Romani Pallati i Ëndrrave, Ismail Kadaresë është ndoshta romani më i bukur dhe shprehës i shkrimtarit. I publikuar në vitin 1982, në kulm të izolimit të madh të Shqipërisë dhe dhunës shtetërore, ky roman flet për një institucion të çuditshëm të Perandorisë Osmane, Ministrinë e Ëndrrave. Pothuajse askush nuk mbeti pa e kuptuar se një [...]

39 Komente

Per hajer. Te besh film pjesen me te mire te romaneve-novelave te Ismailit pre-90 eshte nje gje titanike. Une nuk kam pare ndonje film qe ta kete mbajt si duhet peshen (mbase ka, po une s'di). Tani pallati i endrrave eshte nje veper asimptotike dhe kjo iraniania shume-shume guxim ka marre; me hair!

 Fat eshte qe e kemi lexuar kete liber ne shqip, ë?. Dhe tamam ne kohen kur duhej lexuar. Me kujtohet si tani ajo pasdite kur e bleva librin, e lexova per gjithe naten dhe kur e mbarova nuk arrija te besoja jo faktin qe Kadareja mund te shkruante nje liber te tille, por qe nje liber i tille mund te botohej.  Kadare duhet nderuar qofte edhe per ato pak momente shprese dhe kenaqesie mendore qe na jepte ne ato kohe aq te zymta dhe shpirtndrydhese. 

Analogjia me Iranin e sotem eshte vertet e madhe, dhe i uroj nga zemra kesaj vajzes iraniane  qe te kete sukses.

Ej une nuk e kam lexuar, prandaj kom nji pyetje shume te sinqerte. Nese analogjia me Iranin eshte e goditur, a eshte po njesoj e goditur edhe analogjia me Ameriken?

Per Penarin, pse mos e leme takimin tjeter te klubit te librit me Pallatin e Endrrave.

 Lulian. Une kisha pak me shume rrespekt per ty.

Ej une nuk e kam lexuar

WHAT? WHAT? WHAAAAT???

Ho mre, c'patet. Respekti mund te bjere, por xhelozia sigurisht eshte shtuar. Te pakten une kom shonsin akoma te c'virgjerohem me Pallatin e Endrrave, kurse ju keni qellu te stazhonume smiley

 Lul, jo se eshte faji jot, por tani nuk mund ta shijosh kete liber ne ate shumeplanesh qe e kemi shiju ne. Me i llaf, sot eshte si te shkosh e te zhvirgjerohesh ne bordello! (Not that is anything wrong with that) smiley

Ti nuk llogarit i gjo. Une ne 90en s'kisha moshe te masturboja akoma, le me te zhvirgjerohesha.

 Pranej pra te thash: "Jo per fajin tat..."

Ok, kjo eshte e vertete ne fakt. Imagjino bie llafi studentet rus se si prisnin Pushkinin, sa ishte gjalle, bie llafi, apo Dostojevskin, dhe krahasoji me ne qe i lexojme komplet jashte nje konteksti te jetuar. Sidoqofte ama, kjo nuk ndryshon asgje ne marredhenien personale qe krijon nje lexues me nje veper, sado jo bashkekohore te jene vepra me lexuesin.

 Me thene te drejten, Lul, kjo nuk aplikohet tek nje lloj letersie e vecante si ajo e krijuar ne kushte te vecanta. Psh, Romeo dhe Zhulieta mund te jape te njetin efekt te cdo njeri edhe pas 1000 vjetesh, edhe 1984 le te themi ose Odisea. Por "Arqipelagu Gulag" jam i sigurte qe pas dy brezash do te lexohet vetem nga profesionistet ose njerez me interesa speciale.  Sepse nuk u flet dot te gjitheve.

Meqe ra fjala, Em, a e ke lexu "Rrethi i pare" i Solzhenicinit?

Jo.

 Shit. Em, shenoje per detyre shtepie.smiley I vetmi problem eshte qe mbasi e lexova kete, Kadareja me dukej pak si underdog.

I will. Nuk besoj te jete perkthy ne shqip. Do e gjej anglisht, though.

Kjo qendron, por vete fakti psh, qe mund te ngrihet nje analogji mes Pallatit te Endrrave dhe Iranit, tregon qe keto kushte te vecanta jane ende ne loje. Ne fakt une prandaj pyeta me larte, nese qendron analogjia me Iranin, a qendron edhe analogjia me Ameriken? Duke filluar qe nga "consummer surveys" e deri tek reklamat, apo qyteti gjigand i endrrave qe eshte Holywood, bie llafi?

Nejse, po ka nonjoni qe i vje keq per mu qe nuk e kam lexu e qe vje neser tek hapja e ekspozites se Pacit, le te ma sjelle nje kopje borxh. S'diskutohet birra me pas.

Ku eshte kjo?

Qenka shume poshte, Lul. Une jam on 86-th tomorow.

 Analogjia me Iranin qendron, me Ameriken jo. Sepse novela flet per shoqeri te mbyllura dhe me vule siper, kurse Amerika eshte ekstremi i shoqerise se hapur, ne dac quaje dhe te shqyer per shalesh. 

Kjo per Ameriken eshte e diskutushme, pastaj.

"Te dridhet dora per nje 5 leksh" smiley

Te shof a e kom, po neser s`vij dot tek Paci. Ec mo, tashti qe u ngrof koha, kur do e pim i birr?

S'ka maru hala kriza smiley Normal qe dridhet dora. Kur te dush. Une jam pushim gjithe kete semester. Te vije dhe Flori, Emi, Monda (qe i kam borxh nje birre se e kom sha) Mroklla, e kushdo te jete, dhe first we take Manhattan...

Ate po te thote Lul (ke fati futet edhe kjo). Psh Justin Timberlake munet me shku me Spiren a me ate aktoren bjonde, si e ka mer... harrova, e di ti per cin them. Ama me Liz Taylor, psh aha... smiley

Ti do thush qe shif ate cunin e ri me Demi Moorin. Mir mer mir, po perjashtimet vertetojn rregllin smiley

pse cuditesh... nuk ishe ti ai qe s'kishe degju per Hatibin deri para nje viti?

po. edhe mezi e kom mor veten prej turpit permrapa.

nuk ja kom me te keq lulit habine, jo.

mgjthate, per me qene fair, kadare nuk eshte hatib.

Une jom tu e mat me vizore se kujt komenti i pergjigjet ky kallashnikovi ketu smiley Qekam ne qejf.

lul... pirdh pirdh se lirohesh

Yep, ky eshte vertet fat dhe asgje tjeter.

Cuna rrofshi per muhabetin e kendshem. Naten e mire te gjitheve. 

Naten, man! Ene une po e myll ktu. Deri neser me kismet.

 Em. Tregonte i jati i nje shokut tone qe andej nga vitet e para te clirimit, ka pas qene ne Tirane nje budalla, qe rrinte nga rrinte dhe pastaj kthente gishtin nga qielli dhe bertiste "Erdhen aleatet! Erdhen aleatet! Po vijne aleatet!" Andej nga fundi i viteve 50 thoshte, u zhduk nga qarkullimi masanej. smiley 

Edhe ne ishim bo si ky budallai. Sa lexojshim ndonji liber te Kadarese shifshim nga qielli edhe menojshim: Po vine aleatet! Po vine aleatet". Po vetem druni mas qafe vinte. 

U bi si tip dritare e vetme (frengji me sakte) per nja 10-15 vjet te mira, PF. Ne mos nje cike me teper.

 Qe me "Dimrin e vetmise se madhe" ne fakt. Me kujtohet qe plaku kishte botimin e pare, ate me kapak te verdhe, dhe nuk ma jepte ta lexoja por e mbante ne sirtar me cels. E lexova kur doli botimi i dyte qe e kishin bere "Dimri i madh", se vetmi nuk kishim ne mo se kishim gjithe popujt e varfer te Afrikes qe na meshtesnin.

Me vone kur ia mora njehere librin pashe qe e kishte mbush me shenime me laps anash, ku ia mbeshteste mendimet sikur ishte duke bo muhabet me te.

I kam pas te dyja. Rralle kam lexu analize me te sakte te degjenerimit te vetishem te atij qe quhej "revolucion proletar" se ne ate veper. Jane nja 5-6 faqe te shperndara ne disa vende. Ndersa per pallatin kane thene qe eshte nje nga vizionet me te plota te totalitarizmit te hedhura ndonjehere ne leter.

Njerzit sot nuk e kuptojne cfare guximi (pa lere talentin) kerkonte kjo atebote. Ismaili njihet cuditerisht pak; ja kur t'ja filloje te buisin ketu citimet nga Shqiponjat fluturojne lart, poema Lac, vjersha per fjalimin e enver hoxhes dhe vjersha per qenin e kufirit.

Kur lexova Tabir Sarajn, thashe me vete opo sa i tmerrshem eshte ky Kadareja, Po si or  burre i dheut ja futi rregjimit komunist qysh ne gjallje te diktatorit dhe asnje nuk e kuptoi per vec neve demokrateve te zgjuar dhe trima tamam si Princi Ulamburiash biri i Mbretit Burnaburiash i hititeve stergjysherve tane te lavdishem.

Po të rrimë edhe pak këtu, do dalë ndonjë filozof (tjetër)dhe do thotë: Filmi "Kapedani" ka qënë shkrujt nga një regjizor gay që me shumë ironi thumboste "burrërinë" e burrit shqiptar... por që, atëhere nuk u kuptua nga askush përveç meje..

Ne ate kohe shume pak veta e kuptuan qe IK ishte duke "denuar" sistemin ne fuqi, ata qe ishin si Kadareja. Personalisht e kam lexuar kur isha ne gjimnaz - kohe demokracie. Kishte marre lajmi dhene, "they ruined the ending for us", story spoilers (kjo eshte e shame).   Big Grin

Per hajer dhe gjynah po s'doli film sh. i mire.

Une jam pak skeptik kur vjen puna tek percimi i nje forme arti tek tjetri. Pritshmerite jane te parat qe vihen ne prove - me Kadarene eshte provuar disa here te behet kjo gje, dhe jo me rezultatin e deshiruar. Megjithate, duke patur parasysh specifikat e kinematografise, do me pelqente qe  prizmi i autoreve te perqendrohej ne dy ekstremet vizive/psikologjike; ate krejt intime dhe ate te shperhapur, te gjere, kolektive. Ja, te shohme. 

Rralle ka dale realizim i mire kinematografik ndonje veper letrare e koheve moderne. Dhe e kunderta vepra mediokre jane perkthyer ne ekranizime te arrira..

"Prilli i thyer" i Kadarese me ngjan eshte marre si baze per nje film me produksion brazilian..

Projekti i kesaj brazilianes eshte per tu mirepritur, por nuk jam i bindur per komercialitetin e saj qe ne fund te fundit eshte themelor per shnderrimin ne film sot.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).