kem lexuar ne nje kohe qe po ndiqja Zelihane, nje shoqe te punes, se s'mbaj mend gje perveç qe ishte nje liber i hallakatur, dhe i shkruar keq, xhanem si te gjithe librat e tjere. Nejse.

Joooooooooooo, s'me pelqeu fare! smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).