Për ata që kërkojnë poezi për dimrin e bien në blogun tim, por dhe për lexonjësin e nderuar

Dimër

Lasgush Poradeci

Shpirti im që sot y mbyll
Dhe gëzimin m'a përzuri,
Nëpër mal e nëpër pyll
Zu dëbora prej qëkuri.

Bjenë flokët një-nga-një
Mi katundin e shkretuar,
Dyke mardhur nënë të
Dheri fjet e ri mbuluar.

Flet nga-dal e shpirti im,
Dhe në zi pikoj si fleta,
Pa më qit as pipëlim
Tërë fili, tërë jeta.

Në kaq heshtje-e qetësi
Ndjej vajtimthin e një shpesi:
Psherëtin me zë të ti
Jet' e trembur se mos vdesi...

11 Komente

akvll, rrofsh, mgjth. eshte pak e trishtueshme per ta nisur diten me trokitje trishtimi.

MALLI

Syri-i bukur qe t'u mvrenjt -
Syri yt qe me lendon
Do me lere-a von a shpejt,
Do me lere-a shpejt a von.

Sapo shpirti m'u delir -
Shpirti im i nxire krejt -
Do me lere me pahir
Syri-i bukur qe t'u mvrenjt.

E do mbetem pernjemend
Varfanjak si mbret pa fron:
Mbreteresha qe me çmend
Do me lere-a shpejt a von.

Do me lere-a von a shpejt,
Do me lere-a shpejt a von,
Syri i bukur qe t'u mvrenjt -
Syri yt qe me lendon.

Do me lere...A! po si -
Qofte-ahere-ose tani -
Do te qaj aq dashuri
Qe te humb me mall te ti?
 

 

Kto dite kam lexuar librin e M.Lalajt me kujtime per Lasgushin. Nje ditar mbi perditshmerine e Lasgushit ne vitet 1980-1987 , per jeten e poetit te lene ne harrese  ne qytetin ku e mbanin per te roitur kurse pertej atij qyteti e dinin te vdekur. Per Lasgushin me marrezite e nje femije dhe trillet e poetit qe asnjehere nuk u miqesua me komunizmin.

FLM akvll per prurjen. Rekuiem per POETIN E LIQERIT dhe Dashurise. Ket muaj mbushen 110 vjet nga lindja e  tij (27.12.1899)

Akull-naja!

Dal rrallë këtej pari.Po,kur hasë miq të vjetër,ndalem dhe them ndonjë fjalë.Paske prurë Lasgushin?!E lartë "steka" e tij dhe zor se e kapërcen dikush.Sidoqoftë,po të dërgoj dy-tri poezi për dimrin.Provova dhe tek blogu,po"pasvordi" im doli i panjohur.Po provoj këtu.

                      Inate dimri

Erdh dhejtori me inate

Sa inate që ka dimri!

Dhe lëshoi shi shtrëngate:

-O njerëz,dil,më shihni!

 

Fshiu "floririn" që la vjeshta

Hodhi borë e tërsëllimë

Dhe kur shkruaj këtë rreshta

Gati zëmra më mbërdhin.

 

Fryn në grykë e në lugina

Si,i nxehur keq nga vjeshta?!

Edhe fryma ngrin nga cikma

Ditë për ditë e hiç nuk rreshtka.

 

Kështu bën dersa vjen marsi

(vjen pranvera;sa e presim!)

Kur vjen dimri,ikën gazi

Në pranverë gazin e ndezim.

 

                          20 dhjetor 2000

 

                     Lutje dimrit

 

O ti,dimër,që na erdhe

Veç me ngrica e të ftohtë

Me "inate" seç u derdhe

Sa nuk mbahesh:bot  e bot!

 

Pse nis erën e tërbuar

Që nuk lë asgjë në këmbë?

Borë e cikmë ke trazuar

Tani mënd na ha me dhëmbë?!

 

Ja!I zhveshe drurët nga gjethet

Zë e shfryn si zëmërak

Të gjithë drurët i zunë"ethet"

Lakuriq i le:cullak!

 

Ne,pleqtë,na mblodhe sukull

Një nga një,të mbledhur-grusht

Ndaj dhe rrimë duke t'u lutur:

-Mbaje dorën!- kur thonë,shkurt!

 

                            20 dhjetor 2000

 

                         Moti  *

 

Në vënd tim,tani është dimër

Këtu dimri porsi verë

Atje ka të ftohtë e cikëm

Unë shetis këtu ezber.

 

Vallahi që s'e kuptoj

Si ndryshon në vënde moti

Ndonjëherë,edhe dyshoj

Mos është trill që e bën Zoti!

 

Mos vallë trill është nga Zoti

Apo thjesht është nga natyra

Se s'ka si mos çuditet robi

Me të tillë mrekullira.

 

Mu si shiu që bie në gusht

Dhe një sup veç të lagë

Në një vënd tëi mblidhesh grusht

Në këtë,tjetrin,del cullak!

 

E thotë mirë një këngë shkodrane

"Sillet moti për së mbari?!"

Dimër ka veç asaj ane  **

Këtu dhjetori si behari!

 

Unë shetis me krahë të shkurtër

Po shetis e po bëj pallë

Nuk gjen kohë më të bukur

Veç ,ndoshta,në përrallë.

 

*në Florida

**aludohet në Shqipëri.

                           14 dhjetor 2001

Përparim Hysi,3 dhjetor 2009

 

S'e dija që kishte përvjetor Lasgushi sivjet, po paska rastisur shumë mirë. Si titullohet libri, spiritus? Dhe unë kur isha çerr, mendoja se nuk rronte më...

Ana H., e shfletova mbarë e prapç Lasgushin që të gjeja ndonjë gjë të gëzuar, por s'më zuri syri. Kështu që po të recitoj përmëndësh si më poshtë:

Pishëzë gazmore

bregut atje tej

ti zbardhi qerpikët

dëbora e re.

: )

Dhe ndërkohë që shfletoja, më zunë sytë një të bukur shumë (vargu i tretë më bindi ta hedh këtu), si vijon:

 

Ti po vjen që për së largu

Ti po vjen që për së largu magjiplote-e dal-nga-dal

Ti po vjen që për së largu duke shkitur mi lëndina

Nënë thembërzat e tua përgëzohet trendelina,

Shtrihet luleja mitare e zëmbakut që t'u fal.

 

E si shkon me hap të matur më pushton një dhemshuri:

Do të tretem të kullohem në kalim të këmbës s'ate,

T'i pushtoj i llaftaruar ato hapëza mëkate

Ndaj kalon mi tufë lulesh mardhërisht si yll i ri.

 

Dhe të qaj me mall të rëndë poshtë teje pa pushim

Poshtë fillit të poleskës ku do shkeli këmba jote.

Të të shtroj nga dhembja ime një çudi prej pikash lote,

Një pëlhurë të përvajshme vetëm dhembj' e dëshërim.

 

Të m'a shkelish hije-letë! të m'a shkelish mes-për-mes!

Të të shoh si më lëkundesh me sy të fjetur e fatuar

Brenda lotëve të mija të të shoh të pasqyruar,

E pastaj le të venitem, le të hesht, e le të vdes.

 

Lasgush Poradeci, 1999, Vepra 1, Onufri

 

Oooooo! Përshëndetje, Papi! Cfarë kënaqësie të të lexoj mirë! (Ata që po thonë me vete se peshku u bë si përshëndetje nga ekrani, të ikin të flenë!)

Te faqja ime mund të futesh dhe pa çelës, mjafton të vësh një emër aty ku thotë Name/URL, po unë gjithësesi do t'i shtoj te poezitë nën emrin tënd, sapo të iki që këtu. Të falemnderit e mirulexofshim!

 

Akvull, Poradeci eshte liriku im i parapelqyer. Shih psh sa plane te realitetit ka vetem ne dy vargje:

"Shpirti im që sot y mbyll
Dhe gëzimin m'a përzuri"

Ose shihe pak strukturen e kesaj fraze poetike. I ngjan asaj spangos me plumbç qe perdorej dikur per te kontrolluar murin ne ndertim:

"Në kaq heshtje-e qetësi
Ndjej vajtimthin e një shpesi:
Psherëtin me zë të ti
Jet' e trembur se mos vdesi..."

Plumçi eshte fjala "jete". Shihe si "e lidh" ne fund te poezise dhe ne fund te strofes:

Mes heshtjes e qetesise, ndihet vajtimthi i nje shpesi. Eshte vete jeta, na thote poeti, qe psheretin permes zerit te shpesit. Jeta, qe ashtu si dhe shpesi (shpezi, zogu) dhe bashke me te, eshte e trembur, ka frike se mos vdese...

Dimri si vdekje, pra. Ndaj shpirti eshte mbyllur ne fillim te poezise dhe e ka perzene gezimin.

Te falenderoj nga shpirt'i mbyllur Akvull per prurjen ...

Akvll Libri titullohet: Lasgushi ne Pogradec. Zonja  qe e ka shkruar ka qene mesuese anglishteje ne Pogradec me burrin te burgosur per ceshtje politike dhe le te nenkuptohet se me Lasgushin ka patur nje raport intim. Ka mbajtur nje ditar me pretendimin e te dhenave autentike nderkohe qe vajzat e Poradecit e kane akuzuar si shperdoruese te bujarise se poetit. bam bum me nje fjale. Por aty ne liber mesova dicka per jeten e Lasgushit si njeri ne vitet e fundit te jetes.

Kjo per FINISTEREN>Citim:

Ky mjeshtër i fonetikës poetike, - që sa më shumë mbështetej në poezinë popullore aq më tepër i largohej stadit të poetit primitiv, - me anë të një interesi të madh për tingujt dhe fjalët, me anë të muzikalitetit dhe plotësisë së vargut, duke e ngritur poezinë në nivelin e këngës, të ndërmend ato formulat me karakter ritual e magjik, që quhen yshtje (të gjalla ende sot te ne), e që u shërbenin njerëzve të parë si armë për të mposhtur dukuritë e padëshiruara të natyrës, apo për të ndjellë të dëshiruarat. Forcë e fjalëve për të zbërthyer universin. Univers i tretur në fjalë poetike - e tillë është poezia e Lasgush Poradecit.

 A kupton Fin smiley

Nuk jam i sigurt, Nga nje Alket Cani i cili ndoshta citon dike tjeter. E solla si konfirmim te fjaleve te tua per plumbcen me spango smiley

nuk ta mora per ters jo smiley

mendova mos e kishte thene ajo zysha e anglishtes smiley

Akvll, flm. smiley

Kam dicka te vockel dhurate per ty. Nga "Vizitat e zonjush Anes ne kullen time" :

Poradec, e shtune 24 qershor 1978. Zonjusha Ana sot me mori, me shume kundershtim nga ana ime, Shenimin t'im sekret si nata, te cilin e pa rastesisht, ne odicken e kulles sime, mbi baullen e lekurte, ne te cilen une mbaj Ditaret e dashurise me Niqken. Shenimin e kisha shkrojtur rastesisht mbi nje flete te holle si fleta e cigares: ma rrembeu dhe e kopiovi - sa me dhembi qe e kopiovi kete sekret t'imin te shente! Po s'e ndalonja dot Anen. Shenimi ishte ky: "Ketu eshte carcafi me lulet e kuqe te Niqkes, faqja e jastekut ku kish vene kryet, shamicka e mendafshte qe me parfumovi trupin pas ekstazes s'one dashurore te asaj nate ne Dardhe, dhe cica-mbajtesia delikatisime prej mendafshi e Niqkes"

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).