poezi nga Koçi Petriti   Unë emrin tënd e zë rrallë në gojë kjo do të thotë që në zemër e ruaj thellë veç në ndodhtë të kthehem në rrenojë do të dalësh si legjenda mbi një kështjellë Unë emrin tënd s’e kam vënë në asnjë vjershë E s’do ta shkruaj as në vargun më [...]

2 Komente

...

Megjithëse, nëse do të ndodhë që do të krijohet komision për t’u hequr pluhurin spiunëve të dekoruar nga Arkivi i Sigurimit të asaj bande qeverisëse, unë kërkoj me çdo kusht, që të mos jenë më ata, që kanë qenë në ato komisione. E kam fjalën për një farë Uran Aliçka, sepse ky ka qenë dhe ka fshehur fakte rrënqethëse kur punonte në Arkiva.
Ky e ka hequr, apo nuk e deklaroi, se kush e ka bërë akt-ekspertizën letrare të poezisë “SAHARAJA”, që ka për autor poetin e pushkatuar, Vilson Blloshmi.
Nuk e di, se në çfarë pike lidhet, bashkohet ai me këtë bashkëpuntor që quhet Koçi Petriti. Akt-ekspertiza ka firmën e Koçi Petritit, por Uran Aliçka, duhet të ketë ndonjë detyrim shumë të madh, që e ka bërë këtë veprim, sepse ishte i vetmi njeri që u autorizua të merrej me kontrollin e dosjeve.
Të kundërtën ka bërë me poezinë “OXHAKU” të poetit të pushkatuar, Genc Leka. Urani ka thënë në librin e tij “Ringjallja”, që unë do ta quaja “Rivarrosja”, se akt-ekspertizën për poezinë “Oxhaku” e ka bërë Diana Çuli, që në atë kohë punonte në Lidhjen e Shkrimtarëve. (Shih librin: “Ringjallja”, fq.194).
Uran Aliçka e ka fshehur akt-ekspertizën, që mban firmën e të “famshmit” Myzafer Xhaxhiu, të cilin Rexhep Mejdani, kur punonte në Presidencë, nxitoi dhe e dekoroi për 86 vjetorin e turpit si bashkëpunëtor të Sigurimit.
Tek “Ringjallja”, më del dhe një emër tjetër, Uran Butka. Unë kërkoj ndejsë, nëqoftëse njeri nga këto të dy përmendet gabimisht. Ky Butka, ka bërë shumë përpjekje për bashkëpunëtorin e Sigurimit Koçi Petriti dhe e dekoroi “Mësues i Merituar”. Po, po! Bile në një ditë, kur këtë titull do ta merrte edhe Genci me Vilsonin. Dhe ku? Në Librazhd, në të njëjtën orë dhe në të njëjtën sallë. Kur vajtëm ne pjesëtarët e familjes së Gencit dhe Vilsonit në sallën, ku do të zhvillohej ceremonia, rreshtin e parë e kishte zënë bashkëpunëtori i Sigurimit, Koçi Petriti dhe anash këtij qëndronte një Zv/Ministër i Arsimit, si dhe deputeti i zonës.
Sapo u shfaqa unë te dera, deputeti dhe zv/ministri, më bëri shenjë të ulesha pranë tyre. Por unë reagova menjëherë, duke dalë jashtë dhe u nisa për Tiranë. Ceremonia nuk u zhvillua, por me sa di unë Koçi Petriti e ka marrë këtë titull fshehtas me ndërhyrjen e Uran Butkës, jo Uran Aliçkës, të mos i ngatërrojmë. Po ky Uran Butka, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2001 propozon dhe me ndihmën e disa të tjerëve e caktojnë spiunin kandidat për deputet në rrethin e Korçës. Gazeta “TemA”, shkruante atëherë me shkronja të mëdha: “Korça zgjedh kandidat për deputet bijtë më të mirë e më të talentuar, Koçi Petritin”.
Sapo e lexova në gazetë, kërkova takim me z. Berisha, i cili bëri atë që duhej bërë. Por sot, gjaku i vëllait tim dhe vëllezërve të tjerë shqiptarë që u pushkatuan si ai, shkelët sërisht nga këta Koçi Petritët, që kanë paturpsinë dhe nxjerrin fytyrën nëpër ekrane për t’u dhënë këshilla letrarëve të rinj, që dikur të rinjve të talentuar u morën jetën.

 ...

 

Nga Bedri Blloshmi

Ish i burgosur politik,

Vëllai i poetit të pushkatuar Vilson Blloshmi
 

 

 

bykyr smiley

Pata sjelle nje here nje permbledhje poezish te autorit, midis te cilave ishte dhe kjo, po kushedi nga s'vajti. Po pati njeri tjeter per kollaj poezi te tjera te Petritit, na i sillni.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).