Nga Andi Kananaj

 

Kaluan tre ditët e turpit pas 21 janarit, për Lulin. Kaluan tre ditët e turpit për Lirin për videon skandaloze dhe bllokun e tij Vip. Kaluan tre ditët e turpit për Fatmirin me 26 të vrarët në Gërdec e në ndërgjegjie(nëse ka). Kaluan tre ditët e turpit për Zenin që ndihmoi Fati-n për 26 të vrarët ne Gërdec. Kaluan tre ditët e turpit për kunatin e Majlindës që ishte i lidhur me Albino Prudentinon, mafjoz doc. Kaluan tre ditët e turpit për Gencin që nisi korrupsionin me hidrocentralet. Kaluan tre ditët e turpit për Tanin që vazhdoi korrupsionin me hidrocentralet. Kaluan tre ditët e turpit për Salën, që kërcënoi opozitën me higjenë dentare, ish presidentin Moisiu, të cilit i suli Gaz kavajsisot drejtor burgu; që detyroi Lulin të bënte një rrugë që kushtoi më shumë se Kuksi. Që vodhi zgjedhjet fillimisht me ndihmën e Edit, dhe i qendisi me Lirin e Lsi-së. Kaluan tre ditët e turpit dhe duket sikur zgjedhjet lokale do zgjidhin gjithçka. Turpi iku. Tani të fillojmë arr’nimin me atë çka na ndodhet.

Duke qënë se gjithmonë kemi qënë kospirativ e të gatshëm për t’u rreshtuar me zemër në anën e matrapazit që ja del me inteligjencë malinje, përndryshe turpi sdo ish’ tre ditë, por taksativisht një nen në kodin penal, imagjinojmë dy skenarë të denjë për ne. Me pak fjalë subversiv por të mundshëm.

 

Skenari një: Luli Kryetar bashkie

Nëse Luli zgjidhet kryetar bashkie, ndoshta qetësohen ndërkombëtarërt; kohët e fundit po kërkojnë pa dredhuar në logjikë vetëm stabilitet. Ndoshta me Lulin kryetar bashkie duke qënë se lekët ikën për rrugën Durrës Kukës, nuk do kemi ndërtime në këtë qytet, që vetëm si mazokist do ta kesh kështu përgjithmonë. Ndoshta me Lulin kryetar bashkie, ndërkombëtarë të qetësuar, dhe pensionistët nuk do kërkojnë më pensione. Ndoshta më Lulin kryetar bashkie, me ndërkomëbtar të qetësuar e pensionistë të heshtur, as familjarët e viktimave të 21 janarit nuk do kenë më të ç’të kërkojnë. Me Lulin kryetar bashkie, ndoshta hapet një vend për ministri dhe për Bdiu-n. Me Camët në qeveri dhe grekët e Dules në opozitë heqim qafe dhe me regjistrimin e popullsisë me bazë feje dhe kombësie. Ndërkombëtarët qetësohen. Heqim Topin ish shoferin e Salës nga president dhe vëmë Tosin shoferin e Lirit. Nuk ka asnjë fitim por kështu duket në politikën e brendshme sikur gjerat shkojnë vaj. Nik Spahiu i KLD, bëhet kryeprokuror, meqë në këmbë të Themistokliut nga Korca na shpëtoi nga bashkimi më grekët. Votën e Çamëve e ka të paktën, se me Saliun si dihet. Ndërkombëtarët qëndrojnë në hije të qetë dhe për këtë herë.

Skenar dy: Kthimi i Tosit

Kthehet Tosi. I mer në patronazh partinë Lirit meqë Liri mund dhe të bëjë ndonjë muaj burg. Tosi shpall mos pajtim ideologjik me Saliun, duke mbajtur dhe një fjalim post xhin, por elokuent. Tërheq më pas nga koalicioni Vangjo-n, Nardin dhe atë tipin nga skrapari. I mbush mendjen Çamëve që do bëjmë lekë pa fund dhe ata pa një pa dy e besojnë. Fundja ish administarë e Bobit nga Viena kanë qënë. Shpall aty për aty, solemnisht një krizë fallco, e mirë-koordinuar me Salën, dhe Lirin që mund të jetë dhe në burg me celular. Këtu fillon dhe një herë historia alla Ali Pasha. Ndërkombëtarët vijnë e ikin me intesitet, por të qetë dhe te pakuptimtë si gjithnjë. Zgjedhjet e përgjithshme nën moton klishe; shkojnë më mirë se zgjedhjet e mëparshme por me probleme në 28% të territorit. Ne përfitojmë kryeministër një nga tipat që presim nga lashtësia ilirike, që të na i heqin ndërkombëtarët nga lista. Vetë s’do luajmë as gishtin duke qënë se besojmë te demokracia amerikane(shumë pak ilirike). Në këtë skenar të dytë Luli i humb zgjedhjet, që situata të duket demokratike version 3D, si në Hollivood. Luli në këtë skaletë spektakli zhvendos me një pozicion Nik Spahiun që ngelet patriot i pakuptuar nga atdheu. Luli me pak fjalë bëhet Kryeprokuror, megjithse e ka ende te pambyllur gjyqin e rrugës Durrës Kukës. Video e Lirit me deus ex-machina del fallco. Qetësia vendoset. Qeveria vendoset. Liri martohet me Monikën dhe pajtohet me Tan Priftin se ndërhyn kisha katolike, që e ngatëron historinë me ngjarje ngujimi. Pensionet ngelen fikse si tarifë “rini-ringu”, por kjo nuk hyn tek prioritetet e Brukselit. Viktimat e Gërdëcit, ata të 21 janarit, transoformohen në psherëtima kolektive. Psherëtimat kolektive nga ana e tyre me kalimin e kohës e projektojnë të keqen tek fakti i pamohueshëm i Enverit që prishi Xhamitë në vitin 69. Pikërisht në vitin kur filloi revolucioni seksual dhe njeriu i parë shkoi në hënë. Kur perëndimi po e sfidonte zotin në shtëpinë e tij shekullore, Zoti vendosi të na e nxjerrë neve inatin. Çudi se kur e priti zoti nga ne gjithë këtë mirëkuptim dhe më pas u zhgënjye?

Rruga Durrës Kukës të çon në Kukës, por atje s’do askush të shkojë. Biznesi ecën përpara. Vetëm mos pyet se cili biznes. Ndërkombëtarët janë të qetë e lakonik sa herë do duhen për lajmet e tv Klan. Çudia më e madhe prapë vetëm tre ditë do zgjasë, tradicionalisht, kulturalisht vetëm tre ditë.

[...]

1 Komente

Andi, mendoj se nese Luli fiton bashkine, Tosi kthehet... dmth eshte i njejti skenar i tmerrshem...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).