Parë nga lart

Njeriu i ngeshëm, që udhën e kalon nëpër hapa butë,si rruzare këmbësh, hijesh dyfish lidhur n`fill të shtatit,i ngjan nga lart, parë me sytë rrumbullakë të korbave,të atit, i ngjan vetëm pak, se plaçkat janë më ndryshe,i ati celular nuk kishte, as të birin përtej detit, por kohaqenkësh si farat që hamë, kur mbillen, mbijnë, korren...
Dordolecët në ara ngjajnë nga lart si njerëz, po njëllojna trembin si dikur, ashtu mbi shkopinj t' ngulur, varurnë ajër si antizogj të vrarë nga poshtë me hunj, vrarënga të vdekurit, që mbijnë nga nëntoka në formë gruri,që hedhin njëkëmbësh, dyll të verdhë, valle nëpër erë me ne dhe retë e na japin t`u hamë shpirtin nga duart.
I vogël është ai, pa shije, me cipë të hollë fare, grimcëe tij na ngop, na jep fuqi të fluturojmë sërish tutje-tëhu,bashkë me avionët që sjellin të ikurit në atdhe, bashkëme të ikurit që fluturojnë pa trup drejt diellit dhe digjennë zheg; drita i sjell prapë këtu, dyll të verdhë ua zbehkokat, i bën njëlloj, si pika mjalti lidhur rresht me thumb,
si rruzare këmbësh, hijesh dyfish lidhur në fill të shtatit...Nga lart u ngjajnë, parë me sytë rrumbullakë të korbave,të atit, po i ngjajnë veç pak, se cipa është më ndryshe,i ati grua s`kishte, as fëmijë, se njeri s`ishte, por kohaqenkësh si krrokama jonë, kur lindim, flemë e zgjohemisi engjëj të ngeshëm, që retë butë i ndjejnë ndër krahë...





6 Komente

Se Zoti e beri njeriun sipas shembelltyres se vet, thone, por ky i fundit s'e desh vendin e ndertuar nga Ati, e kryenec nga natyra, kerkon te dale me lart se Ai... Harrojme gjithnje qe jemi per Te si milingona, ose s'duam ta besojme e i mbushim mendjen vetes qe jemi zoter te fatit tone.

Nje pyetje: pse e nderrove nga "cicerime" ne "krrokame" tek rreshti i parafundit?

 Sepse m'u duk më e udhës ta përcaktoja llojin e shpendit, nga perspektiva e të cilit rrëfehet, nga zog, shpend në më veçantë: korb. 

flm per pergjigjen. Pyeta, sepse duke ndryshuar onomatopene, ndryshon krejt kendveshtrimi dhe kumti i vargjeve:

por koha qenkesh si cicerima jone, - te jepte idene e nje kohe qe rrjedh embel, bute, ne harmoni, gje qe ne fakt bie pak ndesh me vargjet e strofes se pare (koha qenkesh si farat qe hame...etj)

Ne te vertete, koha eshte e eger, e vrazhde, si krokama ogurzeze e korbit, vetem se ne vetvete ne rrekemi ta shnderrojme ne dicka me vlere.

Pare nga poshte, cdo zogu i kemi zili lirine dhe hapesiren. smiley

Meqë e kam mprehur shpatën sot, po ju shkruajmë se na pëlqeu mjaft, mirëpo formati i këtushëm na lodhi. Sikur të mos hidheshim një vrap për nga i juaji blog, mbase nuk do e lexonim gjer në fund dhe do na kishit lënë me shpatë në njërën dorë dhe me një grusht revolte në tjatrën.

smiley

 

Formatimin këtu tek Peshku nuk e kemi ne në dorë. As vetë nuk e di shkakun pse prishet "unterwegs". Flm. për fjalët e mira Ajk. Zoti të dhashtë!

Hilf dir selbst, so gibt dir Gott smiley Po, Zoti nuk qenkërsh omnipotent! smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).