Kreu aktual i Bashkisë Edvin Rama gjatë një takimi me qytetarët tregoi një anektodë ku akuzoi direkt kryeministrin Berisha i cili paska manipuluar një proces votimi për një parashutë kandidatë për të cilën ishin Berisha, ish-presidenti amerikan Bush dhe kryeministri italian Berluskoni.

Berisha ka sqaruar se votimet në avion për parashutën kanë qenë të ndershme. Vetë kandidatët nuk i kanë kontestuar këto votime dhe kanë pranuar rezultatin final dhe fituesin, dmth Berishën. “Kur janë zhvilluar këto votime nuk ka qenë kryetar i KQZ as Arben Ristani” shtoi kryeministri Berisha.

Më tej Berisha ka akuzuar Ramën se ka ofenduar dy miqtë e tij personalë Bushin dhe Berluskën. “Rama të kërkojë falje pasi unë nuk do ta lejojë të ofendojë asnjë person që i i fillon mbiemri me B” deklaroi Berisha.


Prokuroria Personale e Kryeministrit ka nisur hetimet ndaj Edvin Ramës i cili akuzohet për kërcënim për shkak të detyrës ndaj kryeministrit Berisha.

Bëjmë me dije, edhe nuk është bërë kurrë publike, se përvec rekordeve në not, ngjitje malesh dhe muresh kineze, kryeministri Berisha zotëron edhe aftësi shumë të mira notimi në ajër madje edhe kundër rrymës.

Ndërkohë nga ana e Keshillit të Ministrave.org bëhet e ditur se parashuta është sekuestruar nën cilësinë provës materiale dhe se ish-presidenti amerikan Bush dhe kryeqejfliu italian Berluskoni janë shprehur të gatshëm të dëshmojnë në procesin gjyqësor ndaj Ramës.

Një qarkore e brendshme e Partisë është dërguar në cdo shtab elektoral të kandidatëve të mazhorancës ku udhëzohen që deri ditën e zgjedhjeve të rrinë më këmbë në tokë, tu rrinë larg avionëve dhe helikopterëve, dhe në cdo moment të mbajnë në shpinë parashutat e tyre personale.

8 Komente

smiley

smiley

nje sanduic 10 leksh me birre 13 lekshe tek "bar Peza", OK? Dhe me mbrapa nje ponch portokalli, teke, 25 lek kushtonte. Paguj une (ket radhe).

ps. hapa penxheren dhe erdh nje ajer i vjeter, i mire...

pps. vijon!

 ish-presidenti amerikan Bush dhe kryeqejfliu italian Berluskoni janë shprehur të gatshëm të dëshmojnë në procesin gjyqësor ndaj Ramës.

 

ish presidenti Bush ishte terhequr, nuk vi dot ne shqiperi se kam frike se me vjedhin oren

Mos tju ngeli hatri po Ed Rama i trego me bukur se ju barcoletat... smiley

“Kur janë zhvilluar këto votime nuk ka qenë kryetar i KQZ as Arben Ristani”

heheheeeeeeee

Une di nje varjant tjeter te barcaletes me avjonin.

Sala me rastin e 40 vjetorit te mbarimit te universitetit kishte organizuar nje udhetim me avjon me ish  bashkestudentet e tij. Kur avjoni ishte mbi Kavaje Sala tha :"Po hedh nje kartemonedhe  50.000 lekeshe qe te gezohet nje kavajs". Kur arriten mbi Elbasan gruaja e vet i tha Sales : " Zemer, hidh dy kartemonedha qe te gezohen dy elbasanas. Sala hodhi dy kartemonedha 50.000 lekeshe. Kur arriten ne Shkoder nje bashkestudent shkodran i tha Sales : " Sali hidhu vete qe te gezohen te gjithe shkodranet"

 

 ku i gjen keto barzaleta bajate si edi ashtu dhe ju sallaket e PPU.

po ate barcaleten per Ramen e dini:

Ka dale Rama per fushate edhe i tha te gjith qytetarve me jepni votat tuaja mua dhe me kerkoni cfare te doni dhe une do ju a plotsoj.

Vjen qytetari i pare dhe i thote: O zoti Rama une dua nje shtepi . Rama i thote: mire dhe shkruan tek blloku i tij nje shtepi.

Vjen qytetari i dyte dhe i thote: O zoti Rama edhe une dua nje shtepi . Rama i thote:ok dhe shkruan tek blloku i tij nje shtepi.

Vjen qytetari i trete por qe ishte qeros dhe i thote: O zoti Rama une dua lesh per floket se jam tullac . Rama i thote mire dhe shkruan tek blloku i tij nje shtepi.

e shikon ky qerosi dhe i thote po une te kerkova lesh per floket jo shtepi.

Rama i thote mos u merzit se edhe ato para teje lesh do marin nuk do marrin shtepi.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).