Lufta e PS për kutitë është alibia për të prishur ekuilibrat politikë, është një përpjekje për ta çuar shtetin në krizë e për ta detyruar pushtetin aktual ta bëjë edhe PS pjesë të (përfitimeve) saj. Me çdo mjet, pa iu trembur më konfrontacionit të drejtpërdrejtë.Tingëllon gati si një barcaletë historia e një arkitekti, që edhe tre muaj pas punësimit, nuk kishte marrë asnjë rrogë. „

8 Komente

Goxha mire. Kush e ka shkruar kete, Selfmaderadio, ti vete ?

Une nuk parashoh asgje te mire. Per nja 25 vjet. Sepse, jam i bindur qe gjithe ky kriminalizim i shoqerise shqiptare qe prej 20 vjetesh, diku do te dale. E tere ajo zhurme gazetareske dhe televizoreske qe eshte bere keta 20 vjet, pa kurrfare kufiri ndaj shpifjeve dhe genjeshtrave, edhe kjo diku do te dale. Eshte e pamundur, per nje shoqeri, qe te prodhosh çdo dite ndrydhje dhe te mos behesh gati per shperthime. Vetem politikanet tane te papergjegjshem nuk e shohin kete, ose e shohin por s'bejne asgje.

Nje diçka me ben pershtypje : a ka sociologe shqiptare, ndonje i afte qe ka mbaruar nja dy fakultete te mira neper bote, dhe qe ka nja ca rroga 3000 euro ne muaj, dmth pa shtrengesa ekonomike, dhe qe te na flase hapur, pa mashtrime, ç'do te ndodhe me shoqerine shqiptare per keta 20 vjetet e ardhshem ?

Habitem sa te mefshte jane studiuesit shqiptare ne kete drejtim. Ose jane te pandershem dhe zuzare (shprehje tipike kadareiane) ose jane krejt te paafte, nuk di shpjegim tjeter. Edhe vete une qe s'marr vesh nga shkencat sociologjike apo psikologjike, edhe vete une kam filluar te shoh pak me teper ne kete derr shoqerie qe jeton ketu.

E para, ajo qe ve re, sidomos jashte Tiranes, se kete s'e kam provuar ende, eshte nje lloj vegjetimi trunor i pashembullt. Mua me duken njerezit te lodhur, te zhgenjyer, qe kane humbur çdo lloj shprese apo gezimi. Kjo puna e heqjes se vizave, do te ishte shume e mire sepse do te sherbente si valvole shfryrese sa per te mos e ndjere veten te izoluar nga pjesa e njerezve. Por ja qe s'te le zoti shendoshe dhe te dergon me katapulte nje skizofren, qe ka filluar te ma ngjaje gjithnje e me teper me Hitlerin. Nuk e di pse, ky eshte imazhi qe me vjen ne koke. Nje Hitler skizofren qe vetem shfryn e peshtyn.

Perballe, me behet se shoh nje kryeminister me nja ca simptoma psikiatrie. Po te shtriheshin ne ndonje divan psikologu, Rama dhe Berisha do te shfaqeshin si miniera vesesh.

Megjithate, ne kete lufte keshtu, eshte e qarte se Rama paraqet vertet rrezikshmeri shoqerore te shkalles se larte.

Nje gje me ka bere pershtypje ne kete vend te qelbur qe po behet Tirana (meqe atje eshte grumbulluar e tere klasa politike) : asnjeri nuk i drejtohet tjetrit me funksionin qe ka, por ne emer. Si bariu bariut.

Edi Rama nuk di tjeter veç : Sali Berishaaaaa keshtu e ashtu, duke harruar se ky i fundit ka nje funksion dhe se eshte ky funksion qe ka lidhje me njerezit, se po te ishte per Sali Berisha pa asnje bisht prapa, kurrkush nuk do ndalej ne rruge.

Nga ana tjeter, Berisha i drejtohet Rames : Edi Ramaaaaaa keshtu e ashtu, duke harruar se ky i fundit flet ose si kryetar bashkie i Tiranes ose si kryetar i partise socialiste (epshu !), dhe se po te fliste si Edi Rama, as nuk e merrni me mend sa njerez do ta peshtynin ne fytyre.

Nuk e di, tani e lashe se e zgjata teper, dhe per me teper, pa bereqet. 

Artikull shume i mire Self! Nuk te them dot urime ngaqe do te tingellonte paksa cinike. E trishte prespektiva ne ate vend! Me pelqeu sidomos analiza reale e situates politike dhe motivet e verteta te levizjes "tralala zura nje gale" , aka "te hapim me cdo kusht kutite!" Kambanat bien per ke ka veshe! Megjithese, shpresat jane te vaketa: disave ua kane prere veshe e hunde bashke, e te tjere dalin vullnetare per t'ua prere...

Eshte per te ulurire, c'fare po ndodh ne Shqiperi. Hurbi kerkon sociologe shqiptare te spjegojne situaten tani dhe me vone. Ja, te te pergjigjem une. Ne shqiptareve, qe ta themi troc, nuk na i kap truri shkencat shoqerore. Shkencat shoqerore, ku futet  filozofia dhe sociologjia jane te pa kuptueshme per trurin tone. Shiko keta qe kane bere universitete, ne perendim, per shkenca shoqerore. S'dine jo vetem te shkruajne nje artikull por edhe te bejne nje koment tamam. Fillojne zakonisht me emra filozofesh, vazhdojne me te tiile dhe perfundojne njesoj. Shkruajne sikur po japin nje test per te kaluar provimin. Dmth s'kane as nje ide te tyren. 

Po, ne fushat e tjera bejne hajer shqiptaret. Formulat i mesojne permendsh dhe dine ti zbatojne, si te gjithe te tjeret. I ka bere te lehta zbatimet ''frengu''. Me pak pune arrijne dicka.

Une jam e shqetesuar dhe e trembur. Sa ngrihem ne mengjes,  mendoj se mos ka ndodhur ndonje hata ne shqiperi. Eshte jo vetem frika qe kam, por edhe turpi qe vendi eshte katandisur ne kete derexhe. Jemi bere si ato kafshet e rralla, qe habisin dynjane.

Sa kohe do te vazhdoje shqiperia te habisi perendimin? Fatkeqesisht nuk kemi sociologe te na i tregojne? 

 

P.S. Self, artikulli me pelqeu. Komentet e tua gjithashtu. Je nga te paktet qe te lexoj me endje.

VFLP

"Politika-shprehje e koncentruar e ekonomise" Ky eshte instrumenti analizes ne kete shkrim.I gjithe realiteti kompleks social-politik futet dhunshem ne kallepin e  determinizmit ekonomik dhe prej ketej prodhohet skema tradicionale e kreshnikeve te Jutbines.

Ndoshta kjo shpjegon se përse lufta politike e opozitës po bëhet gjithmonë e më agresive. Lufta e PS për kutitë është alibia për të prishur ekuilibrat politikë, është një përpjekje për ta çuar shtetin në krizë e për ta detyruar pushtetin aktual ta bëjë edhe PS pjesë të (përfitimeve) saj. Me çdo mjet, pa iu trembur më konfrontacionit të drejtpërdrejtë.

Ky me duket  konkluzion shum i gabuem dhe i pagjetun ,tuj pas parasysh se votat e shqiptarve u manipulun dhe u vodhen me 28 qershor , fakt qe te gjithe e dijne .

Mund te jete shum e vertet se nje grup hajdutesh dojn per ti hy ne hise nje grupi tjeter hajdutesh tuj kerku qe te prishin "ekuilibrat politik" e per rrjedhoje te perfitojne pushtet . Tuj nda pushtetin kane mundesi qe te vjedhin edhe disa miliona euro ma teper. Problemi nuk eshte te disa milona euro qe i kane vjedhe , po i vjedhin dhe do ti vjedhin edhe ne te ardhmen .

Problemi me i madh eshte te perdhunimi psikologjik sfida e hapun qe i behet atij populli tuj i lane me kuptue hapun se ne - iu manipulojme votat e prej aty ndertojme qeverine qe ne duam  , bejme ligjet qe ne duam dhe na konvenojn vetem ne , zgjedhim gjyqtaret qe ne duam , rrenojm biznesmenet qe ne s'na pelqejn , ngrejm biznesmenet qe ne duam , dhe ju nuk keni gja tjeter ne dore vetem te bani sehir.

Bota deri me sot nuk ka gjet politikan dhe as sistem politik perfekt . Me i miri deri me sot eshte sistemi ku peshteti perfitohet prej votave te lira , ketij sistemi po i hoqe edhe votat e lira ca mund ta quesh.

Edhe shqiptari ma i trashe e din se si PD-ja ashtu edhe PS-ja jane te zhytuna ne korrupsin dhe vjedhje . Por ama po ky njeri i trashe i pa komplikum ne mungese te nje alternative te trete supozohet te paperlyme ka zgjedhe njenen qe i eshte duk e keqja ma e vogel , a eshte e drejte qe ktij njeriu ti manpulohet vota ?! Ne nje kohe qe ktij njeriu ne rruge paqsore nuk i ka met asgja tjeter ne dore pervecse midis dy te kqijave te zgjedhi me te voglen. Por edhe kjo po i mohohet.

Si mund te cuditet kush qe pas 20 vjeteve pluralizem njerezit protestojne ala per te drejten ma elementare te demokracise qe eshte vota e lire. Sepse prej asaj vote njerzit kane mundesi qe te nderrojne nje qeveri te keqe me nje tjeter me pak te keqe e keshtu me rradhe derisa kualiteti i qeverisjes te vijne gradualisht tuj u permirsue. Sot per sot ata te miret dhe te nershmit nuk i kena se produkte tollonash dhe emigracionit jena , megjithate e kena te drejten njerzore per tu perpjek dhe kerku dicka ma te mir . Qofte edhe tuj zgjedh te keqen ma te vogel.

 

 

@ Forever knight :

"Ky me duket  konkluzion shum i gabuem dhe i pagjetun ,tuj pas parasysh se votat e shqiptarve u manipulun dhe u vodhen me 28 qershor , fakt qe te gjithe e dijne ."

______

Kjo eshte menyra me e keqe per te folur. Dhe kjo eshte arsyeja qe njerezit behen si te prishur mendsh sepse llapin e llapin pa piken e gajles.

C'kuptim ka kjo "fakt qe te gjithe e dijne" ? Ka vlere juridike kjo ? A shkon ti ne gjyq duke thene : Selimi duhet ta ndaje gruan se e ka kurve, se eshte fakt qe e dijne te gjithe ?

Bullshit. Gerri-verrit e zakonshme. Futja me top se mbase e kap plumbi, keshtu i thone kesaj. 

Vlere juridike thu ti !!! Kur vete Kryetari i KQZ-se kapet kepet prej tv-ve tuj ba precedent ne thymjen e ligjeve . 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).