Nga Elinda Marku

"Fatin e gjuhes e ndryshojne poetet e medhenj"

Qe kur kam njohur Ndoc Gjetjen (poet dhe njeri) nuk e di pse kam filluar te mendoj deri sa gati gati po besoj mendimin tim, se nuk ishte Homeri i verber, por ishin bashkekohesit e tij. Dhe kur u erdh shikimi grekerve, Homeri nuk shikonte me gjithemend me. Keshtu qe "faji" i verberise i mbeti pejeterisht Homerit.

E kam njohur (takuar duhet thene) Ndoc Gjetjen , diku ne fillim te viteve 90. Sapo kisha kapercyer te njezetet, dhe deri ketu dija fare pak per Krishtin dhe jo vetem per Ate. Nena ime plake , besimtare fanatike, qe ish lutur gjithmone fshehurazi kishte filluar te nxirrte nga "arka" senduku i sekreteve disa letra te vjetra , shume te vjetra shkruar dy tre rrjeshta italisht nen fotot _piktura te Jezusit. Kishte nxjerre prej andej me gjithe keto edhe ca punime sermi qe kish mundur te ruante, nje bibel (ungjill) qe ishte lagur aq shpesh ku ta dish se si, dhe pothuaj nuk lexohej asnje rrjesht. I premtoja perdite vetes se do kerkoja nje bibel te re, sapo te shkoja ne kishe. Por vajtjen ne kishe e shtyja sot per neser. Dhe vetem mbas nje viti, munda te kem nje bibel. Te cilen edhe per ta lexuar mu desh nje vit i tere, duke e shtyre leximin e saj po sot per neser.
Qelloji rasti dhe une u takova me Ndoc Gjetjen.

Dija fare pak per Krishtin. Krishtin 2000 vjec dhe gjithmone 32 vjec. Ikonat e tij dhe pikturat perserisin gjithmone njera tjetren.

Sapo kthehem ne shtepi, ndoshta me naivitetin me te madh , i drejtohem nenes plake qe ne dere. _ Nene , sot kam takuar Krishtin. Ishte plakur dhe thinjur goxha.- Sigurisht qe asaj nuk i erdhi mire qe une i thashe keshtu, me pa gjysem e habitur dhe gjysem e zemruar. Pastaj beri kryq me dore verdalle gjoksit dhe i drejtoj ca lutje ne gjysem zeri -Krishtit me siguri, qe te me falte , meqe nuk dija se cfare beja -thoja.Do kisha dashur ti kisha folur gjate per Ndocin- Krisht, por reagimi i saj , me beri te nguroj. Dhe qe atehere nuk i kam folur pothuaj askujt per Ndocin. Ndoshta nga qe nuk bej mire qe e quaj Krisht.
Atehere dicka eshte qe une e quaj Krisht qofte edhe duke mos bere mire.

Deri ketu kisha besuar se ;
Poetet jane nga pak perendi dhe nga pak djaj.
Nga pak cmenduri dhe nga pak guxim per t'u cmendur
Nga pak njeri dhe nga pak mit
Nga pak lufte, e nga shume lufte per paqe.
Dhe te "semure" nga memeceria,
c'ka kjo semundje i ben disa te perjetshem.


Pasi njoha Ndocin besimi im fillonte me fjaline ;
Secili poet eshte nga pak Krisht. ....
Ndersa Ndoci eshte i teri!

(keto nuk po i them qe, edhe ju te mendoni keshtu per Ndocin,
as qe te tjere te behen kurioz e te shkojne ta njohin.)!

Ndoci, i ruan lotet per dhimbjet e te tjereve
me lekuren e tij lidh plaget e qytetit
dhe te botes.
Shpirtin e ben shall te ngroh foshnjen dashuri.
Ndoci , asnjehere nuk lidhi bese me vdekjen
megjithese vdekja i preu pemen me te shendoshe.
Po te kishim lindur une edhe Ndoci ne Greqi
do te kisha besuar se u ringjall edhe Homeri.
Po te mund ta quaj Shqiperine Itake
Do te kisha thene se eshte kthyer Odisea.
Ndoci i njeh te gjitha gjerat e botes
dhe sidomos njerezit.
Dhe sidomos njerezit i do kaq shume.
Po te botohet dy tre here fotoja e Ndocit ne shtyp internacional
do te kisha guxuar te them
se mbas njeqind vjetesh, ndoshta mbas njemije vjetesh
Piktoret dhe skulptoret e kishave dhe te katedraleve
do ta kopjojne fytyren e Krishtit
nga fotoja e tanishme e Ndocit.
(cdo dite e me shume e besoj Krishtin te ringjallur).
Sa here e takoja Ndocin, ikja prej tij me shpine
sic iki prej altareve kur dal nga kisha.
Ndoci nuk i deshi (as nuk i do) sendet dhe postet.
ornamete dhe shtepine me te madhe se nevoja.
Parate as te domosdoshmet nuk i do.
( i duken te ndyra, madje keshtu thote,"te ndyra jane").
Ndoci eshte rojtari i shpirtit dhe trashigimtar i tij
ne vendin tim (tone).
Ai pothuaj nuk e di c'eshte Nobeli
asnje enderr nuk harxhoji per famen.
Ndoci ne qytetin e tij eshte si nje bibel
qe ende nuk eshte lexuar.
Perendise askush nuk ia njeh zerin
por ia ndjen dashurine.
Paaftesite e Ndocit jane ;
Paaftesia per te urryer dhe qe eshte me e madhja paaftesi.
Paaftesia per t'u perulur, peverc dashurise.
Paaftesia per t'u dukur....
dhe paaftesia per te qene i lumtur!
Po behet i paafte per te qene i vdekshem.
Pse themi qe u ringjall Krishti
ne vend qe te themi Krishti nuk di te vdese?!
Ndoci eshte durimi qe te fut friken
dhe heshtja qe te plas mendimin.
Ai eshte dashuria qe ta shemb shpirtin
e ta ngre ate nga fillimi.
Te gjithe e duam Krishtin
e duam ne pendesen tone pse e kryqezuam
dhe ne nevojen tone per te na dashur ai me shume.


Qe kur kam njohur Ndoc Gjetjen (poet dhe njeri) nuk e di pse kam filluar te mendoj deri sa gati gati po besoj mendimin tim, se nuk ishte Homeri i verber, por ishin bashkekohesit e tij. Dhe kur u erdh shikimi grekerve, Homeri nuk shikonte me gjithemend me. Keshtu qe "faji" i verberise i mbeti pejeterisht Homerit.


2005

11 Komente

Paaftesite e Ndocit jane ;
Paaftesia per te urryer dhe qe eshte me e madhja paaftesi.
Paaftesia per t'u perulur, peverc dashurise.
Paaftesia per t'u dukur....

__________

Ky fat u rezervohet ne jete nje pjese te poeteve/shkrimtareve. Kjo eshte pjesa e cila pasurine shpirterore nuk e konverton ne konfort material. Ndoshta sepse tek kjo kategori distanca ndermjet poetit dhe njeriut eshte zero. Per boten qe rend pas parase, posteve, dukjes, kamjes, grykesise materiale , kjo rrace poetesh (Lasgushi,Reshpja,...  ) konsiderohet e paafte, te rrjedhur, naive, prapa bote.

Sa e trishtueshme! Me siguri nje pjese e ish kolegeve te tij te dikurshem, pas nje manteli fjalesh mbi varrin e tij, ka grahur nga veturat luksoze, kane cliruar pak gravaten firmato dhe neper dhembe kane psheretire dicka besdisese...

Flm Av.

 

 Flm Av per prurjen, po sikur e kisha parandjenjen qe do sillje dicka per kete rast.  Si gjithmone nuk zhgenjen.  

Eshte nje poeme e madhe, e vertete, per nje njeri te madh e poet te vertete. te gjitha kreditet shkojne tek Elinda Marku.

 

thank you

Yeap:

Ndoci eshte durimi qe te fut friken
dhe heshtja qe te plas mendimin.
Ai eshte dashuria qe ta shemb shpirtin 
e ta ngre ate nga fillimi.
Te gjithe e duam Krishtin
e duam ne pendesen tone pse e kryqezuam 
dhe ne nevojen tone per te na dashur ai me shume.

Shume, shume kredite!

PS: edhe njehere, flm per perzgjedhjen smiley.

 E kisha lexuar që më parë, por falemnderit që e risolle, Av. 

Iu prehtë shpirti në paqe!

Me erdhi shume keq per humbjen e tij. Thone se vdiq nga nje semundje e rende. Zoti e ndjefte dhe dheu i lehte i qofte.

Shkrimi i Elindes me ka rrengjethur qe kur e kam lexuar para disa vjetesh. Bravo Av qe e hodhe sot ketu.

Herakliti

Ne moshen 70 vjec, filozofi Heraklit
pati kerkuar ti nxjerrin syte

-Pse Heraklit? -e pyeten krirurgu dhe shoket
-Me pengojne, -tha, -per te pare boten.

Dhe vrimat e vesheve i mbylli me dylle
te degjoje zerat e vetvetes me mire.

Dhe rrinte i ngrire me ore te tera
duke ndjellur ne koke mendime te thella

Tmerrohej nga prekja e sendeve me duar
cdo send e quante "nje djalle i shemtuar"

Per te ruajtur te paster dashurine, i gjori
tere jeten nje femer per grua s'e mori.

S'kishte shtepi dhe u thoshte te gjitheve
-Kam lindur dhe banoj ne koken time.

 i shtrire ne biblioteken e qytetit te tij>>

rri, >>

i qete, shume i qete edhe pse fliste gjithnje pak,>>

rrekem te kujtoj llafet e fundit qe me tha heren e pare qe e takova,>>

rrekem te kuptoj boten e tij te permbledhur>>

ne nje rruzare qe shtrengon ne duart e brishta>>

e në mjekrën tashmë të qethur me kujdes. >>

> >

Ndoshta sepse përherë pranë vdekjes përlotem, >>

Ndoshta sepse më vjen keq për veten time>>

Me rrëshqet një lot,>>

Se di>>

Pse,>>

Ndoshta për vetminë e tij

>>

>per vargjet e tij ndoshta>

> >

Pastaj dola në shesh,>>

ime shoqe që s’do të shohë vdekjen >>

më telefonon>>

se më kish parë në televizor>>

kur përkulesha para Ndocit,>>

> >

e prapë përfshihem në dallgët e përditshmërisë>>

ku edhe poetët vdesin>>

> >

> >

Ndoc Gjetja SIKUR

C'mrekulli do te kishte qene
sikur te jepnin qe sot doreheqjen
presidenti dhe cdo lloji ministri!
Dhe ta merrte pushtetin
Shpirti.

 

Ndoc Gjetja,mik, vella, prind, poet
Si vendose te shkosh pa prit pa kujtuar
"buburreca e fatit" te kete mberritur thua??
Amanet e ke te mi bash te fala Frederik Rreshpjes!
Meqe po baheni bashke te dy
...besniket ma besnike te dhembjes

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).