Parë pa parë
Shpesh t’i kam thyer shtatoret,kam grisur letrat për ty, jam hedhurnë vorbull e të kam harruar për mote,shpesh jam habitur me vetveten kur jam e më je kujtuar befasisht,më je shfaqur ndër melodi të vjetra,që ia luaj asaj kur kam mall, më dhemb,kur i bëj shoqëri, e shaj, e tall, e përbuz, e vë të hajë, e ngop me gjumë, iluzione a qëllime paarri; më je shfaqur befassi krismë pa gisht, pa zhurmë, si teh që shndrin papritur në qetësi, si kamëmë je ngulur butësisht nën të majtë,nën sisë më ke thëthirë një vrimë, drejt e në zemër ke shpuar boshin e saj,më ke thithur nga brenda, më ke vrarëpa më thirrur dhe unë s’kam vdekur,më ke zhbërë e prapë kam mbetursi përherë, si atëherë, si dikur, mëdysh si lumë, gjithnjë aty e gjithnjë tjetër...
Më je shfaqur e maskuar me të tjera,veshur me lëkurat e tyre, në ndonjë hap,për një grimë mbetur pezull n’ajër pa kahje, e më ke shkelur pastaj papritmas si xhind,siç shkel hëna e parë luadhet, e veç vesë,vesa jote më ka mbetur n’ag mbi qepalla,e përzier me dritën e parë të ditës, më kalëbyrë padukshëm e shpejt si feksje shpirti,më e shkurtër se shikimi e mespërmes botëvekam shtangur për një moment si hap mbi hon,jo, jo, kam qenë honi vetë, shtangur boshnë zhgjëndrrën e zbrazët, shurdh, të kotësisë,asaj që shumë e quajnë jetë, po që s’është...
Më je shfaqur si një tjetër në një korridor të hollë, ku pata mbetur ngecur e që s’më përtypte dot, nuk po më kalonte dot poshtë. Profet s’isha unë e ai bark i gjatë s’ish i balenës, por i një gjarpëri,kutullaç pa pemë, që na kish ngrënë, pa dhëmbë.Evë të kam patur n’at ferr, motër, hyjni e bijë.
Më ke parë pa u parë, më je fanitur rrezeve,kur dridhen lagët në freskun e njomë ndanë hijeve,ndanë guvave e puseve, pyjeve të heshturatë fëmijës, më je fanitur shkarë gurëve të njomëe myshqeve, frutave të mëdha me lëng, kafshuarpjerrët a lëmuar nga vapa; më ke dëgjuar shurdhine afsheve pa tjetër, më ke parë pa u parë fare...
Të kam lindur me mua, të kam delirë, të kam vrarëe ringjallur prapë. A nuk më thua dot, pse vallë? Vetë të kam shpikur, si mund të mos të dua?







4 Komente

yll i bukur, te ka dale e shformatuar, postoje dhe nje here

 Po ju e pat bo me llaf? Njoni "Pare pa pare" tjetri "Pare mospare"? 

e kemi bo pa llaf smiley

 Llaf pa llaf smiley 

I'm TM-ing this.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).