Nga Leart Kola

Dritan Prifti, ish-ministër i Ekonomisë e me sa duket dhe ish-Harvardist është sot në qendër të vëmendjes së politikës shqiptare. Njeriu që prej shumë vitesh lundron në fashën e politikanëve mesatarë, një nga ata që nuk të habisin shumë por as nuk ta shpifin përfundimisht, një lloj uji i vakët, i gatshëm jo vetem për të plotësuar kërkesat, por dhe për të marrë formën e enës (shefit) të radhës. Pikërisht ky personazh pra sot është krye-denoncuesi.

Ne spektaklin e fundit qe po na ofron klasa politike vihet re një shpërthim i madh i akuzave për korrupsion. Jo se më parë populli nuk dinte për këtë korrupsion, por e thënë nga vetë protagonistët, gjithçka bëhet më e neveritshme. Protagonistët politikë tashmë e kanë humbur plotësisht kontrollin, duke ia kujtuar njëri –tjetrit, për veten dhe për publikun e gjërë, të gjithë bizneset e padeklaruara. Paradoksalisht dhe në mënyrë krejt spontane politikanët shqiptarë këto ditë, pasi mbaruan dhe pushimet e verës, po bëjnë atë transperencën që për 20 vjet nuk e lejuan të bëhet publike, as nga shoqëria civile, as nga ato institucionet e transparencës që i kanë ngritur vetë.

Dritan Prifti ka hapur kutinë e Pandorës, bumerangu i korrupsionit nuk duket se do të ndalet aty, madje nuk besoj se ka për t’u ndalur vetëm te LSI-ja, e cila tashmë dihej se ishte në pozitë të vështirë, që pas zgjedhjeve që e detyruan të bënte koalicion me të djathtët. Sikletet e sotme ndërkohë gradualisht mund të çojnë në alienim të plotë të kësaj force, por unë besoj se ky alienim nuk do të kufizohet vetem te LSI-ja dhe tek Meta, pasi tashmë në qerthullin e akuzave për korrupsion janë futur gati të gjithë ministrat aktualë, duke proklamuar edhe perëndimin përfundimtar moral të kësaj qeverie.

Sigurisht që rënia e qeverisë së Berishës po ndodh në të njëjtën mënyrë që zakonisht bien qeveritë apo sistemet në Shqipëri, pra duke pritur që të vetëkonsumohen e ti lënë vendin një tjetër qeverie të korruptuar. Partia Socialiste, e cila është e dyta në radhë për të marrë pushtetin sot duket thjesht si një kopje e keqe e emisionit “Fiks Fare”. Socialistët e kanë katandisur angazhimin e tyre politik në denoncime skandalesh qeveritare, duke marrë rolin e shoqërisë civile, e për pasojë duke mos e kryer dertyrën e tyre kryesore, atë të partisë më të madhe opozitare në vend.

Rama duket i qetë këto ditë. Në ajër ndjehet kolapsi gradual i ekipit të Berishës, se tashmë ka humbur dhe solidariteti Post-Gërdec. Ministrat e djathtë sot paradoksalisht janë aleatët më të mire të Ramës, në luftën e tij për pushtet. E sidomos tani, kur Meta duket përherë e me larg çdo aspirate të tij jo vetëm për tu bërë kryeministër, por edhe për të qenë mbajtësi i balancës qeverisëse. Në fakt pozicioni balancues i LSI-së mund të pësojë goditje të forta në parlament, e grupi mund të rrudhet ende pa mbërritur në zgjedhjet lokale. Kështu që kalërimi i Ramës drejt postit kryeministror duket i pandalshem nga cilido kundërshtar.

Megjithatë retorika e Rames sipas së cilës Berisha dhe klani i tij përbëjnë të keqen më të madhe mbetet një nocion bosh, sepse po të vetë socialistët nga demokratët ndryshojnë thjesht në formë, e jo në substancë. Substancialisht mbështetësit elitarë të PS janë biznesmenë që përfitimin financiar e shohin si primar në jetën e tyre, në vend që të kujdesen për zhvillimin e komuniteteve apo demokracisë. Pra, janë njësoj si elitat e PD-së, kështu që bie poshtë teoria e “së keqes më të vogël”. E keqja është aty, imanente tek secilado parti që pretendon pushtetin sot. E keqja gjendet në zotërimin e të ardhurave nga një grup i vogël njerëzish. E keqja është forca e paskrupullt e parasë që sot është në duart e atyre që as nuk mund ti zgjedhësh as të mos i zgjedhesh, sepse vetëm ata në fakt mund të zgjedhin. E keqja është që demokracinë ia kemi marrë popullit (demosit) e ia kemi deleguar kapitalit, atyre që dje ishin pengje e që sot janë pengmarrës.

Politika e krijoi vetë klasën e biznesmenëve, duke shpresuar që do ta mbajë peng këtë klasë, duke i lëshuar copa të vogla nga torta ekonomike duke siguruar mbështetje. Këta biznesmenë, gjithnjë me lejen e politikës, nisën të punësojnë njerëz e të shtrihen në biznesin mediatik. Këto media do të duhej të ishin të kontrolluara nga politikanët. Pengmarrësit e biznesit, politikanët e rinj, e shtruan vetë rrugën e biznesmenëve duke shkatërruar çdo nismë qytetare e sindikaliste që do ta zbuste pasurimin e tyre të përbindshëm. Politika vetë u kujdes që sektori sindikalist të shformohej, duke i lënë rrugë të lirë biznesmenëve që ta perdorin forcën punëtore si t’u vinte për mbarë. Politika i shkaterroi nismat studentore, duke krijuar kushtet që kapitalistet e rinj të kishin mundësi të privatizonin arsimin, e të njëjtën gjë bënë dhe me shëndetësinë. Sigurisht paratë që fitoheshin nga kapitalistët, xhiroheshin përmes ryshfeteve tek politikanët, të cilët me këto para fitonin zgjedhjet, duke shfrytëzuar varfërinë ekstreme në të cilën e kishin lënë vendin.

Për këtë arsye nuk ka dyshim që qeveria Berisha është më e korruptuar se e Nanos, e për pasojë me një deduksion të vogël logjik, mendja ta do që qeveria e neserme e Rames ka për të qenë edhe më e korruptuar se ajo e sotmja e Berishës. Kjo jo pse Rama është me i keq se Berisha në thelb, as për të kundërtën, por sepse aq shumë të koklavitur janë nëpër afera të biznesit, sa tashmë e kanë të pamundur të çlirohen nga vargonjtë e biznesmenëve që dikur i krijuan vetë.

E nëse për një arsye ndokush nga këta politikanë do të tentonte t’i shpëtonte këtij ngërçi, e vetmja mënyrë do të ishte nëse arrin të angazhojë masat popullore në mënyrë progresive. Mirëpo sot, pa sindikata, pa shoqëri civile, pa grupime studentore, pa këto struktura të shkatërruara me vullnet të plotë nga vetë politikanët, një gjë e tillë do të ishte e pamundur. Në çdo rast politikanët e kanë mësuar popullin që zgjedhjet fitohen dhe pushteti konservohet jo me përqasje ideologjike, por me forcën e parasë. E ne sot e dimë që forcën e parasë nuk e zotëron më klasa politike, por një territor jo politik që kontrollon gjithë admministratën.

Kjo është arsyeja e vërtetë se pse partitë politike në vitet e fundit nuk kanë patur asnjë program alternativ, jo pse nuk janë të aftë ta bëjnë një gjë të tillë, por sepse kjo do t’i shkelte në kallo pikërisht atyre që mbajnë në jetë dhe e financojnë politikën. Nëse fushatat sot financohen nga pronarë universitetesh private, a beson kush që një politikan do të dilte kundër këtyre bizneseve piramidale? A mundet sot politika të dalë në krah të punëtoreve kundër  grosisteve të naftës? A mundet sot Berisha të dalë në krah të banorëve të Gërdecit, kundër Delijorgjit e Mediut? A do mundet nesër Rama?

[...]

26 Komente

Shpresa e vetme do të shkruante Orwell në vitin e largët ‘48 qëndron te prolet, shpresa e vetme sot në 2010, qëndron te populli. Nuk ka nevojë për protesta, për revolucione, për djegie apo për shkatërrime. Mjafton të bëjmë vetëm një gjest kushtetues dhe demokratik, mjafton që në zgjedhjet e ardhshme të shkojmë të gjithë në votime e ta lëmë fletën bosh. Sikur dhe vetëm për kuriozitet, mendojeni një here.

Plotesisht dakort me sygjerimin e autorit por me nje ndryshi qe;"te gjithe te shkojne te votojne ne zgjedhjet e ardhshme por duke e bere fleten te pa vlefshme" duke zhvleftesuar keshtu  gjithe politiken aktuale  dhe duke i dhene mundesi shqiptareve per nje zgjidhje pozitive qe do kerkohet dhe realizohet nga ata vete.Mbase ideja e nje levizjeje civile qe do ti shpetonte perfundimisht shqiptaret.Le tja sygjerojme te gjithe shokeve ,miqeve,te njohurve te afermve dhe kujdo te te gjitha bindjeve politike per nje start te ri te politikes shqiptare ...Une jame ok per veten time.Le ta nisim nga ky forum...

Peng jane 64 deputetet e PS, qe vrapojne si qorra pas E Rames. I lumte V Tavos qe doli nga pengmarrja.

Nje poezi me ket rast, Mat! Pls.

LEPURI

 

Te gjithe syrin ne shenjester,

Po mundohen me vra nje lepur.

 

Eh, c,po heq ky lepur i shkrete,

Vuan i gjori per nje strehe.

 

C'po dridhet ky lepur nga frika,

Po me mua c'ka politika?

Njish je! Flm!

 O Emo, o katil! smiley

 bukur, s'ja perton smiley

______________________

Vangjel Tavo burre me mend

i tha Edit.....

vazhdoje ti se une s'ja them 

Nje ide e mire do ishte te votohej Partia e bosh-it, sic propozon autori..bashkohem me inisiativen, per sadopak qe nje nisme e ngjashme mund ti sherbente goditjes se kesaj gjendje

Forumista te gjitha blogjeve bashkohuni!..

'''Une jame ok per veten time.Le ta nisim nga ky forum...'''

Edhe une jam ok, jam shendoshe si kokrra e molles (ajo e Korçes).

Keto thirrjet e parrullat mua me duket sikur jane tallje leshi, po mbase edhe gabohem.

Si mund te mos votoje ai demokrati qe i sheh te mirat pushtetit, po ai socialisti qe mezi pret te jape voten kunder Sales e mundesisht te marre ndonje llokme, qofte edhe nje vend pune ?

Mua s'me duhet thirrja, mua me duhet nje argument qe me deften sa mundesi realizimi ka, qofte edhe 1% por ama ka.

 

 

Shkrim i bukur Lysien .

Bileten e ke shkuarje-ardhje , apo vetem ardhje ????

Ideja eshte ajo qe thote Kaposhi,dmth ne votime duhet te shkohet e te lihet fleta e bardhe.Ne kete menyre do sintetizohej akti politik mendoj une.Kesisoj bojkotuesit nuk do ishin vala e indiferenteve,por e kunderta do ishin me aktiv politikisht se ata qe votojne PS,PD apo kedo parti tjeter per interesa personale.

NE keto vite gjithmone na kane bere pjese te nje diskursi moral,ky eshte me i mire,ai tjetri me i keq,zgjidh te keqen me te vogel....e nderkohe keto te keqia sa vine en pushtet behen prape me te medha,e gjithashtu me kete sistem eshte gati e pamundur te fusesh ne loje personalitetin e politikanit,sepse vete politika ne nje fare menyre e sheh ekzistencene  saj jashte politikes.Keshtu qe nje akti i tille mendoj une do kthente politiken te politika.

Gjithashtu eshte dhe me e lehte,me sistemin e bere nga dy partite e medha edhe sikur ndokush ne Shqiperi do donte te krijonte nje parti te re,eshte praktikisht e pamundur,duhet 10mije firma te noterizuara,qe kushtojne pa llogaritur ndertimin e nje fushate,kesisoj per kedo qe do kishte nje ide alternative do ishte e pamundur te nderhynte sepse per te bere partine do duhej prape te financohej nga po te njejtet biznesmene e do futeshe ne te njejtin rreth vizioz.

I vetmi akt politik qe kemi mundesi te bejme duke pasur parasysh menyren se si eshte ndertuar sistemi eshte pikerisht ky,akti eshte brenda sistemit demokratik dhe kushtetues.... 

Ose te ndermerret nje nisme mbarekombetare e quajtur nisma: NOTA (None of the above). Ky opcion te vendoset ne fleten e votimit. Sot ata qe nuk duan te votojne per PS apo PD apo per ndonje force politike, nuk kane menyre tjeter per ta shprehur pakenaqesine e tyre pervecse duke mos marre fare pjese ne zgjedhje ose duke e bere fletevotimin te pavlefshem. Fatkeqesia eshte se te dyja keto zgjidhje interpretohen ne menyre te padrejte. Per kete qellim, menyra sesi qytetari te shprehe se nuk eshte dakord me menyren sesi bejne politike partite qe kane dale ne shesh te betejes, eshte qe te shkoje ne votime, por ne listen e partive qe presin shenjen e tij tek fleta e votimit, te shtohet edhe nje kutize ne fund qe te perkoje me opcionin Asnje nga te siperpermendurat. Numerimi i ketyre votave do te tregoje realisht sesa eshte numri i te pakenaqurve me kete klase politike ne total qe eshte sot ne pushtet apo opozite. Kjo do t'i beje gjithashtu partite te ndergjegjshme qe te kuptojne realisht shkallen e tyre te ndikimit ne publik (qe per mendimin tim eshte ne tkurrje te pandalshme) dhe mund te pasoje me procese auto-korrektuese te ketyre organizatave politike drejt pershtatjes se tyre me interesat e publikut. Gjithashtu organizatat e presionit joqeveritar, kane mundesine keshtu te behen pjese e procesit te votimit, pasi alternativa NOTA (vota e bardhe) do te jete partia e tyre dhe e te gjithe te pakenaqurve te vendit qe nuk kane deshire t'i numerojne si perkrahes te njeres apo tjetres parti.

 PSeudonim,ke te drejte NOTA do ishte versioni me i mire,por problemi eshte qe KQZ eshte organ politik qe perbehet ne shumicen e saj nga PS dhe PD plus ndonje aprti e vogel Republikanet me duket dhe Social demokratet (nuk jam shume i sigurte per kete).E ne kete rast ato nuk do ta pranonin asnjhere kete version duke qene se i ruhen ne te ardhmen nje reagimi te popullit duke perdorur kete opsion.Ka pasur disa iniciative per te prezantuar NOTA,por pergjithesisht kane mare pergjigje negative.Mundesia tjeter eshte qe te propozohet ose me referendum ose nga nje nr i caktuar deputetesh por te dyja keto versione jane si te thuash,per fat te keq jo realiste.

Dum dum- Referendum. Vota popullore per te ndrequr nje qerre me anomali te sistemit eshte po kaq e pamundur sa edhe nderhyrja "me të mirë". Nuk e di si e mendon ti zgjidhjen ne keto kushte kur popullit ia kane lidhur duart. A do plasë balona apo jo? Kjo eshte pyetja qe behet tani nga te gjithe ata qe e shohin se situata eshte bere e padurueshme.

 Referendumi do nje numer firmash 50mije me duket po duhet ta shoh dhe nje here,edhe nese i ke keto firma (qe duhet te jene prape te noterizuara) pra ka kosto financiare,prape eshte KQZ qe e ka fjalen e fundit.Per kete arsye Shqiperia eshte rekord per mosmbajtje referendumesh.Nderkohe kjo do sillte nje lloj sensibilizimi edhe sikur te fillonte ne nje forme underground,sepse votat shfaqen elektronikisht,ne teori dmth do dukeshin ne Tv kur jane te bardha,e mund te krijohej nje materializim i balones qe duhet te plase...

Me plasje balone kuptoj dicka tjeter. E ke parasysh Komunen e Parisit? smiley

 Ah,good old days-))

...bringing good new days.

Sa mire do ishte mos shkonte njeri te votonte. do kisha shku une 1-0 rezultat i paster. fitore e me mundin me te vogel e nxirrja salen ne pension. po e di qe eshte utopi ashtu si edhe deshira per te qen edhe nje here naiv ne kufijte e idiotsise si keta te saktvistes.

 Sa e bukur bota jote ne kufijte e inteligjences pragmatiste,do dilte 2me1 se do votonte dhe Rama bashke me ty-))).

e bukur edhe kjo aritmetika jote. detaje numrat kur e kam koken neper re edhe une.

Ti e lufton naivitetin,me naivitetin qe nxjerrja e Sales ne pension eshte zgjidhja e problemeve qe nga zbokthi i flokeve deri tek korrupsioni qeveritar.Duhet thene qe dhe ti nuk je larg,kufijve te idiotesise,ndoshta vertet e ke koken neper re,po ky nuk eshte problemi,problemi me sa shoh une eshte qe dhe te pelqen ta kesh aty...nejse dukshem kjo thirrje nuk te drejtohet ty,keshtu qe suksese me utopine e re,te nxjerrjes ne pension te keqes me te madhe,per te zgjedhur te keqen me te vogel,qe kur te jete ne pushtet te behet prape e keqja me e madhe etj etj etj 

Votat e pavlefshme, a numerohen apo jo ne Shqiperi ? Ne France jo (ndaj pyes, nese numerohen apo jo ne Shqiperi).

hej o laerto, ti m'bo ner qe m'begenis iher, se une rroma per toma edhe ket latinishten, kurse ju i jeni fut greqishtes te vjeter tanimo. po sinqerisht mu m'intereso qe ti dhe grupi juj t'mos shkoni me votu se ua njof menjen une, per salen do votoshit per inat te rames. ju artistat keni pak shpirt femre a vegjetariani si me thon dhe i ngjani asaj gruse qe bote seks me mullixhiun.

PO meqe s'do shkoke me votu e qeke i lire, na degjoje içik ket kengen qe thone jane belbezimet e para te njeriut te sapo krijuar ne kopshtin e kenaqsive toksore e m'thuj t'pelqen a jo Neu - Lieber Honig 

Genci.

Zakonisht keta qe flasin ne dialekt,fshehin kete kompleksin e "cunit te mire" qe e kane rrahur e ndoshta ndonje gje me shume ne gjimnaz me te medhenjte.Nuk ka ndonje gje te keqe te jesh cun i mire,e madje te mundohesh te angazhohesh dhe ne ndonje argument.Shkrimi prej te forti lagjeje nuk te shton potencen fizike as seksuale,e mbi te gjitha as ate argumentative.Gjithsesi une begenis gjithkend qe mendoj se ka per te ndare ndonje mendim,megjithate nese ti vete thua qe je "rroma per toma",atehere je vete alienuar.Noten plako. 

Ktu ma fute. Hallall. qeke menjeholl. çudi se s'dukesh! Hej, po kushedi ça i kane bo ne shkolle asaj zedhenses se re te Ps qe flet ne dialekt shkodran. YYY orgji fare besoj, se ajo flet rond. shume rond. noten plako, noten, se mu myllen syte. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).